Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | Qëndrimi në heshtje

Qëndrimi në heshtje

image Me shkrimtarin dhe mikun e nderuar Reshat Kripa ... nuk mund te ehshtesh lehte

 

Qëndrimi në heshtje

 

Në atë pikë heshtja duket absurditet. Edhe pse të flasësh me zë të ulët është kulturë, është respekt. Respekt për Njeriun..., që ka orën, minutat, ... kohën për gëlltitjen e kafesë “ekspres” në heshtjen e zhurmshme të brendësisë së tij. Dhe në këtë heshtje të habitshme, që duket disi e shtirur (hutaqe nga prania zhurmuese e heshtjes së brendshme), teksa pritja të sjell në sy atë që ti ndoshta e kërkon ende në numrin e celularit, pas të cilit shprishet heshtja e përkorë. Dhe sytë në atë heshtje gërmojnë përtej kohës së momentit, përtej filxhanit të kafesë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë... Sytë ... sytë tanë?!

Ndonjëherë sytë tanë nuk shohin edhe pse janë të hapur. Me ta bëhet gabim. Me sytë zmadhohen dhe zvogëlohen gabime. Gabimet janë shumë, por për përuljen tonë, më saktë për të pranuar gabimet me sy, ajo që lidhet me gabimet e tyre është pak dhe larg në këtë pikëtakim me një mik dhe Njeri të lidhur me shkrimet dhe krijimtarinë, me një Njeri që heshtjen e ka diku larg. Kjo është thjesht një heshtje mes heshtjes së pakuptueshme që vjen nga pauza e syve, nëse ndodh të shihet në moment flashtja e hutuar e tyre.

Dhe sytë shkojnë përtej xhamave të ndukur me frymëra të panjohura, të një geni të lashtë Ilir, ku menjëherë rifillojnë profesionin e tyre të piktorit të gjinisë kundërshtare që lëviz e shkopsitur, e lirshme në kahjen nga dhe pas pemëve me shtat të hedhur gjatë heshtjes së gjatë kohore. Dhe shtriqja e trupit kapërcen dimensionin e tjetrit që bën revoltën e rastit. Si zakonisht në heshtjen e mistershme. Dhe aty absurdi i heshtjes lexon kalimtarin tjetër... Mbijetesë. E ngarkuar me molën e dhimbjes, që gërryen pensionin e shukatur lehtë në xhepa të lodhur prej arsyeve.

A mund të mbijetojmë vetëm për nevojat tona në vend të dëshirave tona?

A e di më së shumti këtë heshtje vetë dallimi i heshtjes?

Pra, shumë gjëra në jetë i marrim edhe nga një kënd-heshtje të rastit si të mirëqena.

Pse është kaq e vështirë për të komplimentuar gjërat e bëra ende aq lehtë për të treguar të gjitha që ju i besoni se janë të gabuara?

Bota siç e përdorim në raste të tilla, është bota për të ditur, është e tillë se ishte ajo botë që na hutoi dhe huton ende heshtjen plot morale, sjellje dhe respekt. Nëse kemi qëndruar të gjithë njësoj në këtë aspekt!

Bota siç e njohim sot është e mbushur me vrazhdësi, urrejtje dhe dhunë. Bota na gëlon me të kaluarën, na prezanton të sotmen dhe na asht në brinjëtherrje. Diku mbetet të lexohet nga Njeriu, ... se Njeriu përdoret, keqpërdoret, keq... Po vetë një Njeri?

Një njeri përdoret për të qëndruar për atë që ai besonte dhe fjalën e tij, për nderin e tij.

Tani ai qëndron prapa asgjësë dhe nuk flet asnjë fjalë të asaj që ai beson, apo edhe nuk ....nuk e thua dot se nuk e beson.

Kush e bëri botën siç është sot, unë e pyes, ashtu siç e di tashmë përgjigja e Njeriut të shumëvuajtur, të urtë e të zgjuar, të durueshëm e të respektuar, shkon në një shtrat që heshtja e zgjon... dhe heshtja pos tij flet.

Është e lehtë të fajësojmë “udhëheqësit” tanë, fqinjët tanë ose gjeneratat para ose pas tyre, por miqtë e mi, vëllezërit dhe motrat e mia, nëse të gjithë e flasim të vërtetën, ashtu siç e njohim, ju dhe unë natyrisht nuk kemi heshtur, natyrisht sot, nesër e gjithmonë do të themi duke e kuptuar heshtjen tonë intelektuale, akademike, thjeshtësore, njerëzore, “ndryshuam këtë botë kur qëndruam të heshtur”.

I dhashë një paradë sforcuese syve dhe pashë heshtja kishte zbritur thjesht në celularë... udhëtohej masivisht nga tre breza të heshtur në Tiranë, në Facebook, SnapChat, Instagram... sytë i fshija sa hërë më sillnin librat që prisnin të dhuroheshin ndanë... Librat kishin heshtjen e tyre të largët, të afërt, të ngarë, të mbanë dhe e struknin aty në gjirin e tyre pranë. A kishte vërtet heshtje në atë kënd, në atë anë? Ishte thjesht qëndrimi në heshtje. Në heshtje... për çfarë?

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1