Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Një roman që mbetet aktual

Një roman që mbetet aktual

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Një roman që mbetet aktual
        Romani" Të pabesët" i PETRAQ  JANKO PALIT

                  (ese)

Nga   Përparim   Hysi

   Sado që"vallen e krijimtarisë",PETRAQ JANKO PALI,  ka filluar ta"kërcejë" në vitet e postdemokracisë,për arsye "subjekitve", mund të them pa mëdyshje: ka emrin e tij në fushën e krijmtarisë letrare dhe , po të vjedh një term nga fusha militare,PETRAQ JANKO PALI, është si një"pushkë me dy gryka". Shkruan si në prozë e poezi. Nëse e quaj "pushkë me dy gryka",e kam të jusitfikueshme metaforën time,se,ZHAN POL SARTËR,ka thënë:-Fjalët janë pistoleta të mbushura". Kur fjalët janë"pistoleta",atëherë PETRAQ JANKO  PALI deri tani ka shkruar 22 (njëzet e dy) libra dhe për kaq,duhet jo vetëm"pushkë",por mundësisht me dy gryka.
Jo vetëm ka shkruar e botuar kaq libra, ka një "korpus" më vete,duke sistemuar, arshivuar,memorizuar rreth 11 libra nga veprimtaria e babait të tij, Mësuesit të merituar,JANKO PALI, që ka qenë gati një NJERI  Institucion,si mësues, poliglot dhe kulturollog më në zë në shekullin XX-të.
Nga ana jetër,ajo që e bën të vlerësuar krijimtarinë letrare të PETRAQ JANKO PALIT, është fakti shumë domethënës: është nominuar me 11 çmime,ku mund të veçoja"Pena e artë" nga LIdhja e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë"."Nderii Shoqatës"Bijtë e Shqipes" në Filadelfia(USA);atëNderi i  shoqatës"Liter art'Athinë".Shkrimtari i vitit 2018(USA).Misionar i paqes në botë(viti 2019). Dhe për t'i vënë "vulën e thatë prej noteri": është Anëtar i Akademisë së SHkencave Shqiptare(USA).
                                                     *     *    *
Qëllimi i kësaj eseje nuk është për të folur enbloc për krijimtarinë e PETRAQ JANKO PALIT, por enkas për romanin e tij të,sapodalë,"Të pabesët".
Tek i hedh një sy,pasi e përfundova së lexuari, shtroj pyetjen:- Ç'e shtyu autorin që të shkruajë një roman me këtë temë që,pak a shumë, me tematikën e tij të fut në hamendësime. Nuk është i vendosur as në kohë,as në një territor konkret historik a gjeografik dhe, megjithatë, në gjithë atë larmi ngjarjesh, autori e çon lexuesin atje ku lypset. Tek i bëj thirrje kujtesës që,sa vjen e më lë,bindem dhe e shkruaj me plot mendjen: autori si njeri që e ka kaluar tërë jetën duke lexuar, i ka vënë vetes si qëllim që lexuesi të bindet me faktin e madh historik:- Po të harrosh të kaluarën,- thotë CICERONI,- do të thotë  që të mbetesh gjithmonë fëmijë. Dhe dihet si ka qenë e kaluara jonë. Në ndihmë të kësaj thënies sime që nuk është fare hipotetitke, vjen dhe mendimi me vlerë i redaktores së  romanit,ZONJËS LEJLA GORISHTI (gjej rastin ta falnderoj),që ka ditur t'i vëjë pikat mbi i dhe ka shërbyer si një"guidë" për secilin lexues të romanit.
Hyn nëpër faqet e romanit dhe të ndodhë ajo që i ndodh një notari në det: sa më tutje bën, aq më i thellë dhe më i frikshëm bëhet deti. Has në pabesira; në rrëmbime e pogrome fshatrash apo dhe krahinash. Të gjitha fshatra e krahina ku banojnë shqiptarë dhe,natyrshëm,ndodh ajo që ka lënë me shkrim PETRARKA:" Aty ku ditët janë  me re dhe të"shkurtëra" lindin njerëz që nuk u dhimbset jeta". Për këta njerëz"që nuk u dhimbet jeta",shkruan PETRAQ JANKO PALI dhe këta nuk janë një e dy; nuk janë vetëm burrat, por edhe gratë. Tek e shoh atë grumbullim forcash vullnetare,për t'u ruajtur nga e keqja, nga sulmet e të pabesëve, më  mbushen mushkëritë plot me ozon dhe e shoh nëpër rreshta,autorin që,sado është si"ajëri, i padukshëm", është kudo i pranishëm. Ka një logjikë historike të interpetuar drejt në roman: bashkim pa dallim feje dhe ideje. Personazhet janë të të gjitha feve dhe të krahinave dhe,po të futesha në  racionale, ka një emërues të përbashkët:-Vetëm të bashkuar do mposhtim të keqen; do të mundim të pabesët dhe,po të bashkuar, do ruajmë fitoren.
Këtu nuk është vendi për t'i ndarë personazhët në negativë aop pozitivë, por ajo që të bie në sy në roman është shumë sinjifikativ fakti se,historikisht,ashtu dhe në romanin në fjalë se,kur vjen puna për fatet e ATDHEUT, nuk ka dasi fetare apo krahinore. Natyrisht, në roman gjejnë vend mikpritja,besa, morali,nderi dhe stigmatizohen të kundërtat e tyre. Nuk ke si mos veçosh në roman një fakt shumë doemthënës: mbështetja që bën fshatarësia për një kauz të drejtë. Urrejtja popullore,-thotë autori,- është ortek.Lumë i rrëmbyeshëm,vullkan në shpërthim". Me kohë CHARLES BUKOWSKI ka thënë:"Vetëm të varfërit dinë ta mbërthejnë sensin real të jetës...".
PETRAQ JANKO PALI nuk ka shkruar një roman socrealist, por një roman që i  qendron kohës:" Pa të pasurit, pa njerëz me emër në krahinë, kurrë nuk shpëton nga e keqja." Duke i çuar ngjarjet deri në ULQIN,autori,si të thuash, i bie pragut, të dëgjojë dera. GANI ÇOLLAKU,IMAMI HYSA, NASHO MATI dhe"galeria" mikste e  perosnazheve të tjerë,tregon se e keqja(deri tek lufta) përballohet vetëm me bashkim. Bashkimi bën fuqinë. E ndjek faqe për faqe gjithë këtë"peligrinazh" sa të dhimbshëm dhe aq dramatik, sa ndihesh pak si i zënë në lak. Pret që të soset  e keqja dhe,kur bien kambanat e fitores, rend edhe ti të marrësh pjesë në gëzim. Por autori ka dhe një qëllim të madh.Kurrë mos u deh nga"dafinat" e fitores. Jo më kot populli ka gldhëndur në gur sentencën:" Ujtë fle dhe hasmi nuk fle".Porosia është;  baruti duhet mbajtur i thatë. Ajo finale tragjike në mbyllje të romanit është shumë domethënëse.Në Bibël thuhet:" Mos u gëzo,o  i gëzuar!".
Unë mendoj që PETRAQ JANKO PALI  duke shkruar këtë roman, sikur ka patur për objektiv atë që thotë JANIS RICOS:" Objektivi im është që t'u flas të gjithëve që të prekë të gjithë botën". Pa mëdyshje, me këtë roman PETRAQ JANKO PALI prek gjithë lexuesit. Urime PETRAQ JANKO PALI!

                                                Tiranë,9 shtator 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1