Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | PËRVJETORI I MESHËS SHQIPE NGA FAN NOLI

PËRVJETORI I MESHËS SHQIPE NGA FAN NOLI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Naum Prifti

 

 

  • PËRVJETORI I MESHËS SHQIPE NGA FAN NOLI 

 

 

Edhe pak po afron, 22 marsi, data që përkon me një të tillë të vitit 1908, kur FAN NOLI mbante meshën e parë shqip në Amerikë duke çelur rrugën e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga kthetrat e Patrikanës së Stambollit pas trembëdhjetë shekujsh, prandaj jemi mbledhur sot këtu të përulemi me nderim pava varrit të njeriut të madh të kombit, që gjithë talentin dhe forcat e tij mendore ia kushtoi atdheut. Homazhet e sotme janë mirënjohje për meshtarin, dijetarin, historianin, diplomatin, kompozitorin, përkthyesin, kryetarin shpirtëror të gjithë shqiptarëve të Amerikës. Le të kujtojmë shkurtimisht rrugën e tij të kryqit, karrierën kishtare, së cilës iu përkushtua qysh në moshën 26 vjeçare.

Një incident në Hudson, Ma., shpejtoi veshjen e rrobës fetare nga ana e tij. Kisha greke ia mohoi shërbimet funerale djaloshit Kristaq Deshnica, i njohur si veprimtar për çështjen shqiptare. Ky akt i rëndë i kishës greke, i papajtuar me parimet kristiane, i zemëroi shqiptarët e Bostonit, Usterit dhe të qyteteve të tjera. Ata menduan se kishte ardhur koha të kishin priftrinj shqiptarë, prandaj iu drejtuan Fan Nolit. Pse atij dhe jo ndonjë tjetri? Sepse Fanoli ishte më i shkolluari midis tyre dhe ndërkohë më i afti për atë detyrë meqë njihte greqishten dhe disa gjuhë të tjera. Noli e pranoi pa ngurim, sikurse thotë vetë, duke menduar se kjo detyrë do t’i lejonte t’u kushtohej çështjeve kombëtare, ashtu sikurse ngjau në të vërtetë.

Të vetëdijshëm se Patriku grek nuk do të pranonte shugurimin e Fan Nolit prift, meqë njihej për veprimtari patriotike, shokët e tij i sugjeruan t’i drejtohej Patrikut rus, Platonit, në  Neë York. Sikurse pohon Noli, ai erdhi kastile nga Bostoni me shpresë t’i parashtronte kërkesën dhe të kthehej, mirëpo Patriku qe jashtë Neë Yorkut dhe Nolit iu desh ta priste një javë. Për të kursyer paratë e udhës, -Noli kishte vetëm gjashtë dollarë në xhep,- ai gjeti një mik që e ndau dhomën me të dhe një pronar restoranti shqiptar, Pali Çili, që pranoi t’i jepte ushqim falas. Noli kapërcente çdo ditë në këmbë 90 blloqe nga shtëpia te restoranti dhe anasjelltas. Sikurse vëren me humor, posa kthehej në shtëpi pas nje rruge aq te gjatë, e merrte prapë uria. Patrik Platoni pranoi ta dorëzonte Nolin prift me  konditë që besnikët e Bostonit të jepnin garanci se ishin në gjendje ta mbanin. Pas një muaji u organizua mbledhja në Boston ku mori pjesë edhe një përfaqësues i Patrikanës. Raporti i tij qe pozitiv. Noli u kthye sërish në Neë York të shugurohej prift, por Kryepeshkop Platoni sërish nuk ndodhej në qytet dhe në mungesë të tij, në bazë të rregullave kishtare, Fan Noli u dorëzua dhjak (dacon) më 9 shkurt 1908, nga Peshkopi sirian Raphael Haëaëeeny në kishën St. Nicholas, 31 Pacific Street në Brooklyn. Pas një muaji, të diel më 8 mars 1908 Noli u dorëzua prift nga Kryepeshkop Platoni në Katedralen St. Nicholas, 15 East, 96 Street, Neë York, i shoqëruar nga Sotir Peci dhe miq të tjerë shqiptarë .

Pasi u dorëzu prift, Noli i kërkoi epitropit rus të blinte rroba meshe, mundësisht sa më të lira. Epitrop Horovitzki e futi te depoja e pasur e kishës duke e porositur të zgjidhte çka t’i pëlqente, se rrobat e meshes kisha tyre ua jepte fetarëve falas.

Më 22 mars 1908, Fan Noli meshoi për herë të parë te Knights of Honor Hall, Tremont Street, Boston, Mass në gjuhën shqipe. Liturgjinë e përktheu vetë nga greqishtja.Kë shtu nisi udhë kisha  e parë Ortodokse Shqiptare në Amerikë Shën Gjergji në Boston, që vazhdon veprimtarinë edhe sot e kësaj dite. Fan Noli qe prifti i parë i kishës i emëruar nga emforia, me rrogë dyzet dollarë në muaj.Noli i falënderon besnikët për bujarinë e tyre. Nën kujdesin e tij dhe të fetarëve të tjerë ortodoksë, kishat shqiptare u rritën me shpejtësi nga viti në vit, duke shërbyer njëheresh edhe si klube për emigrantët shqiptarë pa dallim feje.

I etur të zgjeronte dijenitë e tij akademike Noli sapo erdhi në Amerikë më 1906, frekuentoi shkollën e mesme të mbrëmjes për të përvetësua më mirë anglishten. Pasi u dorëzua prift, ai u regjistrua në Universitetin e Harëardit, të cilin e kreu me sukses më 1912, duke marre gradën Bachelor of Arts, cum laude. Etja e tij për të fituar dituri vazhdon. Më 1938 u diplomua nga Neë England Conservatory për kompozim. Më 1945 Fan Noli mori titullin e lartë Ph.D. (Doktor në Filozofi) nga Universiteti i Bostonit, për historinë e Lindjes së Mesme dhe Rusisë.

Ndërkohë vazhdonte ngjitja edhe në hierarkinë kishëtare, së pari administrator i Misionit Ortodoks Shqiptar në Amerikë, (24 mars 1918), dhe një vit më vonë  (17 nëntor 1918) u ngrit në rangun e Arqimandritit. Më 27 korrik 1919, emërohet zëvendes Peshkop i Kishës Shqiptare Ortodokse në Amerikë. Gjatë vizitës në atdhe, Noli u  konsakrua Peshkop te Kisha e Shën Gjergjit në Korçë më 23 nëntor 1923.  Në të njëjtën kohë Noli caktohet Mitropolit i Durrësit dhe në fakt i gjithë Shqipërisë, për shkak se Tirana, qe nën juridiksionin fetar të Durrësit. Titulli i tij zyrtar qe: Mitropolit i Durrësit, Gorës dhe Shpatit, Primat dhe Ekzark i gjithë Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe gjithë Shqipërisë.

Më 1932 Noli u kthye në Amerikë duke rimarrë detyrën e primatit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, të cilën e kreu me nder e dinjitet deri në fund të jetës së tij. Në fund të viteve ‘50 Patrikanën e Stambollit, u përpoq ta shfronëzonte, duke emëruar pa të drejtë kanonike një agjentin e tyre në detyrën e lartë. Duke e akuzuar Nolin si Peshkop te Kuq, qarqet vorioepirote synonin të gllabëronin  kishat shqiptare për t’i vënë nën umbrellën e Patrikanës greke të Amerikës.Sfida nuk pati sukses se kishat shqiptare i qëndruan besnike udhëheqësit të sprovuar, atdhetarit të shquar FANOLIT të madh.

Noli pohon se nuk ka qenë kurrë anëtar i partisë komuniste, ose i ndonjë organizate revolucionare me prirje të majta. Ai adhuronte Skenderbeun, Napolon Bonopartin dhe Krishtin. Gjithmonë në rastet e vështira që i servirte jeta, pyeste veten si do të kishin vepruar ata, çka e ndihmoi të merrte vendime të drejta në harmoni me ndjenjat dhe mendimet e tij. 

Ne sot këtu përkujtojmë 100 vjetorin e meshes së parë shqipe, gurin e themelit per kishat shqiptare ortodokse në Amerikë dhe për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Do të desha ta mbyll fjalën time me një rubai të Omar Khajamit të përkthyer mjeshtërisht nga Noli.

Dhe kur të shuhem nënë Dhe të zi

Dhe kur të bëhem prapë baltë e hi,

Mbrumëni poçe, mbushmëni dolli,

Dhe shihni po s’u ngjalla përsëri!

Dhe Noli është i gjallë me veprën e tij madhështore në dobi të kombit.

 

Shënim: U shfrytëzuan të dhëna nga libri i Fan Nolit “Fiftieth Anniversary of the Albanian Orthodox Church in America 1908-1958.”

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 07/02/2019 01:37:29
avatar
Ditet NJEMIJE-Nolin e Madh sillni-
Z. Paum Prifti.

Se pari faleminderit"Fjala e Lire" per sa na sillni,ne dashamiresve ne Toronto,sot sodomos;ESE-ne per"MESHEN" e pare te te Madhit tone,imzot Noli ne Amerike,1908 hapur ajo rruge qe sot, krenohemi ne shqiptaret kudondodhur.
Nga Toronto Ju falenderojme,teksa e lexuam shoqerisht ne,nje grup"Pasyes Veterane"mbareshqiptare,ne Toronto te Kanadase.Shume mirenjohie penes suaj.
Toronto06-02-2019-
Formuloj;Pasuesi veteran;
Dhimiter M.Xhoga(GND)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1