Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | NOVELA | ANDREA DHE HELENA

ANDREA DHE HELENA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Resmi Osmani

 

Resmi Osmani                                                                                         Novelë

                                       ANDREA DHE HELENA

                                                                                          Vazhdim

     7

Pakkush e mësoi atë mbrëmje në Krujë atë ç’ka kishte ndodhur. Andrea princeshën Helena ia dorzoi së motrës Zmfinës gazmore,që la mendjen pas kësaj bukurosheje të dalë nga deti! E quajti shpirt e zemër i gatiti një dhomë për të bujtur dhe i bëri shoqëri deri sa u shtri për gjumë .

Të nesërmen, gjënë e parë që bëri Andrea, ishte t’i bënte të ditur atit atë që kish ndodhur dhe ta  njihte me Helenën.

Zamfina e ndihmoi Helenën të vishej, të nisej e stolisej, ashtu si i takonte sërës së saj. Andrea, e zuri për dore dhe mori udhën për në kabinetin e të atit. E mposhti drojen dhe frikën, e hyri në kabinet. Zemra i rrihte si e zogut që bie nga foleja. Priti sa ati t’i shihte.

     -Gëzuash imzot!

     -Gëzim e të mira paçi- Tanushit i mbetën sytë te e panjohura me një bukuri tën paparë.-Po kjo vashë?

      -Është princesha Helena-Fiameta,bija e mbretit Robert të Napolit.Me bekimin dhe hirin tënd, kemi vendosur të martohemi!

Tanushi brofi më këmbë  musi t’a kish pickuar gjarpri.

      -Si kështu, pa u njohur, me një të parë! Ç’janë këto shaka pa kripë! Pa pëlqimin dhe lejën e mbretit, atit të saj? E di se ç’po bën? Kjo s’është martesë,por kob, shpallje lufte, e kujt pa, mbretit të Napolit, aleatit tonë, vasalë të të cilit ne jemi. Për një grua po i ve flakën Arbërisë!

      Shfrim i dufit të paprtitur, pastaj heshtje e rëndë.

      Flisnin shqip dhe Helena nuk po kuptonte atë që thuhej, por nga gjuha e trupit, shfytyrimi dhe hakërrimi i atij që do të ishte vjehrri i saj, kuptoi që gjërat nuk ishin mirë.Nga një vëhtrim I shpejtë, pa që ati duhet të ishte rreth të pesëdhjetave, shtatlartë, i hijshëm, fytyrën qarkuar nga mjekra e prerë shkurt ,qafa tërë deje, shikim zhbirues,që edhe zemërimi s’ia hiqte nga pamja mirësinë. Andrea i ngjante shumë.

     -Duhet ta kthesh vajzën atje ku e more!

      Për Andrean kjo ishte si një shuplakë syve, në mos ca më keq.

     -Jo imzot, mos ma kërko këtë. Harku  është shkrehur,shigjeta është shkëputur  dhe s’kthehet më pas!

     -Duhet t’a bësh, t’ua kursesh këtë turpërim mbretit Robert, Filip de Kurtenayt dhe telashet tona që mund të kemi  sosh. Do të themi që ajo erdhi sa për të parë bukuritë e qytetit tonë të Krujës.


LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1