Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ESE | NE JEMI SHQIPËRIA

NE JEMI SHQIPËRIA

image Fatmir Terziu

NE JEMI SHQIPËRIA

Nga Fatmir Terziu

 

Ne jemi Shqipëria. Dheu, Deti, Guri, Mali, Fusha, Lumi, Liqeni, Qyteti, Fshati, Vendi, Harta e Copëtuar, ne jemi njerëz mikpritës me një buzëqeshje në fytyrën tonë. Ne jemi tradita shekullore e “Besa”-s. Ju mund të na rrihni, na keqtrajtoni dhe na fryni në veshët tona fjalë që i keni huazuar nga vetvetja në të shkuarën tuaj. Ne i kemi patur të gjitha më parë. Ndaj dhe nuk banojmë në Toka të huaja. Ne jemi pika strategjike e Europës, ku uji dhe toka puthen në të gjitha ditët, ku rrugët të gjitha aty kryqëzohen, ku ajri aty merr jetë, ku fryma aty lind dhe formon jetësi, ku buka gatuhet dhe vjen erë të mirë. Ne jemi arti dhe vlera, ne jemi shkenca dhe e vërteta, edhe pse këto flejnë në sirtare të vjetra, të vjedhura, të djegura, të shkelura, të shkatërruara nga duart tuaja. Ne jemi kampionë edhe me Flamurin tuaj. 

Ne jemi… Shqipëria! 

E bukura, e patjetërsueshmja, më e mira

Ne jemi një Komb, një qëndrim

Edhe pse duart tuaja na kanë ndarë me qëllim…

Ne jemi… Shqipëria! 

Ne jemi… Ilirë! 

Ne jemi … Arbërorë! Nga ky truall i ndershëm, Njerëzit, Dashuria, Tradita e vjetër e gurit dhe e drurit, Punëtori, Shpirtmirësia, I huaji, Sofra, Pritja, Vlera, Kënga, Vallja, Kafshata e ndarë me Tjetrin! Qoshja e huazuar për Mikun! 

Ne jemi Kromi, Qymyrguri, Nafta … pluhuri dhe balta, Bujqësia dhe Blegtoria, Djathi, Gjalpi, Mishi i Freskët, Domatja, Patatja, Gjiza, Qepa, Prasi dhe Hudhra e Njomë…, Kloni me Tela me Gjëmba, Pranga, Propaganda, Joliria … ne jemi kur duhet të ishim e gjitha që kemi qenë. Dhe prapë mendojmë se jemi kur na duhet të jemi. 

Ne jemi… Shqipëria! 

Ne tashmë protestojmë. Ne tashmë bërtasim, ngremë zërin, flasim, shajmë, shesim, blejmë… edhe vetveten. 

Çeliku, pambuku, që prej kohës kur harronin oxhaqet të mbanin radhën e tymit, janë tashmë në duar të Tjetrit. Dhe Tjetri tashmë flet në oxhaqet tona, me Tymin dhe dhimbjet tona me valutë të majme. Hajde fundja, ne jemi Shqipëria. 

Ne jemi… Shqipëria! 

Vendi ku flet vetëm ikja, varfëria, pleqëria… sigurisht edhe pasuria, edhe Rinia. Të pastrehët, Emigrantët, Listat Sociale, Të Aksidentuarit, Pazaret … janë të gjitha itineraret. Mos harrojmë dhe varret!?

Gjyqe. Gjykime. Vrasje. Ikje në Drejtim të Paditur. Banda. Kapja… Drejtësia?! Masakra në Familje. 

Ne jemi Shqipëria? Ne jemi Shqipëria? 

Ne jemi Shqipëria? 

Politikanët tanë thjesht e kanë humbur atë çelës. Me të gjitha pamjet që ka ky vend … është diçka që njerëzit nuk e dinë vërtet. Shqipëria është vendi ku kanë lindur dhe janë rritur mjaft nga ata që Ju atje i keni duartrokitur.

Ne jemi Shqipëria, vendi, ku ujqërit pikturojnë dhelprat dhe duartrokiten bashkë në ekspozitë. Vendi ku të gjithë grinden për një biletë jashtë Teatrit dhe bëjnë teatër pa biletë. Vendi ku komedia nuk mbetet profesionalisht e keqe, por mjaft e mirë, për ata që qeshin pa fytyrë. Ne kemi një model mjaft qesharak. Qeshim me modelin tonë të pafjalë. Shesim mend në restorant, por në shtëpi na mjafton bukë me dhallë. 

Fasule. Trahana. 

Me të dyja bëjmë hata. 

Mos të harrojmë mishin e thatë, pastërma. 

Njeriu i sotëm kishte një arsye tjetër, për shumë të tjera arsye për të thënë vetë arsyen.

Ne jemi Shqipëria dhe ky është vendi më i bukur e më i dashur për mua. Dhe një Ilirian krenar që jam, i lumtur vazhdoj të jem. 

Unë gjithnjë ulem në një kafene dhe qëndroj duke parë njerëzit të kalojnë nga hija e qasja e mysët e qelqtë. Ata janë jo të gjithë në të njëjtin nxitim dhe pyes veten pse? Pastaj shoh një njeri të biznesit. I gjithi në një kostum tre copësh, pas dhe para tij dhe djalë i pastrehë që është duke numëruar thithmat e puros së tij. Ka plehra rruga dhe shtëllunga të tjera… ajo është pirja e duhanit që u shkon qafe avujve në kafe. 

Po bie shi, me shi është lagur edhe shtesa e kafenesë në trotuar dhe ajo po bëhet akoma më e lagur nga pështymat që i dalin britmave të harbuara të “pronarit”. Ai është i shqetësuar për paratë për të paguar borxhin dhe ndaj mallkon shiun që ia lagu dhe ia përzuri klientët e përditshëm. Eh, kafeja, kafeneja… Kafja.

Muhabeti. Thashëthemi. Llafja. 

Ne jemi Shqipëria dhe ky është vendi ynë i shtrenjtë, i dashur mos e humbisni ardhjen tuaj, ne nuk duam as veten, asnjë më shumë se Tjetrin. 

Ne jemi Shqipëria, ne jemi të zhytur në traditë, po lëmë vende të tjera pas, vetë mbesim në këmbë, përditë. 

Nuk ka konkurrencë, por gjithnjë dikush (na) hap një gropë. Ne jemi Shqipëria kemi vite të tëra që habitemi: Jemi apo s’jemi në Europë?!

Comments (11 posted):

Perparim Hysi on 30/03/2019 17:37:13
avatar
Një shkrim me vlerë si një kambanë për të shkallmuar veshët me dyllë të politikanëve që,për hundën e tyre, e nxin Shqipërinë. I ke vënëpikt mbi i.
Ilirjana Sulkuqi on 30/03/2019 17:42:09
avatar
E lexova me një frymë dhe m'u shtrydh shpirti.
Skaner që s'ka specialist ta deshifrojë.
Parafytyroja Shqipërinë tonë si një zemër të madhe, shumë të sëmurë, i ndjeja rrahjet, ekstrasistulat dhe gulçimat ...
Nuk ke lënë asgjë pa permendur, I dashur Fatmir!
A do të gjejmë vallë mjekimin e duhur ta shpëtojmë Shqipërinë tonë?
Petraq Kote on 30/03/2019 17:42:55
avatar
Pershkrim dinjotoz i denjesise sone, ne deftoren koherente. Cte te theme per ty?!
Vec te perqafoj!
Nexhi Baushi on 30/03/2019 17:44:02
avatar
Vërtetë ky vend ka burra të mençur të mirë, të dashur e që doni çdo gjë shqiptarçe. Dhe një nga të paktë jeni ju që me mesazhin që përcillni na mbushin me jetë e shpresë. Po ju profesor, ne të gjithë që e duam si sytë këtë dhr jemi Shqipërija me gjithçka ka ajo brenda saj që në lindi mësoi edukoi, na deshi e që shumfish duhet ta kthejmë siç thonin rilindasit një Zonjë të rënde. Duke lexuar mesazhin tuaj themi dhe shpresojmë ta bëjmë këtë dhr. Një mesazh i mrrkullueshëm ky që më dërguat o njeri i mirë. KOMPLIMENTE PA FUND!
Marjeta Musaraj on 30/03/2019 17:44:47
avatar
Shume reale dhe domthense. Te lexojne plerat tane qe e shkaterruan kete vende
Melita Muca on 30/03/2019 17:45:35
avatar
Ese , shumë e bukur dhe tepër emocionale , i nderuar profesor! Mëse e vërtetë ! E vërtetë, pasi këtu në Shqipërinë tonë të shtrenjtë , vlerësohet më shumë kutia e ambalazhit, sesa përmbajtja e saj, vlerësohet më shumë varri, sesa i vdekuri...Vlerësime dhe respekte, edhe pse nuk njihemi nga afër...!
Lejla Gorishti on 30/03/2019 17:47:43
avatar
......eshtë ai që nuk ngopet së foluri për historinë e lavdishme të vendit tëvet, të ëndrrave, sakrificave, vuajtjeve e idealeve ....
SHQIPËRIA ime, SHQIPËRIA E ÇUDIRAVE ....
Ky shpirt, që për shumë shekuj nuk njohu tjetër pos vuajtjeve, trazimit, lëndimit, e trishtimit te thellë....
E përsëri ti mbetesh imja!
Bukur profesor, faleminderit!
Greta Karanxha on 30/03/2019 17:48:29
avatar
Fatmir Terziu Te respektoj pa mase per shkrimin tuaj qe me emocionoi aq shume "Ne Jemi Shqiperia dhe ky eshte vendi me I bukur e me i dashur per mua....ne jemi te zhutur ne tradite, po lëmë vende të tjera pas, vetë mbesim në këmbë, përditë.
Nuk ka konkurrencë, por gjithnjë dikush (na) hap një gropë. Ne jemi Shqipëria kemi vite të tëra që habitemi: Jemi apo s’jemi në Europë?!" Te pershendes miku im!
Greta Kadare on 30/03/2019 17:49:22
avatar
Harta e mendjes sate thurur bukur per ketè vend ku kemi lerè, qe pak shume pak tani flitet per nder. Suksese gjithmon miku im Fatmir
Prof Dhora Dhoja on 30/03/2019 17:50:12
avatar
" Ne jemi Shqiperia..." Dhe si deshirojme te jemi, ate ta meritojme , prandaj pa u vonuar ta marrim "fatin" vete ne dore, mencuria e popullit tone bukur e thote, ende s'kemi mesuar ta zbatojme se kur prinderit zihen femijet mbeten te gjore. Respekte per pershkrimin me fjale te dala nga shpirti e plot mencuri per reflektemim nga secili :per te mos mbetur te habitur me :jemi apo s'jemi ne Europe!!!Ju flm! shendet, gjithe te mirat, suksese!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1