Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | Sot “Djemtë e Vokrit!” filluan të shkruajnë historinë e Kosovës së Futbollit

Sot “Djemtë e Vokrit!” filluan të shkruajnë historinë e Kosovës së Futbollit

image Sot “Djemtë e Vokrit!” filluan të shkruajnë historinë e Kosovës së Futbollit

Sot “Djemtë e Vokrit!” filluan të shkruajnë historinë e Kosovës së Futbollit

 

 

Nisi tashmë të shkruhet. E hënë, e dhjeta ditë e qershorit të 2019-ës. Nisi të shkruhet në të gjelbër. Nisi në mjedisin e zhurmët. Aty ku patriotizmi luan me zemrat e atyre që shohin topin e rrumbullakët ndryshe nga sa kuotohet dhe kuptohet. Pikërisht nga ata që u quajtën sot “Djemtë e Vokrit!” U shkruajt aty ku vrapi i fushës së blertë u bë sinkron i vrapit të miliona shqiptarëve që vrapuan sa fizikisht dhe mendërisht për të qenë aty ku filloi të shkruhet bukur dhe gëzueshëm Historia e Futbollit të Kosovës. 
Dhe kështu vrapi udhëtoi nëpër kampuset e këtij universiteti që prej kohësh prodhon talente. Talente! Sot ishin “Djemtë e Vokrit!” Zelli dhe vullneti i tyre më preku, e më preku dhe më delegoi në stacionin e ri të sapoduartrokitur të vlerës së Futbollit të Kosovës. Unë e kuptova si një rregull dhe vrapova derisa vizioni im ishte zhdukur e vendosur në mes të fushës së futbollit, aty në të gjelbrën e barit në stadiumin e Sofjes, ku tifozëria mori frymë thellë dhe kundërshtari vendas u përpoq të merrte frymë.
Dhe unë bërtita dhe u betova me skicën time ku pashë se mendimet u thyen në një kanavacë, ku arti i sportit kërkonte artin e shkrimit. Tashmë gjatë gjithë ditës tjetër unë vetëm do të flas… Do të flas…
Natyra dhe Fuqia e Natyrës, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë e drejtë e vonuar. Fundja më mirë vonë se sa kurrë. 
Asnjë nga vëllezërit e motrat e largëta dhe të afërta që mendojnë se patriotizmi është edhe në shall, nuk pushuan së bërtituri nga gëzimi, treguan hapur se patriotizmi duhet të trajtohet edhe me shënuesit e fushës. Të gjithë janë të gëzuar. Është detyrë e tyre të kenë të drejtë të zhdukin atë që pjesës tjetër të Kombit shqiptar i ishte mohuar. 
Dhe unë bërtas, bërtas me ta për shënuesit, Rashicën, Murriqin, Elbasan Rashanin …, bërtas për fitoren e kosovës, për ekipin. 
Të gjithë bërtasin ende nga gëzimi. Vlerësimi është i merituar, loja tashmë nuk është më e fshehur dhe ajo është madje loja e orëve që luhen edhe jashtë fushës së blertë. E prek, eh e prek. Është jo vetëm thjesht një fitore që preket, por që të prek me dëshirën më të fuqishme patriotike edhe si një formë diplomacie për tu thënë edhe të tjerëve, madje edhe grekëve, edhe spanjollëve… edhe të tjerëve, që nuk e kanë njohur Kosovën, vraponi sikurse vrapuam ne në fushën e blertë të na njihni Pavarësinë. Ne ju premtojmë se edhe ju një ditë do ta kuptoni sikurse Ylli i Futbollit Bullgar, Berbatov që tha: “Më mahniti Kosova!” 
Çka është natyra e futbollit? Çka është fitorja e Fushës së Blertë? Shteti origjinal? Shteti perfekt? Shteti i dedikuar të forcohet edhe mes artit të bukur të lojës me top.
Natyra e Topit, tashmë dhe dhurata e Zotit, duartrokitja dhe kënga bashkë për fitoren e Kosovës. Kosova, pra edhe Kosova e Futbollit, tashmë ka mësuar. Është plot dituri. Dhe dihet se Dituria është fuqi. Fuqia tregoi edhe në Sofje se asnjëherë nuk është e humbur. Dhe e gjitha është në këmbë. në këmbë për të festuar dhe fitore të tjera… Po. Në një kohë të thyer, burrat e Kosovës nuk e kishin këtë rast, edhe kur e kishin të Madhin e të papërsëritshmin Vokri, por tashmë të gjithë e kanë privilegjin e “Djemve të Vokrit”. Kjo pjesë nuk u thye. Ndërfaqja e gjuhës dhe mendjes, iku me vegimin e skuqur. Dëgjoni. Urtësia kurrë nuk bërtet, ju e dini. Por fitorja pritet më britma deri në Qiell. Faleminderit o Zot për ditët që u fale shqiptarëve të tregojnë veten dhe aftësitë e tyre. Faleminderit djemve meritorë! 
Meritorja e tyre u tregua dhe me fanellën e ngritur me numrin dhjetë në respekt të Zenelit. Një fitore që iu dedikua edhe atij…Pra nisi të shkruhet… Jo vetëm si fitore 3:2 ndaj Bullgarisë në Sofje, por si një njohje më e madhe e Kosovës së Futbollit në arenën e madhe të kësaj loje mjaft popullore në Botë.

Comments (4 posted):

viron kona on 11/06/2019 11:44:42
avatar
Falenderimi i ndjere dhe i bukur i Fatmir Terziut:"Faleminderit o Zot per ditet qe u fale shqiptareve te tregojne veten dhe aftesite e tyre.Faleminderit djemve meritore!"-Nje thirrje ngazellyese qe buron sot nga zemrat e miliona shqiptareve, qe tregojne vetveten cdo dite dhe ne cdo skaj te rruzullit, ashtu si dhe e tere bota e qyteteruar, duke harmonizuar mendjen dhe veprimin me zhvillimet dhe perparimet njerzore.
Futboli i Kosoves, nje krenari qe na mbush me besim, por dhe nxit shpresa dhe deshira te tjera per te ecur edhe me perpara.
Faleminderit! - themi te gjithe ne korr dhe me nje ze te fuqishem, dhe i urojme atyre djemve te mrekullueshem fitore pambarim, ashtu sic e meritojne perpjekjet, talenti dhe energjite e tyre, profesionalizmi, mjeshteria dhe sedra e vyer kombetare.
Nje artikull i bukur nxites i Fatmirit, nje fitore e merituar e skuadres sone.
Urime, pergezime dhe falenderime,
Viron Kona
Abedin BAJRAKTARI on 11/06/2019 21:35:00
avatar
Falemnderit Fatmir Terziu per artikullin e shkelqyeshëm dhe me te vertete e ‘prekëm’ këtë fitore edhe ate ndjeshëm bile!
Shpresoj që gëzimet të vazhdojnë edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë.
Suksese të mëtejshme !

Abedin BAJRAKTARI
Odise on 12/06/2019 06:57:31
avatar
Më gëzon fitorja ashtu si ç'do shqiptar për Kosovën tonë...
Je një shkrimtar universal i nderuar mik Fatmir Terziu.E keni përshkruar me shumë emocione fitoren. Urime futbollistëve!
Resmi Corbaxhi on 07/07/2019 12:26:20
avatar
Faleminderit djemve te Vokrrit. Faleminderit z Fatmir per kete shkrim interesant qe kap faqet e Fjales se lire Nuk eshte thjesht nje loje futbolli Eshte me teper Shqiptaret lene gjurme kudo si emigrante qe ingranohen me jeten europiane si artiste, muzikante, por edhe sportiste Ne ndihemi krenare kur ne stadiumet europiane djemte shpalosin spektatel kur valviten flamujt shqiptare kur degjojme “Oh sa mire me kene shqiptar” Faleminderit edhe nje here djemve te palodhur qe na dhane kete kenaqesi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1