Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Për XHULIETA KULLI dhe …lexuesin tonë të përbashkët

Për XHULIETA KULLI dhe …lexuesin tonë të përbashkët

Font size: Decrease font Enlarge font
image Iliriana Sulkuqi

Për XHULIETA KULLI dhe …lexuesin tonë të përbashkët

E shtrenjta mike , jo vetëm si aktore , jo vetëm si nënë apo gjyshe, por si një bashkëshorte e denjë , etalon i një femre , bashkëudhëtare në elektrokardiogramën e jetës. 
Bashkëshortësia dhe bashkëkrijimtaria juaj është nga të rrallat që lezojmë, shohim dhe ndjejmë. … 
Xhuli , e dashur, je e admirueshme ndaj vemendjes qe i kushton Ditëlindjes së Pëllumbit, por, “ç’më duhet mua” sa vjet i kaluan “mbi shpinë” Pëllumbit tënd?
Mua dhe ne na duhet Fluturimi i Pëllumbit tonë. Ato fluturime”kozmike” , që nga njeri kontinent në tjetrin, ai bëri të “fluturojnë” në kohë dhe hapësirë, personazhet e tij me humorin , sarkazmën , alegorinë… , dashurinë dhe dhimbjen …,duke na bërë të qeshim (…, duke qarë brenda vetes… ) .
E dashur Xhuli, po të rikujtoj diçka qe Pëllumbi yt ka thënë për ty, në një nga intervistat e shumta : - Unë kam shkruar 80 deri 85 përqind të roleve për të. Ne me Xhuljetën kemi opinione edhe të ndryshme, por për rolet e saj bashkohemi në vlerësime në dy prej tyre: Kryeneçja Katerinë, tek komedia “Zbutja e Kryeneçes” e Shekspirit dhe Poleska, fallxhorja me gjuhë të partishme në dramën-satirë “E Bukur Shtëpi e Vjetër”, shkruar nga unë në vitin 1989.
… Kësisoj , mendoj se ju keni një datëlindje dhe Fluturoni sëbashku në krahët e njeri-tjetrit. 
Për kënaqësinë time por edhe për lexuesin dhe dashamirësit tuaj po hedh pak vargje, të shkruara, kohë më parë, pasi lezova librin “Lejlekët nuk vijnë më”, të dhuruar nga Ju të dy.

“Lejlekët nuk vijnë më…”
-autorit të librit me titullin e sipërm-
.
O, shpend i bukur,
Me flatra e shpirt deliri...
Hapësirë më hapësirë-
Vajtje- ardhje zjarr-ore....

Po të duash,
edhe unë,
mund të kthehem në Kumuri.
Një folezë, ku të çlodhen të ikurit,
mund ta ndërtojmë nëpër hoje..

(...edhe pa-fluturim...,
një mrekulli do të jetë-
nëse Fjala-frymon në Vendlindje...)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1