Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Në emër të redaksisë së revistës i urojmë 87 vjetorin shkrimtarit Naum Prifti

Në emër të redaksisë së revistës i urojmë 87 vjetorin shkrimtarit Naum Prifti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Në emër të redaksisë së revistës i urojmë 87 vjetorin shkrimtarit Naum Prifti

Në emër të redaksisë së revistës i urojmë 87 vjetorin shkrimtarit Naum Prifti

Shkrimtarët, s’kanë pse quhen të ikur

 

Shkrimtari shqiptar Naum Prifti festoi para pak ditësh 87 vjetorin e lindjes së tij. “Vatra” në SHBA së bashku me familjen e tij e në veçanti me përkujdesjen e vajzave të tij, Loreta, Julika dhe Rafaela shtuan dhe përcollën urimet e kolegëve, miqve, krijuesve, e qindra e qindra të tjerëve të shpërndarë anembanë Rruzullit e që kanë një jetë të tërë që jetojnë dhe përjetojnë emocione me veprën dhe krijimtarinë e shkrimtarit. Në fakt kjo festë ditëlindjeje nuk ishte thjesht një ditëlindje festive e 87 Vjeçarit Naum Prifti, por një vëmendje e vonuar e vëmendjeve që duhet të ishin më të mëdha dhe në kohë më të hershme për shkrimtarin Naum Prifti. 

Kur mbushi 80 vite të jetës së tij, ai më dërgonte një mesazh të tillë: “Duke shpresuar se të gjithë miqtë, shokët, kolegët, dashamirësit që më kanë dërguar janë relativisht më të rrinj se unë, u uroj të gjithëve të arrijnë moshën time, që të shënojnë të mirat e moshës së tretë, tok me të dashurit e familjes.Se vjen një kohë dhe njeriu e kujton dhe e harron kur ai është dhe është trajtuar i tepërt…Disa herë gjatë jetës e kam ndierë veten të tepërt. Së pari nga Partia Demokratike. E ndihmova me gjithë zemër qysh nga fillimet e saj, pranova të kandidoja për deputet, edhe pse e dija që shanset e fitimit ishin të papërfillshme, bashkëpunova te gazeta “Rilindja Demokratike”. Nuk e di pse më kthyen krahët e më shpërfillën në një kohë që besoja të isha i dobishëm. Nuk synoja asnjë farë posti e pozite. Më 1991 Natasha Lako më tha se mendonte të më propozonte për ministër të kulturës. U befasova ngaqë kurrë s’e kisha menduar veten në kolltuk ministerial. Jam ndierë i tepërt në atdhe nga mospërfillja e institucioneve kulturore, gazetave dhe masmedias. Mendoj se shkrimtarët e artistët që vazhdojnë aktivitetin në vendet ku ndodhen, s’kanë pse quhen të ikur, derisa punojnë njëlloj si ata që ndodhen në atdhe. Problemi qendron gjetkë, sa çmohen e nderohen talentet e çdo fushe.”

Në vitin 2010 me shkrimtarin Naum Prifti, një mik i largët, por shumë i afërt në komunikim bashkëpunimi ishte një fushë më vete. Shkrimtari më shkruajti me një kërkesë: “Parvjet përktheva romanin humoristik CHARLI DHE FABRIKA E ÇOKOLLATAVE të Roald Dahl. Romani u botua vjet nga Sh.B. Çabej. Si mendoni, a do të ishte me vend të botohej tek “Fjala e Lirë” në Britani të Madhe për kënaqësinë e lexuesit? 

Tani po perkthej edhe BOOK II, te po ketij autori, pra CHARLI AND THE GREAT GLASS ELEVATOR. Besoj se e dini qe une kam perkthyer me sukses romanin e tij BFG, (Big Fairy Giant), Gjigandi i Madh i Mire, plot me lojra fjalesh, te cilave u perpoqa t'u gjeja adekuatet shqip dhe ia dola mbane me sukses. Romani u ribotua nga Çabej disa vite me pare.” Dhe kërkesa e tij u bë realitet menjëherë. Madje u bë dhe ribotimi këto ditë i dy kapitujve të parë të librit. Në emër të redaksisë së revistës i urojmë, jetë të gjatë dhe me shumë libra të bukura. Paçi gëzime e shëndet më shumë se një shekull! 

NAUM PRIFTI

I lindur në Rehovë, Kolonjë, më 7 mars 1932, ku ka kryer shkollën fillore Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare.

Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjeksor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës... I apasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

1954-1960, redaktor në revistën Hosteni.

1960-67, redaktor në revistën "Ylli"

1967-70, arsimtar në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72, redaktor përgjegjës për buletinin "Skena e fëmijëve", pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë

1972-74, shkrimtar në profesion të lirë,

1974-76, inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës.

1974-76, petagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës,

1976- 1991, shkrimtar në profesion të lirë.

1991, emigron në Amerikë (Neë York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe.

Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj.

Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: "Penda e Argjendë", për vëllimin me legjenda "Nëna e Diellit"

Çmimin "Penda e Artë" për vëllimin me tregime dhe skica humoristike "As Miço, As Muço" nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, Neë York, 2003.

Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe "Urdhërin "Naim Frashëri" klasi ll-të.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj,

Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kopjuterin e ditëve tona , qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t'i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi: "Dimri i Urisë" ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet antar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.

Disa nga veprat:

Tregime të Fshatit-1956

Lëkura e Ujkut – 1958

Çezma e Floririt-1960

Një pushkë më shumë-1960(e ribotuar)

Rrëfime dhe Legjenda për Skënderbeun –1968, 1998,Prishtinë,1999)

Litar i zjarrtë-`69

Tregime të zgjedhura-`72

Njerëz të kësaj kohe-'79 (çmim i parë në Konkursin Kombëtar)

Njëqind vjet –`82

Tre vetë kapërcejnë malin - 1983 (Prishtinë)

Erë mali – Erë fushe – `88( çmim i parë)

Nëna e Diellit – 2001( çmimi " Penda e Argjendë")

Teatri në kohën e krizës – Tiranë, 2002(Ese, mbresa, analiza dhe shënime nga shfaqjet e teatrit në vitet !974-'80)

Rrethimi i bardhë- 1963(vënë në skenë nga trupat e teatrit të Elbasanit, Korçës dhe Instituti i Arteve. Për shkak të kësaj drame autori u dënua duke e larguar nga Tirana në Divjakë të Lushnjes

Dasmë pa nuse-1969( teatri i Vlorës, Instituti i Arteve)

Mulliri i Kostë Bardhit- (teatri i Durrësit, opera "Zgjimi" nga Teatri i operas dhe Baletit

Plumbat e shkronjave-1969 (Fieri, Korça)

Etj...

Skenarë filmash

Era e ngrohtë e thellësive – Televizioni Shqiptar

Kush vdes në këmbë – Kinostudioja Shqipëria e Re

Zani – Partizani – Televizioni Shqiptar

Tre vetë kapërcejnë malin – Kinostudioja `Shipëria e Re"

Fejesa e Blertës- kinokomedi (Kinostudioja "shqipëria e Re"

 

Letërsi për fëmijë:

Cikoja dhe Beni – Novelë

Pikat e ujit – përralla

Legjenda dhe rrëfime për Skëndërbeun

Përralla paër një muaj

Si ylber që vezullon –tregime

Pas abetares – tregime, përralla, përshtatje

Zani – partizani – dramë

Talent i rrallë – komedi

Këpuca që ra në det – pjesë për kukulla

Pika e ujit – skenar filmi vizatimor

 

Përkthime:

Katër stinë me përralla 1984 ( nga italishtja, autorë të ndryshëm)

Gjiganti i mdh i mirë -1990 (roman nga Roald Dahl- nga anglishtja në shqip), Shtëpia botuese N. Frashëri dhe ribotuar nga "Çabej"2001.

Princi i vogël – novelë nga Antuan de Sent-Ekzyperi – nga frengjishtja, botuar nga "Toena", tiranë 2000.

 

Duke vazhduar me botime të tjera të viteve të fundit:

 

Yjet ndrisin lart – tregime dhe novela (Prishtinë),

Ndjekësi i kuajve –tregime për adoleshentë

As Miço, as Muço – tregime dhe skica humoristike – Tiranë , 2003

Midis dy kohësh – Mbresa udhëtimi, portrete, kujtime – Prishtinë, 2005

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1