Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | DON NIKOLL MAZRREKU: 37 VJET BURG E INTERRNIM

DON NIKOLL MAZRREKU: 37 VJET BURG E INTERRNIM

image DON NIKOLL MAZRREKU (Grafik√ę nga F.Radovani 1993)

Nga Fritz RADOVANI: 

 

 

JO VETEM I DIJTUN PO, EDHE TRIM...

Don Nikolli (1912 – 1996) asht le në Mazrrek. U shkollue në Romë dhe asht Shugurue Meshtar atje me 10 Shkurt 1939, plot 80 vjet perpara. Në 1940 asht Famullitar në Tiranë. 

Filloi aktivitetin Atdhetar në revisten e mbrojtjes së të drejtave kombtare kunder italianve dhe pushtuesve. Në vitin 1941 boton broshuren “Skandali Cordignano”, veper e cila asht edhe sot nder ma të njohunat antiitaliane, tue u rreshtue perkrah Don Ndre Zadejës...

Me pushtimin sllavokomunist të Shqipnisë, arrestohet në vitin 1946 e dënohet 5 vjet burg po, duhet cilsue se me 25 Dhjetor 1950, sigurimi i shtetit i pushkaton vllaun Rrokun, tue i veshë akuza fallco per Frano Mirakaj. Don Nikolli u dergue në kampe shfarosje deri në vitin 1956 në Tepelenë, Kurvelesh, Berat... Mbasi u lirue punoi puntor krahu derisa prap në 1967, një vit mbasi u lirue u interrnue persëri 7 vjet në Lushnje, dhe atje u dënue me 20 vjet burg e u dergue në Skrofotinë të Vlonës. U dergue në Burrel, Ballsh dhe Zejmen...

Asht lirue me 17 Mars 1987, dhe vjen tek e Motra Marija Gjoka. Aty ka jetue deri në 1996. 

Don Nikolli asht kenë Autor i poemave me vlerë të madhe letrare dhe historike “Kangë per Gjergj Kastriotin”, “Me Flamujt e Kastriotve” dhe “Tek lisi i thamë”...

Ka edhe libra të pabotuem me vlerë të madhe me pseudonimin e njohun Nik Barcolla. 

Don Nikolli asht kenë një Burrë i pergatitun me humor dhe një kandveshtrim të veçantë. 

Kujtoj në 1966, erdhi në ekspoziten time personale me At Aleks Baqlin. Po bisedonim per mosmirmajtjen e Kishave nga shteti... U hap biseda per Xhaminë në qender të Tiranës, e kujdesin që duhet tregue per atë Xhami, mbasi Don Nikolli kishte mendim personal: “Ajo Xhami duhet ruejt dhe nuk duhet kursye asgja per kujdesin e mirmajtjes saj, mbasi çdo i huej porsa ven kamben në Tiranë, kupton menjëherë se me cilen qeveri ka punë, pa kenë nevoja prej kurrkujt me i tregue se kush asht Enveri, Mehmeti e Haxhi Lleshi!”. 

Koha vertetoi se angazhimet me “Lindjen dhe Konferencat Islamike..,” ishin e mbeten si i parashikonte i Dijtuni e Trimi Don Nikoll Mazrreku: “Shqipninë nuk e ndriçon Dielli!”

            Melbourne, 5 Korrik 2019.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1