Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Beteja e fundit e Zenel Gjolekës

Beteja e fundit e Zenel Gjolekës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Timo Mërkuri

             

Beteja e fundit e Zenel Gjolekës

Sprovë

Nga Timo Mërkuri

 

…..vijon….

 

      4.- Në heshtjen që kishte rënë, vajtoret rikujtuan  jetën prej luftëtari të Zenel Gjokës.  Ky rikujtim ka shpejtësinë e ëndrës, ku në një sekondë  përjetohen vite jete.       

            Zenel Gjoleka, biri i Hito Gjolekës dhe Sabo Qordukes, lindur në Kuç të Labërisë. I ati ishte  marangoz, mjeshtër i prodhimit të bucelave (prohirxhi)  dhe ca kohë shërbeu si  dervenxhi, roje i rrugëve në qafat e maleve. Zenel Gjoleka[1]në moshën 6 muajshe mbeti jetim nga babai, kështu që u rrit nga nëna dhe i afërmi i tij, Mehmet Qorri. Në moshën 17 vjeçare fillon punë si pazh (sejmen, shoqërues) te Vlorajt. 

      a- Ishte në shërbim te Vlorajt kur ndodhi vrasja e Ismail Bej Vlorës[2]në Janinë. Ngjarja ka këtë rrjedhë: Porta e Lartë ishte vënë në dijeni të veprimtarisë së krerëve shqiptarë që po pregatisnin kryengritjen. Për këtë qëllim kurdisi lojën sikur  ajo, Porta e Lartë ishte e pakënaqur nga Seraqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha[3],  dhe se kishte vendosur që  administrimi i krahinave shqiptare tu besohej krerëve shqiptarë. Kështu u shpall sikur  sulltani emëroi Vali të Janinës Zyliftar Podën ndërsa në Berat emëroi Ismail Bej Vlorën. Krerët shqiptarë u thirën zyrtarisht të shkonin në Janinë për të marë detyrën. Zyliftar Poda dyshoi dhe nuk shkoi. Ismail Vlora u vu në dijeni nga Zyliftar Poda, Tafil Buzi dhe Çelo Picari se emërimi ishte kurth. Por ai duke patur besim te trimat e shumtë që kishte me vete, rreth 600 veta e pranoi ftesën dhe shkoi në Janinë. Në datën 5 Janar 1829, ndërsa hynte në sarajet e pashait u vra pabesisht pas shpine. Bashkë me të u vranë edhe shoqëruesit e afërt, skuadra personale e rojeve e komanduar nga Halil Hyseni. Populli e vajtoi: Qaj moj Vlorë e qaj Kaninë/ Smaili shkoi Janinë/ I dërguan bujurdinë/ Të piqej me Rumelinë/ Dolën dervenët të prinë/ Tafil e Xhelili ynë/ Malo mos shko në Janinë/ Mos e beso osmanllinë/ Se të kan ngritur pusinë/ Zyliftari dërgoi kartë/ Ktheu  Ismail Bej prapë/ Drekënë në Zharovinë/ Darkën Brenda në Janinë/ U dhe selam e s’ta prinë/ Smaili u ngjit në shkallë/ Me pashan ballë për ballë/ Dy kobure pas ja dhanë/ Smail be o Smail be/ Miqësinë ku e le/ Koka jote në hejbe/ Pse s’more trima të mirë/ Trima si Halil Hysenë/ U vranë bashkë me bejnë[4]…  

       Kur e mësoi këtë ngjarje,  Tafil Buzi shprehu keqardhjen  në mënyrën më sarkastike, duke thënë  se si nuk u gjend një lab të merrte hakun e Beut të Vlorës, të vrarë tradhtisht nga valiu i Janinës. Ironia është së gjysma e shoqëruesve të Ismail Beut ishin lebër. Me këtë fjalë Tafil Buzi 

sikur i fshiu fare nga defter i lebërve këta lebër që nuk e mbrojtën dot Ismail Bej Vlorën.. 

       b- Zenel Gjoleka u prek në sedër nga kjo fjalë sidomos për faktin se ai ishte  një ndër 

rojet e Ismail Bej Vlorës të vrarë.  Kështu, me nismën e tij, në 1830, ndërsa ushtria turke po fushonte te rrapi në Shamar, në Bajkaj të delvinë,  hyn në çadrën e Reshit Pashë Derbihorit të cilin e vret duke e qëlluar me të dy pisqollat. Pas kësaj  i çon fjalë Tafil Buzit, siç thotë kënga: Dërgon Gjolekë spanoi[5]/ Tafil Buzit të mi thoi:/  Gjoleka s’e turpëroi/ Kaftanazin[6]e martoi/ Me të dyja  çe qëlloi/ Nxori pallën e shpëtoi/  Çau dyzetmijë e shkoi[7]/ /… [8].  Në Vlorë e pritën me nderime si një hero dhe i lidhën rrogë nderi atij dhe pasardhësve. 

           Krisma e kobureve të Zenel Gjolekës kur  vrau kaftanozin   ishte si rënia e rrufesë në fuçinë me barut. Vlora dhe gjithe rrethinat e saj u ngritën në këmbë nën udhëheqjen e vëllait të Ismail Bej Vlorës, Beqir bej Vlorës. Zyliftar Poda sulmoi dhe mori Beratin dhe Korçën. Shahin Delvina dhe Spiro Gjika çliruan gjithë Bregdetin dhe Delvinën. Asllan Kuca me 6 mijë luftëtarë mori Thesalinë. Veliko Jaçe  me Çelo Picarin morën Janinën dhe e mbajtën të rrethuar në kala djalin e Mehmet Pashës, Emin Pashën etj. 

      c-  Viti 1833 ishte periudha e represionit turk mbi shqipatrët. Burgjet e kalave të Beratit dhe Janinës u mbushën me familjarë të kryengritësve. Si përgjigjë kundër këtyre masave Tafil Buzi bashkë me Zenel Gjolekën  në prill 1833 rrëmbejnë dhe mbajnë peng dy funksionarë të lartë turq, Haxhi Agën dhe Hysen Beun si dhe vranë në Grebene Veli Aganë, si paraljamërim për fatin që i priste këdo që do guxonte të prekte shqiptarët e arestuar dhe të burgosur në Janinë e Berat ... Tafili me kapedanë/ Me  Zenel Gjolëkë labnë/ Në Grebene u ngren’ e vanë/ Të vrasin Veli Aganë 

/ Veli Aga Grebeneja/ T’u ngjinë nga penxhereja/ Plot me gjak t’u mbush shilteja[9]

       ç-Në këtë kohë Emin Pasha, Valiu i Janinës dërgon në Gjirokastër një ekspeditë ndëshkimore tyë drejtuar nga dy emisarë të lartë osman Hasan Beu dhe Tahsim Efendiu  me qëllim që të shtypej kryengritja dhe të kapeshin udhëheqësit e saj. Tafil Buzi, Çelo Picari  dhe Zenel Gjoleka dërgojnë në Gjirokastër  dy nga luftëtarët e tyre, të cilët i vranë dy 

emisarët turq[10].

              d-Në  frontin e Gruverit ku luftonin forcat kolonjare të drejtuara nga Demo Imço dhe golemasit e drejtuar nga Çobo Golëmi ndihma e rrufeshme e Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit nga krahu i Kakavisë ishte vendimtare për fitoren…Fol o grik e Peshkëpisë/ Fol ti Guverë e shkretë/ Fol fush’ e Palavlisë/ Me gjak u erdhë rrëketë[11]

        e -Në mars 1834 Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Mahmut Kollovi dhe Nurçe Toska pasi lidhën në Korfuz  marveshjen e aleancës greko-shqiptare  me Jani Koletin, Kryeministër i Greqisë zbarkojnë në Dukat të Vlorës….Erdhi karta nga Korfuzi/ Thonë doli Tafil Buzi/ Thonë se doli në Vlorë/ Me tre[12]bajrakë në dorë…

         ë- Në vitin 1834 bashkë me Tafil Buzin dhe Mahmut Bajraktarin niset të çlirojë Janinën, 

duke menduar se forcat turke do goditeshin edhe nga forcat greke, sipas marveshjes bërë në Korfuz 

me Jani Koletin, Kryeministër i Greqisë. Pala greke nuk hyri në luftime. Turqit pas pesë ditë 

luftimesh çanë rrethimin e forcave shqiptare. Atëherë doli kënga e famëshme….Ra një ves’ e 

zbuti dhenë/Ra Tafili Tepelenë/ Selam për Çelo Mehmenë/Thuaj të lëroj dervenë/Se do shkoj të 

djeg Morenë/ Do ta djeg se shkeli benë…Por në këtë kohë Shahin Delvina kishte lidhur marveshjen e mos sulmimit me Qeverinë Greke të Kapo D’Istrias, ndaj Çelo Picari e ndaloi Tafil Buzin. Madje pati edhe një përleshje të vogël mes forcave shqiptare si dhe një a dy të vrarë..

        f- Në vjeshtën e tretë të vitit 1834 mbahet Kuvendi i Beratit ku kryengritësit zgjodhën një kryesi me përfaqsues nga të gjithë krahinat kryengritëse. Zenel Gjoleka  ishte pjesmarës në Kuvend bashkë me Tafil Buzin..

      g- Në fillim të vitit 1836 Stambolli, duke e parë vehten në një situatë  tepër të vështirë 

para kryengritjeve shqiptare, shpalli amnistinë për gjithë kryengritësit shqiptarë. Spas marrve-shjes, administrate turke u tërhoq nga nëntë krahinat kryengritëse. Qëndra e administratës kryengritëse u bë Berati. Zenel Gjoleka ishte një ndër nëntë prijësat e kryengritësve.

        gj- Në vitet 1838-1840 Stambolli ndjek politikën e “kulaçit”[13]me Shqiptarët duke u dhënë atyre poste në administratën turke, sigurisht larg vendit të tyre. Kështu e fton Zenel Gjolekën bashkë me trimat e tij në Stamboll dhe e nis për në qytetin e Jufrës, pasi e “gradon” komandant të forcave të paregullta (vullnetare). Është koha që edhe Tafil Buzi dërgohet me shërbim në Irak ku siç thotë kënga: Arabistan[14]mbeç për lumë/ Ç’e gjet Tafil Buz’ hajdunë/ I dhanë Bagdat e Mosunë / Shkoi te Gjoleka në Jufrë[15]. Populli ligjëron:..Vanë more shokë vanë /Gjith ata burrat e parë/ Çelua[16]me Veiz Vasjarë/ Me Tafil Buzin me pallë/ Bashkë me Gjolekë lapnë/ Nashti duhen po ku janë/  Arbërinë shkret e lanë…

          h- Pasi rikthehe nga “shërbimi” më 1845 (që më saktë do quhet internimi), Zenel Gjoleka  me Çelo Picarin dhe  kapedanët e tjerë shqiptarë  dhe vendosin të organizojnë kryengritjen e përgjithëshme.Mbledhja e parë bëhet në vitin  1846[17]në Picar ku u mor vendim për të filluar luftën kundër Reformave të Tanzimatit.

        Ja si e pasqyron kënga ardhjen e Zenele Gjolekës në këtë kuvend ….Ra tërmeti e u tund 

mali / Na erdhi Çelo Picari[18]/ Vjen Gjoleka lab i Kuçe/ Fustani mbi gju hajdutçe/ Dyfeku me 

dyzet strufe/ Pall e larë me xullufe/ Pall’ e larë, vetëtimë/ E shkreta i rih pëqinë…. 

        j- Kuvendi i dytë i Besëlidhjes së Jugut u mbajt  në qershor[19]të vitit 1847 në Mesaplik  të Vlorës…Mesaplik të rrapi thatë/ Për një ditë e për një natë/ U mblodhën gjithë kazatë … apo Mesaplik te rrapi i thatë/ Vjen Gjoleka me armatë/ Bolen, Kuç e Kallarat/ …ku zgjidhet njëzëri komanda[20]  e kryengritjes…Në Kurvelesh tre nishanë/ Bëjnë harb me padishanë/ …Rrapo 

Hekali  i parë Gjolekë Kuçi me pallë/Hodua që mban kalanë[21]…”

      Është hera e parë që në krye të kryengritjeve  popullore zgjidhen njerëzit e vegjëlisë. 

Zenel Gjoleka u drejtohet me këto fjalë përfaqsuesve të fisnikërisë shqiptare, pjesmarës në Kuvend: “Në qoftë se ndonjeri prej jush do ta braktisë kryengritjen, atëherë ai do ketë të bëjë direkt me Zenel Gjolekën[22]”.

       k- Në 15 gusht 1847 krerët e kryengritjes i dërgojnë një letër Mbretin Oton të Greqisë për ndihmë material për kryengritje, ndihmë që nuk u erdhi kurrë. Letra u firmos nga 89 kre-rë të kryengritjes, në krye të të cilëve spikatnin emrat e Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit.

      l- Me këtë kryengritje u bashkuan edhe luftëtarët e Bregdetit…Vjen Himara si Rigatë/ Gjik e Leka me armatë/ Me trembëdhjetë[23]bajrakë….   apo kënga tjetër…Na erdhë trimat e Bregut/Të luftojmë për vatanë/../ Çorrajt me Foto Kopalë/ Qeparo Gjikë Thanasnë/ Dhe me kapedan Sokratnë (Leka)…

     ll-Kryengritja filloi në Kurvelesh me largimin e taksidarëveKurvelesh krye ngrini/ Gra e burra armë vini/ Nizam Turqisë mos i ipni/ Çu ngrenë o shokë çu ngrenë /Kuç, Kallarat e Bolenë / Treqint niviciotë levendë/ Gjashtëdhjetë Golëm qenë/ Progonat derë më derë/ Lekëdush ata që qenë/ Kërcyen në Tepelenë…dhe u përhap në gjithë Shqipërinë e Jugut Pastaj sulmuan Delvinën të cilën e morën. 

        m-Në këtë kohë komandanti i forcave turke në Gjirokastër i kërkoi një takim Zenel 

Gjolekës, por ky ju përgjegj se takimi mund të bëhej vetëm në praninë e një përfaqsuesi të huaj, 

në rolin e arbitrit.  

       n- Kryengritësit i kishin të pakta municionet, kështu që detyroheshin të manovronin në sulmet e pritat për tu marë furnizimet ushtrisë turke si në rastin e betejës së Peshkëpisë: Thëret Çelua me trumbetë/ T’u hidhemi  more Gjolekë/ Mos Çelo se s’ke fishekë/Se na leqe-ndisen djemtë /Bënë fushës tatëpjetë/ Gjenë Shahin Benë vetë/ I vin karvani si bletë/ Seç i morën xhepanetë…

        n.1-Nuk u mjaftuan vetëm me marjen e “xhepaneve”. Duke provokuar një sulm  të rremë 

mbi forcat kryesore të Shahin Beut dhe duke u tërhequr “kinse” të mundur aritën të tërheqin 

në kurthin e tyre forcat kryesore dhe vetë Shahin Beu, i cili me zor shpëtoi duke u tërhequr me 

një skuadër rojesh personale. Shahin Be o kokë mollë/ Mos e pandehe Mecovë/ Këtu I thonë Arbëri/ Që të zënë ti si mi…ose…Shahin be djalë dovleti/ Mbahu o Çelo Mehmeti/ Imdat është bregudetit/ Në Nivic ke Kiço Dhulë/ Që ësht’ i pari me vulë/ Ke gjysmën e vilajetit/ Që lufton me pallë sheshit….apo në betejën pranë Gjirokastrës ku kënga thotë… Në fsuhë në Gjirokastër/ Luftojnë burrat e gratë/ Nga Shën Triadha në urë/ I prishën gjithë taburë… dhe kënga tjetër….Erriu shokë erriu / Gjolekë mandileziu/ Ikni o turq se u përpiu/ Gjolekë labi me derte/ Djemtë çi bëre me vete/ O kurveleshasit tanë/ Me Gjolekën rrini pranë.

      n.2-Në betëjën e Terihatit (Dropull) shpartallon forcat e Ismail Pashës që kishin ardhur nga Gjirokastra për t’u bashkuar me forcat që vinin nga Janina.

       nj- Në luftën për marrjen e Gjirokastrës kënga jep një portret popullor të Zenel Gjolekës… Gjolekë Kuçi spanoi /Në Gjirokastrë kur shkoi/Fishekë e bukë kërkoi/Ndonjë të keqe s’punoi[24]….dhe në betejën pranë fshatit Dhuvjan më 28 gusht 1847 , ku me 1500 kryengritës, me një sulm të befasishëm natën shpartalloi ushtrinë turke që vinte nga Janina  me një forcë prej 5000 ushtarësh....Prishën pes’ tabor nizamë

      o- Në këtë kohë  lufta u përqëndrua në aafërsi të Vranishtit, në vendin e quajtur Horë , ku  turqit…N’ urrë të Brate u hodhë/ Mesaplik ngulën taborë/ Ngritën çadërat në Horë…

        Atëherë……Dërgoi Gjoleka njerinë/ Lumi e Bregu[25]lart të vinë/ Ç’u shkulën që në Kaninë/ Janua(Kumiu) me Margaritnë kun ë beteja… Gjikë Thanasi vet i pestë /Griu e vrau pesëdhjetë.

       p-Beteja e Grykës së Kuçi i ngjan betejës së Termopileve për nga trimëria…Gryk’ e Kuçit, 

gryk’ e keqe/ Njëmijetreqind dufeqe/ Ç’i mban Gjoleka me vete/ O Gjolekë a derëzi/ Qish nuk t’u trëmb ai si/ Nga një goxha Rumeli/ E bëre për lemeri/ Bjeri Gjolekë o burrë!/ Jo për mish po për lëkurë,…

       Në këtë luftë u ngrit edhe kënga lapidar… U trete Gjolek’ u trete/Duke i rënë asaj trumpete

Sos u përpoqe për vete / Po për gjithë vilajete. ..ose…Pse lëfton a derëzi?As për mua e as për ti/ Po për gjithë Shqipëri

       q- Jehona e kryengritjes kaloi kufijtë e Shqipërisë, dhe bashkë me të edhe emri i Zenel Gjolekës[26]Në Stamboll karta dërgojnë/ Se rajeja po luftojnë/ Që në Berat e në Vlorë/ U mbush vendi me taborë /Nuk dinë me kë lëftojnë / Me Gjolekë Kuçin thonë/ Gjolekë dhe Hodo Aliu / Në dorë palla çu ngriu…. 

         r-Forcat e shumta turke, armatimet e  reja dhe prapavija e organizuar e tyre bëri që forcat kryengritëse të shpërndaheshin. Zenel Gjoleka u strehua në shpellën e malit të Kuçe bashkë me një grup shokësh…Mbeti Gjonlekë “spanoi”/Mbeti vet’ i dymbëdhjetë/Dimrin në mal e shkoi/Sa u mbush pylli me fletë. 

      rr-  Turqit arijnë të  kapin rob djalin e tij, Myslimin dhe të shoqen. Në këto kushte detyrohet të dorëzohet. Internohet[27]fillimisht bashkë me shumë bashkëluftëtarë të tij në Stamboll,për tu rikthyer bashkë me Hodo Aliun për një epope tjetër..

 

 

 

 

…vijon….

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 



[1]Kreu studimet e para në Zosimea të Janinës dhe shkollën ushtarake në Manastir,… i mahnitshëm në kalërim..Ishte trup sportiv dhe i pashëm.  Forumi AL. 14.9.2012. Një këngë, duke evidentuar elegancën e tij në ecje thotë: Shkon një vajzë me gërsheta/ Tundet si të ish Gjoleka…

[2]Gjyshi i Ismail Qemalit.

[3]Pas realizimit me sukses të vrasjes së Ismail Bej Vlorës, është po ky pasha që më   9 gusht 1830 organizon Masakrën e Manastirit ku vriten pothuaj gjithë krerët e kryengritjeve shqiptare.

 

[4]shih edhe te Mexhit Kokalari “Trima të kryengritjeve popullore” fq 46-47.

 

[5]Spanoi- djalë i ri, pa i dalur qimja në faqe.. Sipas datlindjes së tij zyrtare (lindur në 1806) i bie që Zenel Gjoleka të ishte 24 vjeç kur vrau pashanë, por në këtë moshë nuk ishte…spanua…por djalë 24 vjeç. Në këtë moshe djemtë e Labërisë mbanin mustaqe dhe martoheshin..  Mexhit Kokalari (fq 48) thotë …ishte 18 vjeç…Kënga thotë që ishte …spanua….pa dirsur qimja mbi faqe, pra në dalje të adoloshencës që i bie 17- 18 vjeç. Kënga e popullitr nuk gabon asnjëherë prandaj mendojmë se është shënuar gabim datlindja  e cila duhet të jetë 1812 dhe jo 1806. Gabimi ndoshta buron nga kalendari. 

[6]Reshit pashë Darbehorin. Quhet kaftanoz se ishte i veshur me kaftan, një robë mëndafshi  e stolisur, me gëzof  ose jo nga brenda, qe e mbanin veshur zyrtarët e lartë turq ose burrat e shtresave të larta, një tip pelerine e hollë..Në Labëri përdoret edhe shprehja….kaftan mbi kadife… që do të thotë luks i madh, veshtje e shtrënjtë dhe fine.Një numër studiuesish gabimisht e konsiderojnë si emër njeriu madje i shtojnë edhe titullin aga. (Kaftanoz aga -M.Kokalari etj). Disa  e quajnë gabimisht Reshit Pasha ose beu.

[7]Në një variant tjetër janë edhe vargjet… Të fala nga Smail Vlora/ I ra filxhani nga dora.

[8]G.Zilja më 30.6.2017  ka publikuar këtë variant:Dërgon Gjonlekë spanoi/Tafil Buzit të mi thoi/Gjoleka s’e turpëroi/Manastir vate qëndroi/Kaftanazin e martoi/Vallë ç’i tha kur e preu/Të fala nga Smail Beu/Me të dyja çe qëlloi/Te një plak vate qëndroi/Me grurë se çe mbuloi/Pesë lira i pagoi. 

 

[9]Botim Instituti i Folklorit…Këngë Popullore”….Shih dhe te M.Kokalari “Trima…..”fq 70

[10]Shih edhe te M.Kokalari “Trima….” Fq 72

[11]Shiç shihet, citojmë faktet historike duke u bazuar te këngët e popullit për Zenel Gjolekën dhe  nuk zgjerohemi edhe me betejat e tjera.

[12]Tre bajrakët ishin Zenel Gjoleka, Mahmut Kollovi dhe Nurçe Toska.

[13]Në vitin 1838 Çelo Picari dhe Veiz Vasjari ishin emëruar “derven agasi”(roje të shtigjeve ku kalonte rruga.. U erdhi ftesa nga Stambolli për të biseduar për problemin e taksave dhe rekrutimin ushtarak. Këta shkuan, por turqit u përpoqën ti bënin për vete.Me qënë se këta nuk u bindën arestohen dhe internohen në Konjë të Anadollit. 

[14]Shih referencën nr 25

[15]  Qëllimi ishte eleminimi fizik i udhëheqësve shqiptarë.. U tentua helmimi i Tafil Buzit. Ndoshta te ky “gradim” i sulltanit gjejnë argumentin disa studiues kur thonë se Zenel Gjoleka ishte….ushtarak i lartë turk. Mendoj se nuk është nevoja për replikë…

[16]Çelo Picari pasi u emërua derven aga bashkë me Veiz Vasjarin, u internua në Konjë.

[17]Në vitin 1846 është bërë edhe një kuvend tjetër në Progonat. Jaho Cana Tema dokt. Fq 118

[18]Kryengritësit e internuar si Çelo Picari me shokë  u falën nga sulltani në 1845.

[19]K.Frashëri thotë në 15 Maj 1847. Autorë të tjerë thonë  në fillim të korrikut 1847. Ndoshta ngatëron  kalendari allaturka i kohës.

[20]Për të drejtuar kryengritjen… u zgjodh Zenel Gjoleka J.Cana veper e cituar fq 119

[21]Rrapo Hekali drejtonte kryengritjen në Mallakastër e Berat, Zenel Gjoleka në Kurvelesh, Labëri e Bregdet dhe Hodo Aliu në Gjirokastër e Delvinë.

[22]Në këtë shkrim kufizohemi vetëm me veprimet që lidhen direkt me Zenel Gjolekën dhe jo veprimtarinë e gjithë kryengritjes.

[23]Trembëdhjetë fshatrat e krahinës së Himarës

[24]Për herë të parë botuar te Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos 1881. Konsultuar edhe me G.Zilen “Gjolek e Hodo Aliu&rdq

Comments (3 posted):

A. Hysi on 11/06/2019 20:40:00
avatar
Shkrim që duhet vënë teksteve shkollore!
Përherë i arrirë z. Mërkuri, ky studim është rrëqethës dhe çdo pjesë përligj me më të mirën e mundshme, pritjen!
Qofshi gjithmonë mirë e me energji!
Respekt!
Faleminderit Fjala e Lirë që e sollët për lexim!
Timo on 12/06/2019 09:30:42
avatar
Faleminderit A.Hysi per vleresimin e shprehur. Mirenjohje per ju .
faruk myrtaj on 13/06/2019 02:17:11
avatar
Lufta persose Paqen. Historia plotesohet prej te gjalleve. Ata qe e shkruajne apo rrefejne bemat, jane pergjegjes ose inspirues per ate qe vijon. Gjithkush qe ndjek linjeJeten e Zenelit, brenda memorieve qe sjelle Mwrkuri, sikur mezi pret edhe ai qe mosShpetimin e Bej Vlores, heroi ne fjale ta shlyej me nje balade tjeter! Edhe populli keshtu pret: gati e ka kengen, rimat, baladen...!
Mendojme per nje moment tere Historine shkruar si vijim kengesh te tilla...!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1