Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Prespektiva kazan-bilbil

Prespektiva kazan-bilbil

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Prespektiva kazan-bilbil

Dr Fatmir Terziu

 

U tha se kishte shkuar disa vite më parë, se të jepej lajmi zyrtar i ikjes së tij. Gjashtë,  mendova, se u thanë... (Një ditë e zakonshme. Ndjenja e uritur, por ishte duke bërë mirë për të shuar urinë) ... kur kuptova se mund të hiqja qafe foton e tij.

Mendova se ishte domosdoshmëri. Edhe ndjesia ime mendonte se ishte një ujdi. Një fotografi që s’të qas në të, nuk është një dhuratë për kujtim dhe sigurisht që nuk ka asnjë trashëgimi. Unë nuk do ta shkarkoja atë te fëmijët e mi. E hoqa qafe.

E ribojatisa murin ku kishte mbetur hija e asaj fotoje. Bleva një televizor të ri. Do të duhej të shkonin shuma të konsiderueshme të parave që i mbaja për një ditë ndryshe? Nejse ajo ishte bërë tashmë. Mendova se ishte komode …, ndërsa sytë pas gjithë atyre viteve hapeshin disi më të lirshme në ekranin e ftohtë që pikëtakonte sërrish Botën.

E aty, sytë zhyteshin thellë e më thellë dhe kër(ko)nin të gjenin e të rigjenin. 

Aty të gjeta ty në të çarat e dimrit midis frymëmarrjes së ajrit të ftohtë si një dragua, në atë të ftohtë të së mbarsmes pasdite. Unë u betova se sytë ishin oqean, dhe unë mund të shihja deri në Evropë. Keni mbajtur librat tuaj si një mburojë që ruan gjoksin tuaj dhe ju keni prezantuar veten si një mbret. Ne folëm për Bukovskin dhe Frostin në mes grykërave të ujit të vakët. U rrita në dashuri me çdo pauzë që më (ri)mori dhe çdo herë që heshtjet rrahën zemrën shumë e më shumë. Isha i befasuar që nuk mund ta ndjeja ende dhimbjen e kohës që shtronte tryezën.

Më tregove plagët në këmbë dhe krahë që kishe marrë gjatë viteve. Të kishin hedhur nga një majë në një pellg lotësh. Mbete ashtu, duke treguar, ndoshta fare rastësisht deri kur u zgjova atë mëngjes. Dhe që nga ajo kohë ju keni hequr një tumor nga gjoksi. Ju më thatë të mos ndihesha keq për ju dhe mos të ushqeja keqardhje për shkak se keni qenë plot vite në një udhë të paudhë.

Kaluam njëzetë vitet e ardhshëm duke u thënë sekreteve, herë dilni nga dhimbjet e skutave e herë strukuni nga ku dhe ku jeni duke dalë. Ju më thoni se unë isha personi i parë që ju keni ndjerë rehatinë tuaj për një kohë të gjatë. Ju më puthni në mënyrë të heshtur dhe ngadalë, diktoj frymëmarrëzi, se puthja ishte thjesht një hije … ishte si frymëmarrja nënujore. Më fal, nëse kam tingëllimë egoiste, por nuk mund të qëndroj më nën ujë dhe nuk mund ta mbaj frymën për një eksperimentim të dytë. Kam duruar ujësinë  e lotëve të tre brezave të ndëshkuar për hir të Fjalës…, lirisë së saj në Atdheun tim dhe tëndin, nëse e keni harruar. I dhashë të gjitha dëshirat dhe lutjet e mija atë natë. Kam shkruar poezi në lëkurën tuaj. Poezi që mendoj se i kemi krijuar (të gjithë bashkë në rrjesht-kolonë) kur duart tona kanë prekur vetëm hijen e dhimbjen:
“ Ishim Ne… 

Ne me të madhe shtypi.

Ishim “Ne … të”. 

Dhe jetuam ashtu si “Ne …të!”

Ne zbuluam dhe gërmuam male dhe hëngrëm misërniken tonë edhe të shtunave, edhe të dielave deri vonë pasdite, ku këndonim bashkërisht për atë që … na ndiqte, që na pushtonte… Po ku ishte? Llogorja jonë na hëngri me njëri-tjetrin të gjallë!  Ne vrapuam nga shiu (dhe ramë në breshër) kur pamë që retë rrotulloheshin, heshtnim dhe luanim me të vërtetën se s’guxonim për të drejtën e saj. Dhe aty nën shi lotësh ju këndonim dhe ju premtonim se do të ju donim përjetësisht patjetër, edhe nëse do të mbeteshim të verbër…:

“Eh, tashmë në poezi… 

duhet t’ju ngas me një lugë 

derisa ky veprim nuk është më romantik, 

por i domosdoshëm… koha furrë.”

Ishte një kohë Tjetër, një kohë në priskë të mëngjesit kur po përjetonit dhimbje. Ju çova në spital. Dashuria jonë ishte si një hije që mëson të hedhë valle për herë të parë, nga këmbët e të zotit të vet, por në një vallëzim të ngathët.

Ti nuk e dije se si duhej të më mbash më mirë, sepse ti ishe i zënë me mbajtjen e listave të gjata të urrejtjes njerëzore në duart e tua. Kur i shoh këto letra, mendja ime humbet fokusin dhe të gjitha ato fjalë formojnë një turbullirë të madhe dhe bëhen një mal i madh ku retë nuk i ndahen nga koka.

E fika TV atë natë dhe në fakt ne edhe në erësirë ishim vetëm duke shikuar njëri-tjetrin. Ishim zezërimë e ndezur. Ne ishim të dy piktura boshe dhe piktorëve të bllokuar nga lista jote e urrejtjes për herë të parë, e pandodhur ndonjëherë u lëvizi lirshmërisht peneli dhe spatula. Atë natë kemi paketuar një valixhe dhe shkuam të gjithë në drejtim të Detit. Bota nuk ishte shumë larg, por nuk mund të isha më pranë teje për të parë që të ecje përsëri krenarisht e sypatrembur në atë vend, të hidhje vallen në gojë të ujkut aty buzë Adriatikut.

Ishte e ftohtë dhe ishte e diel. Dallgët u përpoqën me çdo gjë që mundeshin, por tashmë ishte një ujësi shumë e madhe dhe ju përfunduat atje. Miqtë e vjetër ishin gjithmonë të hidhëruar, koha nuk shkonte më pas, por stuhia si një stuhi tashmë kishte shkatërruar gjithçka që e ardhmja mund të mbetej perspektivë jete, për të mbajtur jetën në sytë e njerëzve. Sytë e tu ishin të pangjyrë dhe duart ishin tepër të trishtë, ishin bota joeksistuese, bota jote mjaft e vogël për të mbajtur diçka të paktën brenda. Zemra ime po shpërthente nga gjoksi im dhe pëllëmbët e mia po lëkundeshin duke mbajtur fort dhimbjen dhe urrejtjen. Ndihej sikur po mbaja një tërmet.

Kam qenë pa moshë atë çast.

Por gjithnjë ishte shumë ftohtë për të shkuar diku ku të gjeje pak ngrohtësi dhe aromë lulesh, madje edhe të gjitha lulet ishin zhdukur me shpresën të vinin deri në pranverën e ardhshme. Sepse tani do të të kthej në jetë vetëm me fjalë dhe shpresoj të mos të harroj të tregoj për atë që na ndohi të gjithëve në atë Dimër të madh… ekspertimental. 

Ti ike. Ike vëret mes lotësh. Të gjithë të qamë… të qamë ndoshta nga dhimbja apo nga një dashuri ndryshe… Nuk e di ende teksa të shoh në ekranin e Televizionit “Klan”, kur të magjeps Blendi Fevziu. 

Tashmë një dashuri tjetër është shumë larg për të parë dhe vizioni im është i paqartë, por nuk dua që ajo të jetë e qartë në skutën intriguese të Fevziut. Sepse kam frikë se edhe njëherë do të bëhem shumë egoist, sepse nuk mund të pres përgjithmonë për dritën, sepse errësira është shekuj larg dhe nuk jam gati ta shoh atë anë të jetës sime. Por kur e nesërmja filloi pa ty, mendoj se hija jote mbeti diku në mur, në atë shtëpi, sepse, të dashurit e tu të braktisën, e gjithë ndjesia, dashuria, dhimbja, ekzistenca jote u bënë pluhur dhimbjesh, dhe pluhuri është zhdukur. Është zhdukur?

Le të lavdërojmë kohën kur kemi kohë për të parë Televizionin e Fevziut, që na rikujton për të mos harruar. 

Duke parë nga udha shkëmbore në të gjithë shkëmbinjtë e lartë dhe detin e trazuar, varrezat nuk duken më shumë se një grimcë gri e butë në skajin e dhimbshëm të qytetit.

Nëse mund ta riktheja dhimbjen dhe trishtimin tani? Gjithçka ndryshoi.

Fantazmat ekzistojnë. Ata ulen në karrigen boshe dhe flasin kazan-bilbil. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1