Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | ”Europa tjetër” dhe Europa pa kufi

”Europa tjetër” dhe Europa pa kufi

image Alfred Papuçiu

 

”Europa tjetër” dhe Europa pa kufi

 

Alfred Papuçiu

 

 

 

 

Britania e Madhe u largua nga Europa e Brukselit. Tani jemi në një qorsokak për kontinentin. Jashtë saj, Rusia e Putinit dhe SHBA e Trampit do të nxisin përçarjet, ndërsa  Kina  me një parti të vetme i ka deklaruar luftën, atë të vlerave, duke i kundërvënë një model tjetër. Brenda saj, kjo Europë, e shastisur, do të cfilitet nëse vazhdon këtë rrugë, e prekur nga nacionalizmat dhe demagogët e saj. Qytetarët e saj janë skeptikë ndaj institucioneve të saj. Europa është në krizë. Ajo është e dobët për t’u rezistuar fuqive të mëdha që e sfidojnë. Europa e Brukselit është shumë pak demokratike për t’iu përgjigjur synimeve të qytetarëve të saj, të cilët tërhiqen në hapësirën e tyre kombëtare në kërkim të një sigurie. Europianët nuk e gjejnë më vehten tek Bashkimi Europian. Europa, si një hapësirë e të drejtës dhe e lirive të përbashkëta, nuk do të vazhdojë gjatë, veçse nëse sajon një formë të re sovraniteti që e kapërcen atë të Shteteve-komb dhe që të përfshihet në institucionet e reja, të ketë një qytetari të re. Ky projekt është ai i një Republike europiane. Ai kërkon një revolucion të qëndrimeve, rimarrjen e kontrollit të ekonomisë nga ana e politikës. Kjo Republikë do të heqë kufijtë kombëtarë në favor të rajoneve, me një numër rreth 50 ose 60, e që në të njëjtën kohë do të rregullojë problemin e mungesës së ekuilibrave midis kombeve. Institucionet e tij do të jenë klasike dhe demokratike, ajo do të sigurojë të drejta dhe detyra identike për të gjithë Europianët, do të ketë ushtrinë e saj, dhe do të mund të ketë peshë në çështjet e botës. A është kjo një utopi? Ky është pasqyrimi i një mendimi origjinal dhe të lirë. Ai lidhet me mendimin e përhapur tek një pjesë e opinionit europian: Europa i përket të gjithë shteteve dhe banorëve që e përbëjnë atë, pra duke përfshirë edhe ”Europën tjetër”, ku bëjmë pjesë edhe ne, Shqipëria, Kosova, Zvicra dhe një numër shtetesh të tjerë që janë akoma jashtë saj. A do ta mendojë këtë stafi i ri drejtues i Europës së Brukselit që po krijohet këto ditë? Këtë do ta tregojë koha, nëse vizioni i tyre për Europën pa kufi që e kanë menduar disa dekada më parë, baballarët e Europës, do të bëhet më në fund realitet.

lexo te plote ketu

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1