Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | Dirigjenti

Dirigjenti

image FIQRI SHAHINLLARI

Nga FIQRI Shahinllari

 

Këto shënime mund të kishin edhe titullin "Monomani" ose versionin e tij, "Mitomani."

Monomani do të ishte autori i këtyre shënimeve. Pse? Sepse unë u përqëndrova vetëm te një njeri, u fiksova vetëm te veprimet e Dirigjentit. 

  Shkak u bë një festë e madhe ne Old Toën të Alexandrisë, një nga qytetet e Virginias pranë Uashington DC, kryeqytetit Amerikan. Ishte fundjava e dytë e Korrikut 2019. Gjëmimi i topave që u zbrazën rreth orës 6 PM(pas dite) ishte lajmi se festa po fillonte.

Pregatitjet për këtë festë ne I kishim parë një ditë më parë në sheshin luadh, plot gjelbërim afër  godinës ku ne banojmë. Tok me bashkëshorten arritëm. Ceremoniali kish filluar. Nga lart kamerat e një aeroplani filmonin festën. Po fliste një nga zyrtarët. Pranë tij ishte një person që me "gjuhën" e gishtave e të duarve u "u fliste" shurdhmemecëve.

  Sheshi ishte plotepërplot me njerëz, nuk kishe ku të hidhje mollën. Sa ishin? Nuk mund të them dot një shifër por po them se ky vënd, buzë lumit Potomak, është me gjatësi sa dy fusha e ca futbolli të mara se bashku e me gjerësi sa një fushë e tillë. Pjesa më e madhe e njerëzve ishin ulur e disa kishin mare karrige portative me vete. Mezi gjetëm një copë vend në lëndinë, afër skenës portative ku ndodhej orkestra  dhe muzikantët e tjerë.. Nuk m'u durua dhe i telefonova Hysenit, një mikut tim nga Patosi, ish pedagog matematike dikur dhe tani resident në Amerikë në te njëjtën ndërtesë ku banoj edhe unë. 

  -Ecni Hysen se këtu po luan qeni i  kallajxhiut-i thashë-ka shumë njerëz . Ai erdhi tok me bashkëshorten por nuk u takuam dot për shkak të mizërisë së njerëzve...

  Më bëri përshtypje të madhe dirigjenti. Ishte me trup mesatar, fin, veshur me kostum blu, me këmishë të bardhë e me kollare!

-Çudi-thashë me vete-si ka mundësi që ky dirigjenti mban edhe xhaketën edhe kollaren në këtë vapë të madhe ku pëllcet derri e jo me njeriu?

-Për t'i dhënë rëndësi eventit-m'u përgjigj zëri brenda vetes sime.

  Kur e shihje nga pas dirigjentin pikasje një njeri paksa tullac ne çaçkë të kokës. Dukej se nuk e kishte prekur fare rrezja e diellit.Kur e shihje me fytyrë drejt teje, vije re se kishte flokë të rrallë sipër ballit deri te çaçka e me pak thinja te tëmthat. Mundësia për ta parë në dy pozicionet vinte për faktin se ai para se të dirigjonte orkestrën I fliste publikut në anglisht e në spanjisht dicka për reporterin e për autorin e veprës, kompozitorin. Fjalët e tij shoqëroheshin  me gjestikulacionet e personit tjetër afër tij i cili u "transmetonte" shurdhmemecëve ato që thoshte dirigjenti.

Kjo gjuha e heshtur e duarve dhe e trupit ishte perfekt për mua sidomos te dirigjenti. Ai u "fliste" muzikantëve pjestarë të orkestrës..Në çastet kur ai mbante duart pezull me lëvizje të lehta të gishtave përpara trupit të tij e drejt muzikantëve, nga veglat muzikore leshohej një melodi që të krijonte ndjesinë  sikur në veshët e tu degjoje jehonën e një bubullime të largët. Pata ndjesinë sikur notat muzikore dilnin nga pentagrami e viheshin ne rrjesht dorëpasdore e bënin vargun doremifasole duke hequr vallet pogonishte, dropullite,kolanjare, gorare...sikur shpërndanin ushëtimën e isos labe, zërin e Demir Zykos qe përplasej në shpatet e malit Tomorr e pastaj më vinte këtu në Amerikë zëri I Mentor Përmetit, Avni Mulës,Inva Mulës, Ermonela Jahos, zeri I Pirgut..zëri I.... Pastaj, befas, dirigjenti kërcente pupthi e përplaste kembët duke levizur me shpejtësi duart e gishtat. Atëhere në timpanin e veshëve nuk ishte më jehona e bubullimës së largët por krisma e shkrepëtimës bubulluese të rreufesë! Muzika kreshpërohej e në veshët e mi vinin ëmbël e me ndjesi krenare vallet e Kukësit e të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Daullet zgjonin Korabin e Jezercën por zbrisnin butë butë e përziheshin me  valët e Valbonës..Që nga Veriu flladi I melodive zbriste poshte në Shqiperinë e mesme...

  Nuk e di se si e qysh por unë humba në dalldinë qe më shkaktoi muzika e sidomos veprimi i Dirigjentit I cilima rrëmbeu vëmëndjen..Pa e kuptuar as vetë u bëra monoman. Nuk dëgjoja më as duartrokitjet e publikut. U fiksova te ky njeri. Te gjuha e heshtur e gjesteve trupore të tij. Dhe u trullosa. Muzika-thosha me vete-qënka  vërtet një nga shkallët me të larta të artit. Që të kalit shpirtin e të hollon ndjenjat..Eshtë poezi e shpirtit. A janë vallë kompozitorët, dirigjentët njerëz të brumosur me intelekt të njëanshëm? Ata kanë ndjenja  të vecanta  që shpërthejnë  përmes talentit të tyre. Mos janë edhe ata në një farë feje monomanë?

  Më dukej se dirigjenti nuk e urdheronte dot  veten. Dalldija e gjuhës së heshtur të trupit, gjestikulacionet , dukej qe atje tutje, që atë burrë e kishin marë me vete. Sa më shumë kalonin minutat sytë e mi bëheshin më të uritur.Ata donin të kollofitnin çdo gjest të dirigjentit. Në momentet që ai mbante duart pezull përpara unë shihja ritmin e lëvizjeve të gishtave. Pas pak ai lëviste duart me vërtik, drejt njërës apo tjetrës vegël muzikore të orkestrës që të kujtonte sulmin e një maceje kundër  prehës së vet.

   Repertori ishte i ngjeshur dhe ai nuk donta t'ia dinte nga lodhja. Duart e dirigjentit veprojnë më shumë se pjesët e tjera të trupit.Të urdhëruara nga truri duart bëjnë gjithcka. Me duar njeriu profesionist bëhët "sufler" për shurdhmemecët, me duar të verbërit mësojnë alfabetin e tyre të vecantë,. Me duar njeriu jep e mer. Ka raste kur gishtat janë më të shpejtë se sytë. Dy duar për një kokë janë-thuhet ne raste mbrojtjeje nga rreziqet. Edhe në rastin e dirigjentit gishtat, karpi e metakarpi e deri supi i krahut vihen në lëvizje për të harmonizuar tingujt muzikorë .

  Me duar e këmbë, me isharete, me mimikë , me sy e vetulla dirigjenti urdhëronte veglat muzikore dhe ato i bindeshin vullnetit të tij.Truri inkandeshent i tij, instinkti, talenti, gjestet shfaqnin ndjenjën e zjarrtë të ambicjes profesionale për të kënaqur spektatorët po edhe veten e tij në fund të fundit. Ai dalldisej nga kënaqësia e lodhjes.. Këtë përshtypje pata unë duke ndjekur çdo lëvizje të tij. Me siguri në shesh duhet të kenë qene edhe shumë persona të tjerë me gjak mesdhatar si puna ime.Njerëz të tillë  e bëjnë beli t'u duket ndjeshmëria edhe në raste trishtimi, edhe në raste gëzimi e ngazellimi. Kjo dukej nga duartrokitjet frenetike të pjesmarrësve. Mesdhatarët me sa duket i kanë fijet nervore të ndjeshmërisë jo poshtë lëkurës por sipër saj.

  ..Nga dalldija që më kishte kapur mua momomanin duke mos ia ndarë sytë dirigjentit më nxori bashkëshortja ime e cila më solli një akullore që e bleu në një kioskë afër lumit. Isha gati t'ia çoja akulloren dirigjentit e t'i fshija atij djersët me kartpicetë. Por nuk e bëra këtë, as emrin nuk ia mësova dot ustait dirigjent.

 


 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1