Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | MESAZHI - DIMENSION I KATERT I ARTIT

MESAZHI - DIMENSION I KATERT I ARTIT

image Alqi Dede

   MESAZHI - DIMENSION I KATERT I ARTIT

Bienalia e Venecias eshte nje ngjarje e shenuar ne fushen e artit.Kete vit shenoi edicionin e 58 te saj dhe titullohej :“You Live In Interesting Times”,(Ju jetoni ne kohe interesante ) qe i referohet një mallkimi antik kinez, i cili evokon kohëra pasigurish, krizash dhe kaosi; “kohë interesante”, si këto që po jetojme ku njerzimi perballet me problematika te shumta si politika,emigracio-ni,ndotja e ambientit,ngrohja globale, emigracioni, rilindja e nacionalizmave ,pabarazia,varferia etj. Kurator i saj ishte nje personalitet i njohur ne fushen e artit, Ralph Rugoff. Sipas Rugoff, “ndoshta arti, në mënyrë indirekte mund të kthehet në një guidë se si të jetojmë e të mendojmë”. Bienalia te intrigon me punimet e shumta dhe larmine tematike qe rrek te kape; te josh te futesh ne nje bote ku fantazia dhe imagjinata nderthurren me realitetin bile ne disa raste sfidojne dhe ligjet e fizikes,forcen e gravitetit dhe ske se si mos te befasohesh se cfare  magjie ka arti per te shprehur ne menyre artistike dukuri dhe fenomene te jetes njerzore. Me artiste kaqe te spikatur dhe me nje shtrirje kaqe te gjere gjeografike ,nga pothuaj 90 vende te botes i jep kesaj bienale nje dimension te vecante dhe nje interesim te perligjur nga publiku. Nga punimet e shumta qe eshte e veshtire te perzgjedhesh psh."Anija jone" e krijuar nga pjeset e nxjerra te anijes qe u mbyt ne brigjet libike sebashku me trupat e pajete,e pershkruajne si nje relike te tragjedise njerzore  por dhe si monument te emigracionit b/kohor,ku shkrihen bashke kufijte reale dhe simbolike dhe mundesia e levizjes se lire te njerezve dhe informacionit. Nje punim tjeter mjaft interesant eshte "Building Bridges" (Te ndertosh ura) qe simbolizon vullnetin dhe nevojen per te kapercyer cfardo forme te diferences ne te gjitha aspektet e jetes: gjeografike, filozofike,kulturore dhe shpirterore.  Ne kete bienale mori pjese dhe Shqiperia me nje punim te Driant Zeneli: "Ndoshta kozmosi  nuk eshte aqe i jashtezakonshem" qe merr shkas nga romani fantastiko shkencor i Arion Hysenbegasi i cili na con mes utopise dhe endrres nepermjet  realizimit te nje video -instalacioni skulpturor,ne nje udhetim "hapesinor gjeopolitik", permes nje mjedisi industrial te erret dhe dramatik.(nxjerrja e kromit ne minieren e Bulqizes) per te percjelle nje mesazh shume me universal . Per hir te se vertetes ngjalli interes dhe kersheri te vizitoret nga menyra se si e kishte ideuar dhe konceptuar autori...      

                     

Ne bienalen e Venecias kane zene vend shume vepra te ashtuquajtura te rruges, "Street Art" qe i drejtohen nje publiku shume me te gjere duke percjelle nje mesazh te fuqishem.Kjo eshte nje forme e nevojshme per tu dhene mundesi artisteve qe se kane mbeshtetjen per ti ekspozuar veprat e tyre ne galeri. Ka shume vepra te bukura, te arrira dhe me vlere qe me kete menyre u jepet mundesia per te dhene nje mesazh te forte dhe te drejtperdrejte.

 

Skulptura "Building Bridge" qe permenda me lart eshte veper e Lorenco Quinn. Ky autor nuk eshte i panjohur per publikun sepse dy vjet me pare terhoqi vemendjen me nje veper pothuaj te ketij karakteri "Supporto" ,me dy duar gjigande qe dalin nga uji, te mbeshtetura mbi faqen e nje muri qe merr shkas nga demet qe sjellin ndryshimet klimatike,  per te sensibilizuar opinionin dhe me gjere nga rreziqet qe e kanosin kete pasuri qe ne se nuk gjendet nje zgjidhje atere ndotja dhe ngritja e nivelit te ujit , mbas    nje shekulli , Venecian mund ta gjeje nen uje. 

Duart jane instrumente te rendesishme qe jo vetem mund ta shkaterrojne boten por kane dhe aftesin per ta mbrojtur ate nga ndryshimet klimaterike . Kjo eshte nje nder veprat qe eshte fotografuar me shume ne 2017 gje qe shpreh qarte vlerat por dhe apelin qe ben. Lorenco Quin sic duket dhe nga mbiemri eshte i biri nje aktori me emer te madh ne kinematografi, Antonit por qe ka marre nje drejtim tjeter ne art. Lorenco eshte i dashuruar me Venecian, me nene veneciane, po ashtu dhe gruan . E terheq historia e saj, urat e shumta.  Ai ka lene gjurme me punimet e tij ne te gjitha kryqitetet e Evropes, New York etj. Por vepra e pare qe ka realizuar ne Venecia eshte ajo qe quhet "Kjo nuk eshte nje loje"qe pasqyron dy duar gjigande qe bllokojne nje tanks me qellim qe te sensibilizonte opinionin publik mbi rreziqet e luftes ne nje epoke konfliktuale , pasojat e te ciles jane shkaterrimtare.                                                                                                

 

Sivjet ,ne kete bienale Lorenco erdhi me nje veper gjigande "Building Bridges", gjashte cifte duarsh qe formojne nje ure  me lartesi 15 m dhe 20 m e gjate e vendosur mbi nje kanal uji qe evidenton vlerat universale te njeriut : dashurin, miqesine ,,diturine, ndihmen, fene dhe shpresen qe ne komplesitetin e vet shprehin me se miri idene se ne saje te b/punimit midis njerezve eshte e mundur tia arrish nje qellimi te caktuar. Paraqitja e cifteve te duarve sipas vlerave qe thame arrin ti evidentoje ato: dashuria , me gishtat qe shterngojne njera tjetren ; miqesia  me dy duar qe rreshqasin ;dituria , me  nje dore te nje te moshuari qe shterngon ate te nje te riu; Ndihma, me te dy duart qe bashkohen, Feja ; dora e nje te rrituri qe shterngon ate te nje femije,shpresa;  me gishtat e te dy duarve qe kryqezohen. Ne teresin e vet vepra pasqyron kete ide , ndertimin e urave per ta bere me te lehte kapercimin e ketyre diferencave qe egzistojne midis njerezve ne te gjithe boten.  Nje veper e tille me te tilla permasa dhe me kete mesazh eshte mjaft domethenese .  Sot bota ka ndryshuar dhe urat  shihen jo vetem si simbolike qe perfaqesojne por dhe nga ana utilitare . Ne bote jane ndertuar kaqe shume ura sa eshte e veshtire ti numurosh. Disa prej tyre i kane kaluar dhe kufijt e imagjinates duke lidhur brigje disa kilometra qe konsiderohen dhe si vepra arti. Ura e Oresundit qe lidh Danimarken me Suedine ka nje gjatesi pothuaj 9 km por ka transformuar gjithe kete rajon nga shumellojshmeria e perfitimeve qe ka .Disa dekada me pare u desh te shembej muri i Berlinit dhe bashke me te shume koncepte, botkuptime, paragjykime qe i mbanin popujt te lidhur, te izoluar dhe nxisnin urrejte ,merine, inatin e shume pasoja te tjera qe i vuajten jo pak keta popuj nga nje trysni terrori dhe rreziku kercenues i nje lufte. Nxiten garen e shfrenuar te armatimeve dhe luftrat ne pika te ndryshme te globit. Kenedi, mendje shendoshe dhe i hapur,kur vizitoi murin e berlinit u cudit dhe e quajti :  "Nje ofendim per njerzimin , ndan familjet, burrin me gruan, vllezerit nga motrat, ndan nje popull qe deshiron te jetoje se bashku. Liria eshte e padukshme por kur qofte edhe nje njeri ka mbetur skllav , asnje nuk eshte i lire"....po do kalonin jo pak por 40 vjet  qe te beheshin ato ndryshime.Muri i madh kinez qe u ndertua dy mije e dy shekuj e ca para krishtit per qellime mbrojtje ka mbetur si nje relike e te shkuares . Kina sot eshte hapur se ka ndertuar "ura". Kane kaluar disa dekada dhe njerezve u duket nje marrezi ato qe kane perjetuar popujt me pare . Bota eshte globalizuar ; te duken te pabesushme keto transformime . Ijet e vjetra e te zeza marrin force dhe sllogane nga perjudhat e veshtira dhe kalimtare ,ringjallen dukuri te racizmit qe jane baza e cdo fashizmi. Kur degjon sot qe duan te investojne miliarda per te ndertuar mure per te penguar njerzit te duket paradoksale gje qe tregon per reminishenca te te shkuares. Duke   ju referuar kesaj vepre madhore arti atere bindesh dhe me shume ne ate qe thote dhe vete autori:"Per mua eshte e rendesishme qe arti te jete nje dialog me spektatorin ...Une besoj ne dimensionin e katert te artit , mesazhin." Arti nga gjuha universale qe ka e ka detyruar dhe Lorenco Quinn te impenjohet ne realizimin e kesaj vepre gjigande ne menyre qe te percoje idene qe ka pasur dhe te kuptohet nga cilindo qe e shikon.Ne kete kuptim ajo ka nje ndikim jo te vogel ne sensibilizimin e publikut  ne te gjithe boten per te permiresuar gjendjen e tyre.  B/punimi i njerezve eshte thelbesor per ndryshim. Ne keto kohe eshte shume e rendesishme sepse dhe vete koncepti i kolektivitetit njerezor po humbet.

"Vepra ime thote Lorenco,eshte nje ftese per aksion, per veprim" .                                          

Nga mesazhi qe percjell kjo veper arti kemi cfare te mesojme. Inate, grindje , merira, cmira, urrejtje, dhune si krahe te zinj te shpirtit kane krijuar nje klime te ashper, konfliktualiteti qe e vuajne te gjithe dhe te gjithe se kuptojne se te keqen e kane brenda. Gjeja me e thjeshte eshte te ndertosh "ura" me cilindo ne se doni te komunikoni ,te mirekuptoheni dhe te ndryshoni vete , doemos dhe e gjithe shoqeria. Duart e lidhura e te bashkuara qe krijojne uren rrezatojne nje mesazh qe i lehteson gjerat per te kaperxyer diferencat.  Kjo veper na jep nje mesim te cmuar prandaj dhe e kane konsideruar simbol i bienales se artit ne Venecia.

Korrik 2019    Alqi Dede

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1