Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | SAMI REPISHTI – NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM

SAMI REPISHTI – NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thanas L. Gjika

Thanas L. Gjika

 

SAMI REPISHTI – NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM

(Portret-biografi kushtuar veprimtarit të shquar Profesor Sami Repishtit)

 

            Sami Repishti është një nga ata të përvojtur të cilët pasi duruan torturat ne hetuesi, vuajtjet e burgut, rrezikun e arratisjes dhe punën këmbëngulëse për t'u kualifikuar e shërbyer ardheut si kundërkomunistë, meritojnë të quhen që më të gjallë heronj të botës shqiptare. Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranësh, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë më tej misionin atdhetar dhe intelektual të Rilindjes dhe të atdhetarëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të pas saj.

            Profesor Repishti ka më shumë se gjysëm shekulli që me punën e tij të shumanshme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve kudo ku jetojnë, me memorandumet, artikujt politikë, analizat, esetë, krijimet letrare, fjalimet nëpër konferenca, intervistat në Radio Zëri i Amerikës (VOA), me punën si bashkëthemelues i disa organizatave e shoqatave atdhetare, si dhe me veprimet konkrete në atdhe dhe në Kosovë për të ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe të krijimit të shtetit ligjor, meriton të quhet Institucion i mëvetësishëm.

            Për të hartuar këtë portret nuk u nisa nga mendimi se kam për të thënë mendime e vlerësime të pathëna për të, sepse në këtë drejtim mund të ndihmoj shumë pak. Them shumë pak, sepse vlerat e tij të shumanshme i vunë në dukje intelektualë të mirëformuar si Agron Alibali, Anton Çefa, Prof. Asc. Dr. Eleni Karamitri, Ph.D. Elez Biberaj, Fotaq Andrea, Frank Gj. Shkreli, Ph.D. Grid Rroji, Dr. Lumira Rroji, Ph.D. Niko Qafoku, Ramadan Gashi, etj gjatë Simpoziumit të organizuar më 18 korrik 2015, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij në International House, NY.

            Prof. Peter Prifti para tyre pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta.

 

            Shtysa kryesore për ta shkruar këtë portret-biografi ka qenë dëshira ime që për të tillë njerëz me vlera të veçanta duhet shkruar vazhdimisht derisa vlerat e tyre të përvetësohen nga shumë e shumë shqiptarë kudo ku jetojnë, që të arrijmë edhe ne të krijojmë një shoqëri të iluminuar si e kanë vendet e Bashkimit Europian, ku synojmë të arrijmë...

 

LEXO TE PLOTE DUKE KLIKUAR KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1