Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Të dashura nëna Gëzuar 8 Marsin!

Të dashura nëna Gëzuar 8 Marsin!

Font size: Decrease font Enlarge font
image E dashur nëna ime..

E dashura nënë,

Fatmir Terziu

 

 

 

Gjumi nuk vjen lehtë tek një burrë si unë, ende përkëdhelet nga ninullat e tua. 

Nga tundjet e djepit të vogël të zbukuruar nga duart e ustait më të mirë të asaj kohe me kapakë shishesh, bojërash të ndryshme, me djegje delikate tradicionale në drurin e shkulur nga korijat tona. Gjumi si gjumë tashmë nuk është në stigmën e një fëmije.

E di këtë edhe vetë gjumi.

E ndjen vetë trupi, e shtrenjta nëna ime. E di trupi dhe e ndjen truri ... 

Kockat e mia vuajnë nga aventura që ende nuk mund të prek ëndërrën e madhe, mendja ime është e shqetësuar me mendime të vazhdueshme për atë që mund dhe nuk mund të jetë.

Edhe pse, unë jam i sigurt se trupi dhe truri juaj është i kapërcyer me lodhje e mendime në gjumë dhe për të nuk ka pushim,

në paqe, të gjitha ndjesitë i ndjej, i dëgjoj. 

Ata thonë, ju jeni duke fjetur dhe duke biseduar me engjëjt dhe ju jeni nëna ime më e shtrenjtë duke bërë gjumin mbledhje, kuvendime, parashikime, ëndërrime .... për ne fëmijët e tu, për nipërit e mbesat e tua, për nuset që i doje si vetja. 

Je duke na zgjedhur një vend më të mirë.

Nëna ime e shtrenjtë, cili është ky vend më i mirë?

A është bari i gjelbër, qielli blu dhe dielli që rri poshtë?

A i ka në hartën e tij lumenjtë, liqenet, detet, të ndarë nga ndotja, soji ynë Njeri që ka kohë që i ka mallkuar për të jetuar?

A janë aty njerëzit që të vrasin me buzëqeshje në vend të plumbave?

E mira nëna ime, pasi ke menduar dhe zgjedhur shumë, a të duket se ai vend vërtet ka ndryshuar?

Nuk jam më i vogël, (përveçse në ëndërrat e tua, në përkëdheljet e tua) dikur i lëvizshëm, flurak në rrugë e në krye të punëve, i lumtur dhe shpresëdhënës, tashmë një ballë i mbushur me rrudha ... e ai është lënë zgjuar pa ju. Jam me ty nëna ime. Jam me ty. Por Ti je larg dhe buzët e tua më mbetën në ballë!

Sytë e kaltër, sytë tuaj, janë më të ndritshëm dhe janë më të plotë në dashuri;

tani sytë e tu janë një magazinë e madhe, aty hyn një glob, një Glob i madh ku shëtisin molekulat e trupit tënd, geni yt në Prato, Amidia, Athinë, Londër e ... aty ku na mban gjallë përkëdheljet dhe puthjet ... deri në dritë të ditës...

e vetmja dritë që sheh natën është kur sheh hënën në kërkim të ëndërrave dhe dëshirave të tua për ne.

Ju, e shtrenjta nënë. Ju. Ju. Ju. 

Ne jemi vetëm disa buqeta me lule e trëndafila në sytë e tu. 

Jemi vite dhe ritme të mbledhura në thinjat e tua, shtatë këshilltarë dhe miliarda urime në 8 Mars. 

Buzëqeshje. Krenari. Një uragan brenda kokës së një djaloshi, që ti ende e përkëdhel si të vogël, sepse nëna është e tillë.  Është gjithnjë me mua këtu ...

Se ti e shtrenjta ime, Nëna ime, e di se ku është më mirë, dhe çdo natë qëndron zgjuar dhe sheh hënën dhe shpreson se sytë e saj janë në drejtimin e duhur ...,

sepse Hëna flet me nënën e saj dhe nëna e saj nuk po flet prapa, 

por të paktën ndihet

një lidhje. Një lidhje e pandashme dashurie. Lidhje nënash Hyjnore. 

E dashur nëna ime... 

E dashura nënë: Gëzuar 8 Marsin!

Të dashura nëna Gëzuar 8 Marsin!

Comments (4 posted):

Zeqir Lushaj on 08/03/2019 12:51:48
avatar
Shume bukur Fatmir Djali i Mesit te Shqiperise (dhe Anglisë).
Urime per shkrimin dhe Gezuar per festen.
faruk myrtaj on 08/03/2019 21:37:43
avatar
Kam droje se mos prinderit tane, pergjithesisht te paret tane, ishin edhe me te bukur nga ne, mes tjerash edhe ngaqe veshtroheshin drojtur, por drejteperdrejte me njeri tjetrin, me njerezisht...
Po te rrefejme edhe me shume per Ta, kam shpresen se mund t'u shembellejme edhe me shume...
Lexues on 09/03/2019 08:13:06
avatar
Kush nuk lexon pa ndjer angështinë e mallit dhe një lumturi të lëngshme retinave, për relatën e një biri që flet me muzat dhe mëmës së tij. Ai nuk ka zgjedhur festën e nënave, për ta uruar si nënë, por i uron * marsin, i uron Ditën e Gruas se njeh dhe filtron në qënien e tij të ndjeshme natyrën e saj të brishtë e të fortë dhe të qënit një grua e tillë ka mbi të gjitha ndriçuar e personifikuar të qënit nënë. Autori di që nënat nuk largohen kurrë, dhe vetë ai është vazhdim i saj, siç është dhe ky shkrim drithërues.
Urime!
Fritz Radovani on 09/03/2019 09:07:46
avatar
Rueje shume kete Foto Kryeveper!
Respekt per JU!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1