Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | “Kalaja e Prevezës”

“Kalaja e Prevezës”

image Timo Mërkuri

                                            “Kalaja e Prevezës”

                                               Fragment studimi

Nga Timo Mërkuri

 

      Preveza dhe krahina rreth saj, sidomos vija bregdetare gjer ne Pargë është vend e kala. Në gjithë  bregdetin epirot të Prevezës,  janë  ndërtuar  dhe rindërtuar së paku dhjetë kala, pa për-fshirë egzistencën e kalave antike gati në çdo ishull jonian e çdo qëndër të banuar, pavarësisht gjëndjes së tyre. Arsyeja është tepër e dukëshme, bregdeti dhe ishujt jonian, për vetë pozicionin e tyre strategjik kanë qënë objekt sulmesh nga agresorë të ndryshëm qysh në antikitetin e hershëm. Më von, ishujt Jonianë, pas rënies së Republikës së Venedikut në 1797, pushtoheshin vazhdi-misht nga Franca, Rusia dhe Britania. Këto fuqi pushtonin ishujt për të ruajtur rrugët detare dhe jo se ju interesonin territoret kontinentale. Por ishujt u interesonin edhe  turqve, për mbrojtjen e kufijve të perandorisë së tyre, por  edhe Ali Pashës për dalje në det dhe këto rrugë mund ti ruanin vetëm me kalatë bregdetare. Kështu shpjegohet që vetëm në Prevezë dhe në zonën përreth  turqit, venedikasit dhe Ali Pasha ndërtuan dhe rindërtuan  një numër jo të vogël kalash, shpesh mbi rënojat e kalave antike ose më të herëshme, duke zgjuar kështu mite e legjenda apo këngë e histori trimërie. Por le të shohim kalatë[1], të cilat  janë:

     a-Kalaja Laskaras (Φρούριο Λασκάρας)  ndodhet në majë të kodrës Laskar.  Është ndërtuar para luftës së 1897 si një vendvrojtimi i vogël por që shkaktoi atë që quhet “Lufta aksi-dentale” e vitit 1897. Aty ishte vendosur një top gjerman Krupp 0.8 cm  i cili shtimjen e tij të parë e ka bërë mbi një anie pasagjerësh “Maqedonia”  që udhëtonte nga Gjiri i Ambrakisë drejt Aktion . Anija u përfshi nga flakët porsa ariti në breg.  

b-Kastro Pesë Pigadia ( greqisht... Καστρο Πέντε Πηγάδια...Pesë Puset) ndodhet në zonën Kli-sura të Prevezës

Është ndërtuar në fillim të shekullit 19 dhe është e përmëndur për dy beteja të zhvilluara rreth

saj. Në tetor 1821 forcat e Makrijanis  dolën fitimtare kundër Hurshit Pashës dhe beteja tjetër në 

tetor 1912.

c-Kalaja e Shën Jorgjit (greqisht… Κάστρο Αγίου Γεωργίου) e ndërtuar në vitin 1807 sipas projektit të inxhinierit francez Frédéric François Guillaume de Vaudoncourt,  ndodhet në pjesën perëndimore të Prevezës dhe përballë detit  Jon.   Emrin e shën Jorgjit e mori në vitin 1912. Preveza  (kalaja e Bouka), u pushtua nga Venedikasit nën komandën e Françesco Morosinit në shtator 1684 duke e mbajtur Prevezën dhe kalanë për rreth 15 vjet, gjersa në  1699 , në zbatim të Traktatit të Karlovi Varit  ua dorzuan përsëri turqve. Përsëri, der sa në v itin  1718 me Traktatin e Passarovit e rimarin qytetin dhe rriparojnë kalanë e Shën Andreas. Në vitin 1798 Ali Pasha pushton qytetin dhe rindërton kalanë egzistuese duke ndërtuar edhe një kala tjetërnë majën jugore të qytetit të vjetër të Prevezës. Kjo quhet Geni-Kala (Neë Castle), Kalaja e Re..

           ç)-Kalaja e Shën Andrea (greqisht... Κάστρο Αγίου Ανδρέα)   është brenda Gjirit  dhe përbëhet nga një grup i thjeshtë drejtkëndorësh i mureve. Kështjella ishte përfunduar në vitin 1702, filli-misht nga venecianet deri në 1701 dhe në vitin vijues nga turqit.  pushtimin e dytë venecian të Prevezës (1718-1797), kalaja është përmirësuar. Një Xhami që kishin ndërtuar turqit 

në qëndër të kështjellës , u shndërrua në një kishë katolike me  emrin  e  Shën Andreas, për nder

të admiralit venecian Andrea Pisani (1662-1718), i cili drejtoi marjen e Prevezës nga turqit  në vitin 1717 dhe vdiq një vit më von.

       f)-Kalaja Pantokratoras (greqisht…Κάστρο Παντοκράτορα  ndodhet rreth  400 m larg daljes së tunelit  nënujor Preveza-Aktio.  Kalaja mori emrin e një kishe të vogël që ndodhej brenda territorit të saj.. Evropianët e quajnë  “Kështjellë "Venetike" ose "Veneciane", turqit e quajtën “Uç Kala. Kalaja Pantokratoras u ndërtua në fillim të shekullit XIX nga Ali Pasha, në

     bazë të një plani të hartuar nga inxhinieri francez Vaudoncourt. Kontrollon  plotësisht vijën detare në hyrje të Gjirit të Ambrakikos.

       g)-Kalaja e Rogos”  (greqisht ...Κάστρο Ρωγών ) mori emrin e fshatit ku është ngritur. 

Ndodhet në një kodër të ulët midis Nea Kerasounta dhe Petra në krahinën e Filipiada të Preve-

zës.Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin 13 ose fillimin e shekullit 14.. Kalaja kishte pamje nga lumi, duke kontrolluar në këtë mënyrë lundrimin nëpër lumin Louros. U quajt  "Rogoi ose Arogoi"  për shkak të ndihmës që i dha popullatës bregdetare gjat sulmeve bastisëse  të sllavëve dhe bullgarëve  në mesjetë..
Fillimisht është ndërtuar në  rrënojat e kolonisë antike Helenike në shekullin e 5 p.e.s. shekull, kur filluan konflikte midis kolonistëve grekë dhe Kassopaia e Epirit.

     gj)- Kalaja e Rinissa ( greqisht...Κάστρο Ρινιάσας) quhet edhe  Thomakastro me emrin e themeluesit të saj Thomait, despot i Epirit.  

 Ndaj thirret edhe Kalaja e Despotit (κάστρο της Δέσπως). Koha e ndërtimit të saj nuk dihet por , nisur nga emri, supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Despotit  të Epirit, Thomai I (1296-1318).
       e)- 
Kalaja e Anthousës (greqisht...Καστρο Ανθούσας) është ndërtuar  mbi fshatin Anthousa.   Është ndërtuar nga Ali Pasha  në vitin 1814 për të kontrolluar Pargën.Ali Pasha ndërtonte kala të vogla rreth qytetevë që donte të pushtonte siç kishte bërë në Sul, në Lefkadha(me kështjellat Griva dhe Plagia), por edhe në Paramithia dhe Margariti... 
       ë)-Kalaja e Pargës (greqisht...
Κάστρο Πάργας). Banorët e Pargës gjatë gjithë egzistencës së tyre ishin përpjekur të fortifikonin qytetin, madje edhe duke  përfituar ndihmë nga normadët. Në vitin 1452 ndërtohet kalaja e Haxhi Beut, të cilën e ristrukuturojnë banorët në vitin 1454 por që e shkatëroi Hajredin Barbarossa bashkë me qytetin  në vitin 1537. Në vitin 1792 venedikasit e ndërtojnë kalanë  e cila mbeti e pathyeshme  deri në 1819 kur e mer Ali Pasha

ç)-Kalaja që na intereson në temën tonë  mendoj se është kalaja e Bouka (greqisht: Κάστρο της Μπούκας), nga fjala italiane bocca- gojë). Kjo kala ishte fortifika e parë e madhe osmane e Prevezës. Ajo u ndërtua nga osmanët në vitin 1478 për të  kontrolluar ngushticën e Gjirit të Ambrakisë. Në vitin 1701, Venedikasit e hodhën në erë kalanë përpara se t'ia dorëzonin Prevezën turqve, sipas kushteve të Traktatit të Karloëitzit... 

Kalaja e Bouka ndodhej në vendin që sot quhet "Paliosaraga" (Παλιοσάραγα,). Sot, ka shumë pak rrënoja  të kështjellës së Bouka. Egziston vetëm një shtëpi që ndërtoi Ali Pasha. Në  këtë kala mendojmë se është rizgjuar balada “Një kala Prevezës i ndërtojmë” me përmbajtje si më poshtë vijon:

LEXO TE PLOTE KETU 

Comments (3 posted):

Zgalem on 24/07/2019 00:28:59
avatar
Ky studim dhe te tjere te ngjashem , jane ndihmese e madhe , per identifikimin e ceshtjes came , qe brutalisht nuk e ka njohur greku . Ballada e shkruar ne dialektin cam , eshte nje document shume I rendesishem. Akademija e shkencave , lipset te behet e interesuar , per studime te tilla , qe flasin qarte cila eshte Cameria . Le ta quajne dhe Therspoti , por brendia nuk ndryshon . Akademite greke dhe maqedonse , kane ngritur legjenda te rreme . Ne I kemi dhe nuk I vleresojme . Ja vlen , qe studimin tja dergoni Akademise . Zgalem
Vasil Klironomi on 26/07/2019 08:14:43
avatar
Miku im Timo! Shprehja “Mund të ketë ndodhur”, nuk është argument fort bindës dhe si e tillë, nuk i shërben studimit. Këtë grup fjalësh me veçori të dallueshme, e përdor shpesh në studimet e tua (sidomos kur bënë fjalë për emra dhe mite në sipërfaqe tokash të banuara matanë zonave të vdekura).
Vasil Klironomi.
timo on 27/07/2019 16:48:17
avatar
....mund te jete edhe keshtu si thua ti...

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1