Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | ESE ME BUKURIRA VRASTARE

ESE ME BUKURIRA VRASTARE

image Thani Naqo

ESE ME BUKURIRA VRASTARE

Hej, Ramiz Gjini, të përshëndes, nuk të njoh, por je nga ata që dinë si shkruhet proza; dhe kaq mjafton. Ja, pas teje, u shfaq edhe një tjetër, shkrimtar, Istref Haxhillari. Ramiz, edhe ky është nga ata që dinë të shkruajnë prozë, shijehollë...Po pres të shfaqet Petraq Risto, por vallë e ka mendjen, se sot ia kishte sëlluar me birrë të hapur, së bashku me Pierre Simsian. Shpresoj të afrohet edhe Vaid Hyzoti, por ai është betuar se nuk darovit me like ata që dinë të shkuajnë...vjersha me metrikë dhe prozë të shtruar...Komentin po e le të hapur, të shohim kush do ta pëlqejë këtë vjershë me Bukuri Vrastare...ta kam fjalën kush do shfaqet nga shkrimtarët e poetët në fb-në time, nga ata/ato që shkruajnë dua të them, se për dashamirës kam një armatë të tërë...Ja të presim...Durimi është meritë e madhe...Gati janë edhe Fiqiri Shahinllari dhe Fuat Memelli, por siç duket kanë frikë nga bukuritë vrastare.... Edhe Turtulli gati është, por sikur e ka me dy mendje darovitjen.se një ditë më parë e pyeta për një poezi revoltuese "hej, Kiçi, ç'e ke këtë-o" dhe e pëlqeu komentin tim, sepse ëshgtë shkrimtar e nuk mban mëri..Pozaet Qosen nuk e diskutoj...As Faruk Myrtajn, kurse Vasil Vasili ka rënë në gjumë, por sa të zgjohet këtë do ta lexojë të parën e do thotë me vete "është në zonën e tij dhe atje e ka fuqinë" ...Dhimitër Nica ka mbetur pa gjumë, mbase është në pritje të ndonjë çmimi, por sa më shumë çmime të marish, dua t'i them, aq më shumë bëhesh kurnac e nuk darovit kollaj me komente lavdëruese e like...Fatos Fidanin e kam komshi, por është i lodhur e ka rënë në gjumë, me orarin e pulave, thonë andej, nga Devolli i Sipërm, mbase nesër, çë se është e shtunë,do shkojë në punë se Amerika është e ngjeshur me billa.... Ilir Kadia njërin sy e ka të hapur tjetrin në gjumë, edhe mund të zgjohet fare e të më darovitë, se më mban me hatër, mbasi jemi njohur që në moshën e pranverës, kur u pleksëm me ato që na i dashuroi zemra...Koço Sterjo po gjurmon ndonjë fjalë të pa dëgjuar, nga ato krahinoret dhe kam hall, ama ku ta gjej! që të hapë avaze gramatikore dhe leksikore për bukurinë vrastare. Pa gjumë e shoh që është edhe mikja ime, Raimonda Moisiu, por tani ajo mendon e më bën shenja se vjen një moshë kur ikën zëri e mbetet figura...Skënder Lazajn e Lida Lazajn, por dhe Eli Kaninën, nuk i diskutoj, i kam të përhershëm në fb-në time, por kam hall vallë do ta pëlqejë se kjo poezi ëshë me bukuri vrastare dhe atyre nuk do t'u pëlqejë, por do më thonë "kështu e pësofsh ti e të gjithë ata që harbojnë pas bukurive të tilla, që mbajnë kobure e thika në brez..Ja, edhe Meti Fidanit i doli gjumi, dyshoj se do ta ketë marë në telefon i vëllai dhe i ka thënë "mjaft fjete, se nuk jemi në Nikolicë, byrazer." Kam në listë njërin, një mik të mirë, që pëlqen vetëm poezitë e Y. Nurkës, i pëlqen edhe të këndojë këngë serenatatsh, dhe e shikoj që ësht zgjuar e po m[ë lexon, por jam i sigurt se nuk do më darovitë me like se këtë poezi e ka lexuar dhjetë vjet më parë, kur ishim komshinj dhe ky është piktori e tatuazheristi Lulëzim Nurka. Tani nuk do përmend emra, sepse e shikoj që ata të Nju Jorkut janë me mëdyshje, herë hyjnë e herë dalin, që nga Gjoza e Vaidi e Petraqi, por ky i fundit ca më ndryshe, nga dy të parët, pavarësisht se u kam dërguar çdo vit nga një shishe me raki pe rrushi nga të fshatit tim, nuk më pranojnë në tavolinën e tyre ku luhet me yç e shkruhen poezi; ne jemi modernë, - thonë ata, kurse ti ke mbetur në shekullin e 20 dhe nuk dallon dot fasulet e kuqe mga të bardhat hahaaa ...Komentin po e le të hapur, por i falenderoj dashamirësit, lexuesit e mi e kam fjalën, se fati i kësaj poezie varet prej tyre dhe jo aq shumë nga ata e ato që dinë të shkrujanë më mirë ose njëlloj si unë...Për shembull, tani hyri në vathën time të fb-së Iliriana Sulkuqi, por deri tani më ka darovitur vetëm njëherë dhe nuk shpresoj për së dyti...po ku dihet? mbase ndron mendje se e kam njohur që kur fitonim çmime letrare në moshën e rinisë...Ua, ua doli në skenë Sokol Progri, por atij do t'i lutem ta recitojë këtë vjershë, me bukuri vrastare, kur të mblidhemi me rastin e muajit të letërsisë...Kanë hyrë tani edhe tre të tjerë, nuk po ua përmend emrat, sepse e di që kësilloj poezish, me bukurira vrastare nuk i pëlqejnë, mbasi i daun me temë paptriotike, po ku dihet, patriotizmi gjithnjë ka qenë i gërshetuar me dashurinë edhe nga rilindasit...Koemti mbetet i hapur sepse gjysma e hemisferës tani është në gjumë të thellë...E kisha parandjerë se Fatmir Terziu do ta lexonte këtë vjershë me bukuri vrastare, sepse edhe ai, është e pamnundur, të mos e ketë përjetuar poetikisht këtë aspekt...Ja para ti nxitoni Grigor Jovani, për të parë bukurinë vrastare që edhe atij ia mbush trupin me mornica mëngjezore në këtë ditë të tejnxhetë pa lindur edne dielli...Edhe ky, njëlloj si Vaidi dhe Landi, nuk darovitin të shkruarat e mira, sepse një darovë e tyrja është sa për dhjetë mijë like, dua të them se nuk është kollaj të pasurohesh me like kur shkruan mirë, prandaj duhen çartallozur vargjet dhe duhen shtuar dozat e përçarjeve, përndryshe do mbetem më fakurai dhe më i pa dëgjuari...Haj, më mirë kështu them me vete, dhe në mendje kam Vangjush Zikon e Ligor Priftin, por edhe Kosta Naken, pavarësisht se janë përkthyes klasi, kanë shije poetike, por atë nuk e konsumojnë me këdo, sidomos me mua...Përjashtoj Kostan, edhe Saron, por ata dy të tjerët sikur...sikur më janë zemëruar nga që lëshoj raketa letrare...Sidoqoftë, në këtë grup përkthyesish të mrekullueshëm, nga rrethinat e Korçës, edhe brenda nga qyteti, është edhe Alfred Kola...Sidoqoftë, gjersa të mbarojnë vibrimet e zgjedhjve vendore e gjersa të formohet qeveria e parlamenti, do ta ktrhejnë syrin nga ato që quhen poezi lirike e jo politike, sepse ato vijnë e shkojnë, kurse bukuritë vrastare shëtisin lirshëm në pedonalet e internetit...Për shembull, Rakela Zoga, ka një javë, në mos ca më shumë, është në ajër, në kërkim të ëndrrave ajrore, ama, kur bie për të fjetur, mbulohet me jorgan, - thotë se Holanda është nën nivelin e detit dhe nuk e zë vala e nxhehtë...Nuk di ku bëhet e çafrë po shkruan Shallavari i Korçës, mbasi i kemi "shkëutur mardhëniet diplomatike", për shkak të mosmarëveshjeve për vijën e kufirit midis letërsisë së detajeve dhe asaj monologiste, por, sidoqoftë, ia kam lënë të hapur deriçkën për të lexuar edhe vjershat e mia, se atij i pëlqejnë ato bukurira vrastare...Kushëriri i tij, Shallvarit pe Shkodre, hyn e del n[ë vathën e fb-së time, por nuk kritikon e as lezaton ndon jë varg, mbasi ma mban hatrin se unë luaj në kitarë edhe këngë shkodrane, që janë të mbushura me shije muzikore, mbasi janë muzikë e kultivuar, si ajo e këngëve të serenatave korçare...Epo, o Thanas Medi, kjo bota e poezive është hapësirë e gjërë, herë me mjegull, herë me diell, gherë me akull në zemër e herë me tru të dehur nga optimizmi e dashuria, por ja që edhe shkrimtarët, si puna jote, dua të them, edhe si Aleko Likaj, që kohët e fundit është kurdisur të shkruajë poezi lirike, mbasi poezia nta bën magjinë dhe mbetesh për tërë jetën me dhjetë palë sy e me dy zemra...Kështu ndodh, e di edhe me tim kushëri, A. Andonin, sepse shkrimtarët kanë frikë të dalin hapur e të pohojnë se letërsia e mirë është si...si ....si them, o Thanas Pilafa, d.m.th. është si ajo bukuria vrastare që të mbërrthen e nuk të lëshon për tërë jetën edhe sikur ta dish se do flesh nën urat e Eladhës apo të Gjermanisë, kurse për mua, nuk më shkon mendja për keq, d. m. th. ia këpus gjumit nën hijen e palmave dhe kur të zgjohem do dal i pjekur nga saçi floridian, që të pjek më shumë natën se sa ditën...Me që dielli është ngritur në zenit, shoh Muj Buçpapajn që po e lexon poezinë me bukuri vrastare, por ai të tilla poezi nuk boton në Nacionali, ose, edhe po i botoi, bën sikur nuk i ka lexuar dhe nuk mban përgjegjësi për dëmin që shkaktojnë bukuritë vrastare, mbasi sfondin e vesh me intervista dhe poezi moderne, nga ato me doza të lehta e të rënda përçartjesh, sidoqoftë, unë jam prapa botës e nuk mar vesh nga temat e ditës edhe se edhe pastorët Je rilindasit binin në dashuri, e biles, në dashuri me bukuritë vrastare; krejt ndryshe është i vëllai, poeti, Skënder Buçpapaj, mbase ai më mban me hatër nga që kemi fjetur në një dhomë me dhejtë të tjerë, poetë e shkrimtarë që në kohën e dullës dhe e gdhinim natën e gjatë studentore me ëndrra e me realitete, ca më shumë me kritikë, me atë letraren, se për politikë asokohe ta prisnin gjuhën, në mos edhe kokën. Më së fundi i doli rakia edhe Murat Aliajt, më thotë se i meren akoma mendëtë, por ja që ai është i parë qe ka pëlqyer poezinë me bukuri vrastare dhe ka deklaruar hapur se unë kam premisa që të bëhem asi lloj poeti, ama duhet të shkruaj edhe për politikë dhe vjersha me korrupsion qeveritar e parlamentar, mbasi ato janë kthyer në gangrenë popullore dhe të korruptuar janë që nga pastruesit e banjave publike e gjer tek....ain që na shikon e na vçzhgon nga sipër reve...Fiqiriu dhe Fuati po i vijnë anës vathës time të fb-së por qwë të dy nuk po prononcohen: ose kanë frikë nga bukuritë vrastare ose, janë zemëruar që edhe unë hyj në ata dorështrënguarit e nuk pa ra darovit me like....por akoma më keq, as u kthej përgjigje për ti sajdisur miqtë e mikeshat , por mjaftohem me një like, kur u takon...Mirëpo, edhe këta edhe Janaq Pani, e shumë të tjerë të moshës time, më janë zemëruar për shkak të atyre të shkretave raketa letrare, me socrealizma e me bejtushka orientale. Siç e shikoni deri tani nuk ka pëlqyese femra, sepse....për shembull edhe njëra që e lëvdova, ishte pa emër por shfaqej Poezi poezi, kur e pyeta "ç'e ke këtë me", i preu mardhëniet diplomatike edhe se e kisha dekoruar "nga brezi i të rinjve, shyqyr doli një që di si të shkruajë poezi...."....Aman, historira fb-kjane, kalimtare....Komenti me bukuri vrastare mbetet i hapur se kush e di ç'do ndodhë pas një a dy orësh...Ah, tani shikoj se ka dalë Mark Simoni, i dërgova një tregim, por nuk mund të përcillej me imail se e kisha të ngjeshur me viruse, mbasi siç e shikoni, shkruaj direkt edhe në fb dhe hapen avaze e nuk e di në e mori Marku tregimin Lojë me dhjetë pasqyra apo e tjetrin Të shpërfytyruarit, se siç e dinë disa, këto dy tregime më kanë thënë se ikam të mira, jo në krahasim me të tjerët, por me të miat, e Marku e di që i ka pëlqyer, por nuk di nëse e mori kur ia përcolla në chat...e ja kështu si me të qeshur e me drojtje, mori formë kjo ese me bukuri vrastare. Ju përshëndese e përqafoj për kohët e kaluara bashkë dhe për durimin e mosfrikën nga bukuritë vrastare!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1