Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | SEIT TAFAJ: ARSIMTARI, PEDAGOGU DHE VEPRIMTARI I PAHARRUAR...

SEIT TAFAJ: ARSIMTARI, PEDAGOGU DHE VEPRIMTARI I PAHARRUAR...

image SEIT TAFAJ

 

Nderim e kujtim:

SEIT TAFAJ: ARSIMTARI, PEDAGOGU DHE VEPRIMTARI

I PAHARRUAR...

 

1.

Një njoftim të shkurtër dhe të papritur, lexova sot paradite në Internet: Është ndarë përgjithnjë nga jeta, duke lënë në pikëllim familjarët, kolegët e dashamirët e shumtë dhe anëtarët e Shoqatës “Tirana”, Seit Tafaj! Njëkohësisht, ai ishte dhe koleg e mik i mirë i imi, me të cilin njihesha që para viteve 90-të, të shekullit të kaluar.

Lajmin e dhimbshëm e publikoi dhëndrri i tij, Adnan Mehmeti, me origjinë nga Lugina e Preshëvës dhe me banim familjarisht në Nju Jork. Bile, disa takime të kohëve të fundit i kam bërë me të ndjerin Seit, kur ai gëzonte shëndet të plotë edhe për shkak se Adi merret me veprimtari botuese e shoqërore. Prandaj, përmes Seitit, më ka dërguar botime të ndryshme. Adnani ka qenë, për disa vite, kryetar i Shoqatës së Shrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ndër të tjera, ka botuar një libër për jetën dhe veprimtaritë e kësaj Shoqate, si  dhe është kujdesur që të botohet libri për amerikanen e verbër, Carrie Hooper. Kjo e shkruan mjaft mirë gjuhën shqipe e ka lidhje, përmes Internetit, me disa krijues, në Shqipëri e më gjerë.

Ndër takimet më të fundit, me të ndjerin Seit, ishte ai që bëmë e pimë kafe bashkë, jo shumë ditë më parë, në Lokalin “Galxy-Bar”, aty ku fillon Bulevardhi i Ri i kryeqytetit. Ai më kishte sjellë një libër, të cilin e ka shkruar Dr.Besim Muhadri, me titullin “Poezia e Adnan Mehmetit-Vështrim”(Nga SHB “Bogdani, Prizren, 2019).

2.

Seit Tafaj, ka qenë një ndër arsimtarët më të përgatitur e të njohur të ish-Shkollës së Mesme Industriale të Tiranës. Aty i vazhdonte mësimet djali ynë i madh, Ariani e ai tregohej dashamirës dhe kujdesesj për çdo problem, që kishim. Fjalë të mira, që i meritonte plotësisht, shprehnin edhe kolegët e punës, drejtuesit e shkollës e prindërit.

Në vazhdimësi, ai shërbeu në detyra të ndryshme, arsimore e pedagogjike, si në Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor etj.

Por edhe kur doli në pension, ashtu buzagas e i papërtuar, Seiti ishte i kudogjendur, në veprimtaritë arsimore-pedagogjike, kulturore-artistike e sportive, që zhvilloheshin në kryeqytet. Ishte një ndër veprimtarët e dalluar të Shoqatës “Tirana”, e cila vepron tash disa vite në kryeqytet.

Pa u zgjatur në këto pak radhë, në nderim e kujtim të kolegut e mikut të paharruar Seit Tafaj, kërkoj falje nga autori Bujar Qesja, që po riprodhoj një fragmnt, nga shkrimi “In memorium”, që e publikoi për atë, në “Gazetën e Durrësit”:

“Seit Tafaj është nga mbështetësit e fuqishëm, jo vetëm te ruajtjes së vlerave njerëzore të qytetarisë së njohur tironase, duke mbrojtur traditat dhe historinë e saj, por edhe i forcimit të veprimtarive të shoqatës së Shqipërise së Mesme, të përbërë nga: Tirona, Durresi, Elbasani dhe Kruja”.

…Në mbyllje, u dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta,të gjithë familjarëve të tij, kolegëve e miqëve dhe dashamirësve të tij të panumërt! I ndjeri Seit Tafaj do të mbetet përherë i paharruar, se këtë gjë e mëritoi me tërë jetën e tij të përkushtuar, për arsimin tonë kombëtar dhe atdhetarizmin shqiptar!

Këtë shënim timin modest, po e shoqëroj me një fotografi, që i kam bërë Seit Tafajt, kur pinim bashkë kafe, në datën 4 tetor 2018.

-I paharruar qoftë kujtimi i Seit Tafajt!

Nga: Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

Tiranë, 11 korrik 2019

 

Comments (1 posted):

murat gecaj on 11/07/2019 17:00:23
avatar
Shume faleminderit per publikimet ne "Fjala e Lire", i nderuar Dr.Fatmir Terziu, kushtuar jetes dhe veprimtarise se intelektualeve tane!
Respekt e mirenjohje!
Murat Gecaj
Tirane, 11 korrik 2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1