Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Pak"parajsë" që i "vodha"NAZIF AGALLIUT

Pak"parajsë" që i "vodha"NAZIF AGALLIUT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Pak"parajsë" që i "vodha" MEHMET AGALLIUT
       Libri me poezi"Parajsa përtej urës" i Nazif  AGALLIUT
                           (ese)

Nga  Përparim  Hysi

  Nuk di ku e kam thënë tjetër që i dua librat dhe,nga turpi, nuk i vjedh dot,tek hyj në një librari me raftet plot, por dhe me çmime të kripura në raport të zhdrejtë me xhepin tim kripë. Ndodh kështu me ne që duam të lexojmë, por jemi me xhepa të shpuara dhe ata"xheprëndët" as që janë kthyer nga librat. Sa bukur e ka thënë Salman  RUZHDIA këtë pasionin për librat.Thotë ai:" Sa qeshë i vogël, puthja bukën  dhe puthja librat! Sa zura të puth gratë, harrova që të puth dhe bukën,dhe librat". Tej kësaj shpotie të RUZHDISË,them që, ndërsa me puthjet me gratë jam përcjell ( kush puth një gjysh që buzën e ka si kafe të ftohtë?). Në MYZEQE thonë:-E ftohtë si buzëgjysheje!!!
Sado me gratë jam përcjell dhe nuk i prish punë askujt, pasioni për bukën dhe për librat nuk e kanë ulur kurbën. Bukë ha  si sharrok dhe nuk ka ditë kalendarike që mos lexoj. Mjafton të shoh një libër që nuk  e kam lexuar dhe tak:shtrij panxhat e mia prej ariu dhe hunguroj:- Ky libër është për mua.
                                                       *     *     *  
   Kështu ndodhi me mua dje. Jemi një grup që pimë kafe së bashku tek një klub pranë shkollës"Vasil Shanto". Jemi,zakonisht, 6 veta dhe 5 prej nesh ish-mësues letërsie. Më  i vjetri në moshë, ështlë  BURHAN  GANI DOLLANI nga Berati dhe ne,katër të tjerët, nga Fieri.  Burhani sa ka kaluar 80-vjetët dhe,si diabetik, ka dobësim të shikimit dhe, për të lexuar,mban një lupë. Sado me lupë, nuk arrin që të bëjë një lexim të saktë dhe, për ta ndihmuar sado pak, reciton 75-vjeçari MYSTEHAK XHEMALI. Është si"detyrë shtëpie" dhe,para se të gllabërojmë kafenë, duhet bërë ajo që BURHANI e quan"ora letrare".
Ndonjëherë, "stafeta" e recitimit kalon nga unë dhe BURHANI,tek ndjek recitimin tim, më thotë:-Sot meriton një 6-të!!!!  Më vuri 6,tek po  recitoja një poezi nga libri që i  kishin dhënë si dhuratë. Tani "për të përmirësuar recitimin tim", ia mora me"qera" dhuratën dhe, nën mbresat e librit që lexova, po bëj këtë shkrim  timin. Ky shkrim është si ajo thënia:me një gur dua të vrasë dy zogj: autorin,NAZIF AGALLIU që nuk e njoh dhe mësuesin e tij të letërsisë,BURHAN DOLLANIN që është dhe kushëri imi. Kam dhe një detyrim tjetër ndaj autorit: librin e tij "PARAJSA  PËRTEJ  URËS" e ka botuar tek "ADA" që, në një farë mënyre,është pak si"Shtëpia ime" se aty kam botuar librin tim" Nuk ka moshë dashuria" dhe jam pak"aksioner" në atë shtëpi, sa,ndërsa MAJAKOVSKI lëshonte thirrjen:" Shkoni ku  të doni,se unë do të shkoj në arkë të kursimit",unë them:"Botoni tek"ADA"!
                                                              *      *     * 
Ia mora dhuratën  BURHANIT dhe lexova poezitë një e nga një dhe, nën përshtypjet e këtij leximi po shkruaj. Libri,në vizonin tim, është me poezi mikste; me tematikë të larmishme dhe jo vetëm kaq, po për poezi të veçanta dhe stili i autorit ndryshon. Diku përdor simbolin, duke e bërë poezinë pak hermetike,një farë stili të "drunjtë" që nuk është i përtypshëm për çdo stomak lexuesish. Këta poetë  ( në poezi të veçanta, i tillë është Poeti NAZIF AGALLIU), kanë si moto të tyren atë thënien pak"narciste",  që thotë:- Të vijë lexuesi tek unë; të gjejë mesazhin që është pak si  një"kod i fshehtë" apo siç them unë,poetët simbolistë apo hemetikë, me një  të folur"babaxhanëshe", i  nominoj kështu:" Mirë që mulliri punon me erë, po ujë nga i futet?!". Por në fund të fundit, asnjë poet apo krijues,nuk do më marrin  dorën mua,për stilin apo temat që trajton. Krijuesi është i lirë si zogu i pyllit dhe këndon e cicëron me fytin e vet. Ka vdekur koha ,socrelaizmit,kur krijimtaria e lirë,sipas ILIÇIT (Leninit) quhejj anakronizëm. Tek i shoh poezitë e NAZIF AGALLIUT,ato me vargje të lira dhe ato me metrikë të rregullt e me "disiplinë stilistike", me rimë apo me skemë të titpit AA/BB apo dhe ndryshe,arrij në një përfundim  të paluajtshëm:NAZIF AGALLIU është Poet që përcjell tek lexuesi kumte dhe ndjesi të bardha.
                                        *     *     *
Qysh në poezinë e parë"Vendlindja në dimër",NAZIF AGALLIU, ka bërë si  të thuash"diseksionin" e një"trupi anatomik" siç është fshati. Sado me vargje të lira, si mjeshtër i vargut apo i ndërgjegjshëm që jo çdo lexues do zbërthejë mesazhin që përcjell, duke vënë postullatin e ROBERT FROST"O ZOT, më vër veshin",është si një paralajmërim për lexuesin: kujdes kur lexon. Natyrisht, në vargje tepër të gjetur,si:"... si njeriu pa duar e pa gojë/.../ vallë, a ka aty të gjallë?.../ kush po e pi tani kroin? dhe,pak nga pak,vargjet arrijnë apogjeun:" Vendlindja ime ti po vdes në paqe!!! Nuk ka varg më emblematik se kaq. Vdekja në paqe është si vrasja me pambuk. Kjo lloj"vrasjeje" kurrë nuk gjen shërim. Dhe tek i kthehem kësaj"vendlindjeje që po vdes në paqe", them:-Sa të drejtë ka patur VOLTERI,kur shkroii:"Vendlindja është vendi ku robërohet shpirti!"
Eseja për NËNËN është më përfaqësusja e gjithë librit.Unë do të veçoja vargun:"...Mbështetu në mesditën e shpirtit tim".Është metafora hiperbolë më e gjetur dhe aty, qoftë dhe vetëm në atë varg,del açik malli reciprok. Aq i madh është ky mall,sa poeti e ka stërgjatur pak poezinë. Në pëlqimin tim, poezia e gjatë e lodh lexuesin.  Ndodh kjo stërzgjatje,- them unë,- se POETI është zhytur në detin e mallit dhe nuk do të dalë prej andej. Se dihet sa e madhe është dashuria e nënave. PESTALOCI e ka thënë me kohë:-Nëna është i vetmi njeri që na do akoma pa na parë. Dhe kjo dashuri e poetit është në sinkron për nënën. Tek kjo poezi,nën gjykimin tim,sigurisht, ndodh ajo që ka thënë me kohë XHON KITS:" Poezia duhet të na befasojë me një teprim elegant!". Për ndonjë poezi të veçantë, ku"kodet janë të fshehta, nuk ke pse i "zemërohesh" autorit, se JOHN FOWLES ka thënë diku:" Puna ime është të shkruaj; puna juaj:të më lexoni."
                                                                      *     *    *
  Në libër ka një mori me poezi lirike ( mua më hanë brirët për poezi të tilla) dhe në gjykimin tim,libri duhet të ishte ndarë në cikle,si: motive të vendlindjses; poezi lirike; mbresa dhe inspirime jashtë Shqipërisë. Sa sinjifikative është lirika"Laguna e detit u deh". Një lirikë kaq shpirtërore që nuk e gjen kund. Nëse një lexuesi i ka shpëtuar, unë e vë re mirëfilli dhe nuk kam se si mos e bie për ta shijuar më mirë:
" U shfaqën floçkat, moj grua,
Të gjithë,hutuar, çuar në këmbë
Po gruaja më flet:- Vështromë mua
Këtej,se të hëngra me dhëmbë...
Mua, vërtet, që më vjen keq që  lirikat ,autori, nuk i ka botur në një libër më vete apo qoftë një cikël brenda këtij libri. Është lirik iëmbël:"... dhe,ndonëse ende bashkë/larguar zemrat në skaj/ copëtuar si kupë kristali/thyer me faj pa faj/. Ose a ke si nuk mbetesh mbi këtë dyvargësh:" shkojnë retë e bardha nga era i tret/ sa keq që edhe ne do humbim si retë.
Mund të vazhdoja edhe më, sidomos me lirikat e NAZIF AGALLIUT, por dhe me kaq them:- Sa të drejtë ka patur Poeti grek JORGOS SEFERIS:-Për poezinë mund të them vetëm kaq: trualli i poezisë është në zemrat e njerëzve. Dhe nga zemra kanë dalë dhe vargjet e POETIT NAZIF AGALLIU se,siç thotë me të drejtë POETI  YNË I MADH,MOIKOM ZEQO:" Poezia është anatomia e shpirtit!" Urime,NAZIF AGALLIU!

                                                                               Tiranë,  11 shtator 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1