Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | Gëzuar Kosovë! 20 vjetori i triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët

Gëzuar Kosovë! 20 vjetori i triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët

image Fatmir Terziu: Ambasada e Kosoves ne Londer, 12 qershor 2019


 

Përherë mirënjohës për mbështetjen e Britanisë së Madhe për Lirinë, Pavarsinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. 20 vite nga Intervenimi Ushtarak i NATO-s, 20 vite në liri!

 

Kosova ka festuar 20 vjetorin e triumfit të NATO-s. Dhe tashmë e shkuara e pikëpyetjeve “Si mund të përkulim tiraninë, si mund të sjellim lirinë për Kosovën” shket nga ajo që shkakton sytë të rrëshqasin .... dhe përcillet me emocionet që përcjell ndoshta vetëm një fjali e ish Presidentit të SHBA-së Clinton: “Më pëlqen shumë, e dua këtë vend”.

Thirrja e piskamave, britma e foshnjave, era e mishit të djegur të njeriut të pafajshëm në Krushovë të Madhe, tymi i Koshares, piskama e fëmijëve të Kampit të Reçicës... thirrja therrëse dhe maja e tytës në barkun e nënës. E gjitha 20 vjet më parë! Shumë kohë e gjatë, Kjo kalb fletët e shënuara diku, shtrydh lotët në shamitë e nënave, e përthen bastunët e dorakët e pleqve që kapërcejnë fletët në kalendarin e varur në muret e tronditura. Memorja ka drejtuar rrjedhën e saj. I uluri në sheshin para përmendores së të rënëve në përballjen me dushmanin shekullor dredh duhanin e mykur nga lotët që cuditshem i bien burrit të Prishtinës dhe dihat duke pëshpëritur mes vetes “shumë dëmin e ka bërë!”

Kur njerëzit shmangin shikimin e pranuar nga dhimbja e kujtesës, ata e dinë se koha ka sfiduar krimin dhe e mira ka fituar. Është një gabim historik. Është egërsia e pushtuesit. Në të gjithë këtë tokë dhe jo shumë larg në vite, dhimbja del brenda si një dhimbëndjedhje e brezave. Kujtesa! Dhe aty është dhe ajo që sot u festua në Prishtinë, pra 20 vjetori i triumfit të NATO-s. Ndaj krenaria për këtë përvjetor bëhet një kujtesë përmes emrave dhe veprave që ata realizuan për të ardhur tek ditë, në çlirimin e vendit nga serbët.

Kosova, ka festuar 20 vjetorin e e triumfit të NATO-s në çlirimin e vendit nga serbët. Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” të pranishëm ishin ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, presidenti dhe kryeministri nga Shqipëria, shumë personalitete të rëndësishme dhe qytetarë të Kosovës. Fillimisht, në këtë tubim është shfaqur dokumentari për 20 vjetët e fundit në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se 12 qershori i vitit 1999-të, është ditëlindja e lirisë së Kosovës dhe është datë në themelet e identitetit tonë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit.

Ndërsa rrjedhat e viteve shënohen dhe dy dekadat kanë realizuar progresin e jetës në Kosovë, ajo që shënohet edhe në memorjen time, tek e cila ka sadopak angazhim me atë që përjetoi Kosova, natyrshëm para kësaj date historike të fitores së NATO-s, mbeten rastet kur Televizioni që drejtoja në atë kohë, TV “Dardan” ishte një vatër dhe një sy më shumë për shqiptarët dhe ekrani i tij u bë thuajse i përditshëm për të sqaruar dhe dhënë informacionin e duhur për situatën e atëhershmë. Në ekranin e tij kryefjala mbeti Kosova....

Ndaj sot për të uruar këtë ditë të shënuar në historinë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve urimin e bëra në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër, ku prania e dy diplomateve të nderuara Arrita Gjakova, Ministër Këshilltare dhe Elmaze Pireva, Këshilltare, natyrshëm me një respekt dhe një pritje tejet njerëzore dhe miqësore reflektuan me një bisedë mjaft të ndjeshme lidhur me këtë datë historike. Një foto u realizua nga diplomatja Arrita Gjakova, pikërisht aty ku tashmë Flamuri i Kosovës ndodhet pranë me Flamurin e Britanisë së Madhe, vendi mik dhe aleat i SHBA-së në mësymjen e parë dhe marrëveshjen përfundimtare për të realizuar atë që sot e feston Kosova dhe mbarë populli shqiptar. Duke e falenderuar diplomaten Gjakova për fotografinë të realizuar me shumë kujdes, diplomaten Elmaze Pireva për bisedën dhe duke uruar gjithë Stafin Diplomatik të Ambasadës, Heroina Telaku, Ministër Këshilltare, E Ngarkuar me Punë, Imer Berisha, Ministër Këshilltar, Vjollca Halimi, Sekretare e Parë, Beton Retkoceri, Nënkolonel dhe të gjithë ata që festojnë këtë ditë natyrshëm shkoj dhe një herë tek ajo që e tha bukur Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton duke falënderuar popullin e Kosovës për mikpritje dhe mirënjohje:

“Më pëlqen shumë, e dua këtë vend, dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës jam që jam këtu me shumë qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje, mirëpo posaçërisht me sekretaren Madeleine Albright dhe gjithashtu me gjeneralin Wesley Clark. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur u takova këtu para 20 vjetëve në shkollën fillore në Ferizaj. Atë ditë thash, dhe dëshiroj të njëjtën gjë ta them edhe sot. 79 ditë të arritjes së paqes, unë e di se në kohët e paqes më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Mund të thoni, po, “kemi bërë”. Duhet vetëm një minutë të mendoni dhe mbani në mend se para 30 vjetëve ra muri i Berlinit dhe ra Bashkimi Sovjetik, dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë”

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1