Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | NOVELA | NJË DITË KORRIKU NË MUSKOKA

NJË DITË KORRIKU NË MUSKOKA

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTAQ TURTULLI

novelë 

        1

Rruga dytësore ‘Fishkëllima e shigjetës’ dredhon hareshëm nëpërmjet një pylli të dendur me pemë të larta dhe të nxjerr në skajin e majtë të liqenit Muskoka. Përnjëmend të bëhet sikur udhëton në një  tunel të gjelbëruar dhe mahnitesh me shkëlqimin dhe transparencën e ngjyrave. Rezet fosforeshente të diellit mëngjesor thyhen nëpër degë dhe gjethe, lodrojnë të shpenguara dhe krijuar hieroglifë të lashta sa vete bota. Xhamat e makinës janë të hapura, ëmbëlsisht të përkëdhel fytyrën, trupin, ajri i freskët mëngjesor dhe era e lagësht e ujit. Nga radioja dëgjohet muzikë e ëmbël qyteti. Në dy anët e rrugës shfaqen dhe lihen pas rrugina të ngushta si të fshehura, të cilat dredhojnë nëpër pyll dhe të çojnë në shtëpitë e drunjta të rrethuara me jeshillëk, me plot freski dhe dritë.

Tutje, në fund të labirintit gjelbëror dallohet kaltërsia ujore e liqenit, si një unazë qiellore e flladitur prej gjetheve dhe degëve. Zemra rreh me vrull dhe makina ngadalëson shpejtësinë. Liqeni fillon dhe shfaqet i tëri me joshjen dhe magjinë ujore. Makina frenon në krahun e majtë të sheshit të vogël të parkimit ‘ Dielli lind’. Në të djathtë të liqenit të Muskokës. Disa metra larg rrotës së madhe metalike, të ndryshkur prej kohës që qëndron si simbol i ardhësve të parë. Në pllakën metalike përkujtimore, shkruhet:

 Në këtë vend në vitin 1825 ndërtoi mullirin dhe ka jetuar ardhësi i parë i kësaj zone Xhoni i rrepti me të bijtë. Në vitin 1895 mulliri u dogj nga një zjarr i befasishëm dhe nuk u rindërtua më prej të bijve.

Ndanë rrugës, në të djathtë, gjendet një urë e drunjtë e ngrënë nga reshjet dhe koha e cila të çon disa metra më poshtë në lëndinën e butë, me bar posa të kositur. Dehesh prej erës së freskët të blerimit. Në të dy anët e bregut ka pak rërë të imët, të verdhë. Në këtë kënd të dashur të mbrojtur prej erës, marrin rreze dielli dhe lahen në liqenin Muskoka banorët e qytetit Engjëlli i bardhë.

 Shumë familje nga qyteti Engjëlli i bardhë’, nuk kanë prona dhe dalje buzë liqenit të kulluar me ujë të pastër dhe të ngrohtë. Shtëpitë e tyre gjenden në anën e kundërt të rrugës, të rrethuara prej pemëve të larta ose në qendër të qytetit. Ata të kënaqur e preferojnë dhe e frekuentojnë gjithnjë këtë cep të këndshëm, vend me bukuri natyrore. Edhe këtu, disa metra larg bregut gjendet një pllakë përkujtimore ku shkruhet:

Ky vend publik për çlodhjen e argëtimin e banoreve u krijua në vitin 1876 me dëshirën e mirë dhe ndihmesën e vetë banoreve të qytetit Engjëlli i bardhë

Makinat e pushuesve frenojnë buzë rrugës, shpijnë këmbët, soditin një copë herë natyrën. Marrin frymë thellë, mbushen me ajër të freskët, pastaj i parkojnë makinat në parkingun: ’Dielli lind,’ të shtruar me zhavorr të imët. Ata përshëndesin me zë të ulët njeri-tjetrin. Tërheqin nga bagazhet e makinave sendet e nevojshme dhe drejtohen me hapa të matura drejt stolave dhe tavolinave të drunjta. Qëndrojnë një copë herë dhe kundrojnë me kënaqësi kaltërsinë dhe magjinë ujore të liqenit. Shtrojnë mbi bar ose në rërë çarçafët dhe peshqirët. Ndihmojnë shoqi-shoqin të lyhen me vaj plazhi dhe më pas prehen të shpenguar pa shkëputur vështrim e ngulët nga liqeni.


 

LEXO KETU

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 24/07/2018 17:58:09
avatar
Ju ne MUSKOKA,i miri Kristaq Turtulli;
Une ne Sanjoven e"Dangellis'Naimjane"!

I nderuari dhe i dashuri yne,Kristaq Turtulli,qe sot meriton nje urim sa pershendetie te vecante gjyshi.
Mes Korrikut,ani se Toronto kete vit ka nje vere te paqendrushme,sa diell e shi me vransina,kerkohet nje pike turistike per te pushuar.Edi,Keto nuk mungojne,rreth saj me Niagaren e ralle sa lugina e tere lugina,Liqenit "lume" drejt oqeanit atllantik me"1000 ishujt "prallore.S'po i takoj dot miqte tane vellezer emigrante,sa nipin e mbesen, tashme banore te saj,ato rruge marre, si ju,me pershkruani kete Liqen fantastik"MUSKOKA"ata te"1000 ishujt"
Une qysh 82 vjecar,jap urimin,pushim te mbare dhe"ballsamosem"ne bediumin
e viles,fatmiresisht femijet zgjedhur si te ishin ne Dangelline time,Bacen si ne Zavalan,e Frasherin e"Vellezerve Frasheri":kryeqender,parajsa NATYRE; BREDHI OTOVES"!
Po.Po.parajse e vertete,qe s'do doje te dyte,me ate"Ballkonin e Dangelise"
do ta krahasoje me NIAGAREN,rrethuar, dy pellgje lumore te rralle,Vjosa ne perendim dhe Osumi ne lindie.
Thone se Ministria e Kultures me kryeministrin,do ta shpallin:"Pakr Kombetar"ate perle e natyres shqiptare .
Mes tyre te rrallen ne Ballkan,me ate "Bredhin e OTOVES,Park Kombetar",qe vere dimer,qender klimatike sa pike turistike.Kjo zone,eshte vendlindie e Zvallanllinjve e Frashellinjve,me 10 fshatra kurrore rreth tyre:Ogren-Selenice,Kosove-Odrican-Surropull ne Perendim,me Micanin,Koblaren,Qinam, Vercishtin,Radovicke,qe me Orgocken dhe uren e saj te gurte,krah Kurtesi ,me freskun e Osumit bri tyre.
Nuk i harrova Ashkien,"Muzeqene" e
Micanit,sa fshatrat ne Jug,nga nis lugina e Lengarices:Goroshian-Shian ,sa Piskalin qe e ndan me Shqerine e, deri pas malit Melesinit,Lekovikun e Vangje Leskoviku me nam,klarisnetist ,me rrenje Zavalani.
Ja ky eshte ai"Liqeni"MUSKOKA"i yni, une,ani se jam ne Toronto,pushoj me te,me te tera,sidikur femijnine kaluar .Me fal i nderuar Kristaq Turtulli,po nuk rri dot pa te permendur,burimet "uje kristal e akull"te Marres mes Zavalanit,apo burimet rreze Gurit te Bletes e Sanjoves,sa tej Zhejeve tere ah e pishe,me ate tarace si fushe aviacioni,me plantacionin e latjthive ne kodrat e Lukovave ne krah,qe kete muaj jane"sulmuar".jo nga mariuanistet po fruta mbledhesit e lathive te thata ,sa cajit dhe lul-shtrydheve te ralla.
Ja me keto po kaloj kete pasdite korriku,mes Torontos e midiset e saj e freskine e kasaj perle natyre ne Atdheun tone,fatkeqesisht,nenvleftsuar ,nga gjithsa i thone vetes Shqipetar.
Me lente shendeti,pas lejimit te komisionit mjekesor pas asaj"Ishemie Cerebrale",(tani sa me telefonuan do te dal ne komisjonin sqarues te diagnozes).
Dalca mire e ta shijoj,qofte dhe per te fundit here,si 83 vjecar...
Gjithe ti mirat,i nderuari Kristaq, me mer ne mbremje,do jem kthyer nga vizita,shendoshe besoj. Me Ju
Guri Naimit D.(Dh.Xhoga
Toronto 24-07-2018.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1