Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | Ylli i kinematografisë shqiptare

Ylli i kinematografisë shqiptare

image TIMO FLLOKO

 

Ylli i kinematografisë shqiptare

Esse nga Luan Çipi

 

                                       

                                         

Timo Flloko ka lindur, në qytetin Pejës më 26 prill 1948 dhe është aktor i shquar, i quajtur nga shumëkush si ylli i Kinematografisë Shqiptare. Rrjedh nga një familje qytetare gjirokastrite me babë mjekun e dëgjuar dr. Pavllo Flloko. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe më pas shkoi në Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë, që e përfundoi me sukses në vitin 1970. 

Timo Flloko është, ndër të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre kryesisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve dhe një poet gjithë pasion. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Amerikë prej shtatë vitesh, arriti të futet edhe në botën e Holliwodit, ku luajti në disa filma. Pas kthimit nga Amerika erdhi në Shqipëri dhe tani punon si pedagog në Akademin e Arteve në Tiranë, në degën e aktrimit dhe regjisurës. 

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek “Shtigje lufte” (1976) dhe Luani tek “Lulëkuqet mbi mure” (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

 

Aktori shqiptar Timo Flloko është rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë gjetiu dhe nga kjo mund të mësohet për të edhe më shumë. I ndodhur atje si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar ka përçuar emocione gjurmëlënëse te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali. Ai ka folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar.  “Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë, tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra, kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë. Ai ka rrëfyer se ka lindur dhe ka jetuar në Pejë deri në moshën 8-vjeçare, ndërsa në gjashtë prej këtyre vjetëve ka jetuar i ndarë nga babai dhe vëllai i tij. “Kur isha veçse 2-vjeç, Shqipëria ishte prishur me Jugosllavinë dhe babanë tim e detyruan të largohej nga Peja dhe të kthehej në Shqipëri. Kur shkuam në kufi, kufitarët i njoftuan babait se kanë urdhër që të lejojnë vetëm atë të kalojë, por jo familjen. Pas shumë lutjeve e përpjekjeve, i lejuan që me vete ta merrte vetëm vëllain tim të madh Aleksandërin dhe kështu unë e nëna ime ishim të detyruar të ktheheshim e të jetonim në Pejë, deri në zhvillime të tjera politike, kur na u mundësua të ktheheshim në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës. Është hera e parë që bëj publike këtë histori timen”- ka thënë aktori Timo Flloko, dukepërcjellë emocione të forta tek publiku.  Timo Flloko u tha kureshtarëve se në atë kohë arti në përgjithësi dhe kinematografia e teatri në veçanti kanë pasur një zhvillim të hovshëm, zhvillim me të cilin shqiptarët mund të mburren edhe sot e kësaj dite. “Sot shumë pak po investohet në teatër dhe në kinema, e kjo është diçka që po më vret shumë”- i është rikthyer ai bisedës për filmin, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka kishte dashur të thoshte për familjen, e kishte rrëfyer. Por kureshtja e adhuruesve të tij ka qenë e madhe. Ai është pyetur edhe për aktorët kosovarë, ku ka treguar se idhulli që e ka udhëhequr në karrierën e tij ka qenë aktori Bekim Fehmiu. Ai u shpreh i lumtur që ka pasur mundësinë ta takojë. “Pas John Belushit, i cili ndërroi konceptin e humorit amerikan, Bekim Fehmiu mbase është figura më unike e aktrimit të shqiptarit në famën e përbotshme”, ka thënë Flloko në një rrëfim ku ka zbuluar kontaktin e tij me aktorë shqiptarë, natën e vitit 1948, kur regjimi komunist ndau familjen e tij. “Bekim Fehmiu është një idhull. Aktori më i ndërkombëtarizuar. Kur luajti me ‘Odisenë’ ishte bërë një hit i përbotshëm. Ka qenë frymëzues i madh.” Timo Flloko për herë të parë bëri publike edhe dëshirën e aktorit Bekim Fehmiu, një dëshirë që ai nuk arriti ta realizonte.  “Ajo që më vjen keq lidhur me Bekim Fehmiun, është fakti se ai asnjëherë nuk arriti ta realizojë ëndrrën e tij për ta luajtur rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ëndërr të cilën ma pati treguar shumë vjet më parë”- tha ai, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij me faktin se aktorët e rinj nuk e njohin figurën e aktorit Bekim Fehmiu.

 

Poezia është një tjetër drejtim artistik me vlerë, që prej vitesh e preokupon dhe shpesh e lë pa gjumë Timo Fllokon. “Çfarë, më thuaj, vlen në botë, kur je vetëm e ke ftohtë, dhe një zemër s’e gjen dot?!…” Po të braktiste atë që donte, aktori Timo Flloko, s’do të mund ta kthente më në jetë dashurinë! Nuk është fjala për familjarë a njerëz të dashur, por për poezinë. Atë, me të cilën ai ka vite që përcjell netët, që mund të zgjohen edhe të bardha, por jo pa lënë shenja. Thuajse shumica e poezive të tij janë shndërruar në këngët më të bukura të dashurisë. Dhe nëse jemi dashuruar tepër pas disa këngëve të Ardit Gjebreas a Pirro Çakos, është sepse teksti ka qenë i Timo Fllokos! Autori ka nxjerrë në treg librin “Kërcim në bosh”, të dytin me poezi pas “Robi i manive”.

Përtej dashurisë si e tërë, me ndjesi subjektive e figura të krijuesit që lexohen me endje ashtu siç ai ka dashur t’u japë formë, nëpër faqet e librave të tij me poezi, nuk e ke të vështirë të kuptosh se ke hyrë edhe brenda zemrës së shtëpisë së tij, ku nuk ka shumë pjesëtarë, por ka secili vargje të dedikuara me ndjenjë, mall e dashuri..

Aty është Linda…I ati e sjell me vargje si të përrallave, jetën e së voglës, që nga koha e pashlyeshme kur e shihte të luante me idhujt e saj, Borëbardhën dhe shtatë xhuxhmaxhuxhët, deri në ditën që ajo vetë u bë protagonistja e përrallës së saj të bukur, me princin që iu bë real, pranë qiellit, për çudi!… Në raste si këto, poetin e ndien më të afërt, sikur ngrohet, kur të vjen me vargje për bijën e tij. Nuk ke nevojë, fjala vjen, të hamendesh a të pyesësh atë vetë se ç’i shkrepi që u ul të shkruajë “Një princ për Lindën”…JO! I ke të gjitha aty, Lindën e bukur dhe ceremoninë e saj të martesës në Izrael, që sado vite të shkojnë, nuk do harrohet. Në këtë rast sheh babanë, që pas një cepi të lumturisë, sintetizon vitet me buzëqeshje të madhe.  Njësoj ngjet edhe me nipërit…Davidin dhe Jonathanin, sepse erdhi çasti të thurë vargje edhe për ta…Nipat çamarrokë, vijnë të dy me sytë e atij që s’ka pamje më të dashur, veç syve të të dashurve. Në gjithë sa thamë më sipër, Timo Flloko nuk ka qenë i vetëm! I ra një yll, e kapi dhe krijoi me të gjithë ç’i dha dashuria! Nuk i vuri emrin që i dinë të gjithë, e thirri vetëm për vete, ‘V’, sepse vetëm ai e pa, tek u fik e ra…”E preka me sy, u fik e ra, në humbësi…/Mendoj për ty/ Nesër, sa të lindë dielli/ krahët të m’i shkrijë/ si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”…Dashuria këtu i largohet përrallës, kthehet në vetjake, me përfytyrime të ndezura e nevoja të tjera. Ne e thërrasim Vera, poeti vetëm ‘V’, ndërsa dashurinë, përherë enigmë, edhe ne, edhe poeti.

Nëna e poetit është në dy poezi! “Shpirti” dhe “Lejleku misterioz”…Ajo tani është shpirt, vjen prej gjithësisë përmes dashurisë. Poeti bëhet sërish fëmijë, naiv e i paditur. E pyet nënën njësoj siç bëjnë fëmijët e gjithë botës “Si erdha unë në jetë, nga krahët a me lejlek?! A nuk e bëjnë të gjitha këto, më të afërt poetin, të pa rol aktorin?! Flloko do të ishte njësoj konkret, me një thjeshtësi të butë, edhe kur shkruan për diell a det, por, nëse braktiste ata që do, nëse nuk u vinte emra në këtë bashkim të ri poezish, do vinte një ditë që do kuptonte se pa ta s’jetonte dot!

 

Bottom of Form

Timo Flloko është poet dhe autor këngësh shumë i njohur, po mbi të gjitha ai ngelet aktor i madhe me një galeri të pafundme rolesh:

 (1987) “Binarët”
(1987) “Vrasje në gjueti”
(1986) “Fillim i vështirë” – Bujari
(1986) “Rrethimi i vogël” – Shoku Agron, kryetari
(1985) “Të paftuarit”
(1984) “Militanti”  – Visar Shundo (Vasil Shanto)
(1984) “Nata e parë e lirisë”  – Ceçemi
(1979) “Ballë për ballë”  – Inxh. Sergej
(1979) “Liri a vdekje” – Cerçiz Topulli

(1977) “Njeriu me top” – Mato Gruda
(1976) “Lulëkuqet mbi mure” – Luan Sina, mësuesi
(1974) “Shtigje lufte” – Kanan Tafili (Kajo Karafili)
(1971) “Kur zbardhi një ditë” * – rtizan Meço (1971) “Malet me blerim mbuluar” – Kapo Dalipi
(1969) “Përse bie kjo daulle”
(1967) “Gadhnjim mbi vdekjen” – Fatosi

Burimi:Aktoret Shqiptare / Përgatiti për ALVA –  Alda Muca Telhaj

Ndaje këtë informacion dhe me miqtë në

Tags: AktorëArtistFilmi ShqiptarGjirokastraPejëTimo Flloko 

Did You Like This Post?

 

Timo Flloko merr vlera edhe më shumë kur mësohet se bashkëshortja e tij, plot mirëkuptim e respekt, është regjisorja emër madhe Vera Grabocka, me të cilën gëzojnë e dhe një vajzën e tyre me emrin Linda.

Linda jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin izraelit, Ilan Gorodezky dhe dy djemtë. Por në raste festash apo gëzime familjare, ajo është gjithmonë e pranishme pranë prindërve.

Ata u martuan në vitin 2011 në Kullën e Davidit, pikërisht në Jeruzalem në një ceremoni elegante me 100 të ftuar nga Shqipëria. Ceremonia është realizuar në gjuhën hebreje nga rabinë të ardhur nga Los Anxheles.

 

 

TIMO FLLOKO, SIMPATIKU

(gazmore)

 

Po flasin, sa çirren, gratë

-Timo Flloko, është vlonjat?

-Unë e di që është Pejan;

-Gjirokastrit, më thanë.

 

Mos u zini, lumë miku,

Kam fakte Qeverie

Tim Flloko, simpatiku

Ka disa qytete yje:

 

Vërtetë, lindur në Pejë,

Po, Vlora në zemër ju fut,

Gjak Gjirokastre, në dejë

Qytetar në Hollivud.

 

Dikush e quan Visar

Një tjetër e thërret Kanan,

Fatos, Mirosh, a Bujar,

Çerçis Topullit i ngjan.

 

Madhështor dhe te Çeçeni

Mato Gruda, kur qëllon

Fan Nolin, gjallë e ndjeni

Luan Sina reciton.

 

Te “Vdekja e Kalit”, Agroni,

Nikua, te “Syri Magjik”,

“Partizan Meçon”, kujtoni,

Kudo, artisti simpatik.

 

*

Timua, Vlonjat a Pejan?

-Vlora, në radhë të dytë.

Si Shqiptar, e kemi fat,

Pejan - Gjirokastrit!

 

Në këtë jetëshkrim janë përdorur materiale nga Vikipedia si dhe të autorëve Ani Jaupaj, interviste me Rudina Xhungën, etj.

 

  Vlorë, më 20.07.2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1