Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | NJË GRUA MAGJEPSËSE

NJË GRUA MAGJEPSËSE

Font size: Decrease font Enlarge font
image XHANFISE KEKO (ÇIPI)

XHANFISE KEKO (ÇIPI) 

NJË GRUA MAGJEPSËSE

Nga Luan Çipi, në 90 vjetorin e lindjes. 

Dua ta them që në fillim: Xhanfise Keko (Çipi) ishte një grua e talentuar dhe e shquar në profilin e saj të specializuar, “Regjisore filmash për fëmijë”, por mbi të gjitha, një grua e zgjuar dhe e emancipuar, që e kaloi kufirin e kohës kur jetoi, me veprat që krijoi dhe me çmimet e titujt që mori. 

Ajo, më shumë se e çmuar dhe e vlerësuar deri nga gjykuesit në shkallë Evropiane e Botërore, do ngelet, te kushdo që e ka njohur nga afër, si  një njeri i mrekullueshëm dhe një “grua magjepsëse”, që “të linte pa gojë dhe të merrte vetëdijen”,  me mirësinë dhe bujarinë e saj, me sjelljen kalorësiake, me fjalën e ëmbël shëruese dhe me buzëqeshjen dashamirëse, të pandarë nga fytyra dhe sytë e saj të bukur.

Xhanfise Keko (Çipi) u lind në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastër më 4 Janar të vitit 1929 në një familje të hershme tregtare gjirokastrite. Gjyshi i saj, Rustem Çipi i ka pasur lokalet e tregtisë në “Qafën e Pazarit” në qendër të qytetit, ndërsa babai i saj, Zyrdi Çipi me të vëllain, Ismetin kishin dhe Hotelet e tyre në qytetin e Tepelenës dhe të Delvinës. 

Xhanfisja, u rrit dhe u shkollua deri në vitet e fundit të Gjimnazit, në qytetin e lindjes Gjirokastër, në një familje të madhe me pesë motra e tre vëllezër. Në vitin 1944, u shpërngulën familjarisht në Kryeqytet. Vëllai i madh dhe dy motrat e saj më të mëdha, ish partizanë në Luftën Nacional Çlirimtare,  u vlerësuan dhe u punësuan në Tiranë, ndërsa Xhanfisea nisi të ndjek Gjimnazin dhe në mbrëmjet, filloi punën si bileta-shitëse, pranë Kinema “Republikës”. 

Me prirje për të bukurën dhe e tërhequr nga risitë e mrekullitë e filmave interesant, që në ato vitet e para pas çlirimit, vinin thuajse pa kufizim nga lindja dhe nga perëndimi, Xhanfisja 17 vjeçare, e shkathët dhe e bukur, shumë shpejt do të zbulojë misteret e kinematografisë së kohës dhe do të dashurohet tërësisht pas saj. 

Ishte një tjetër ogur  dhe kënaqësi e  saj, që në filmin e vitit 1950 të punësohet në “Ndërmarrjen Kinematografike” të sapokrijuar. Shumë shpejt, në një grup prej shtatë vetash, ku përfshihen Endri Keko, Petraq Lubonja, Sokrat Musha, Jani Nano, Koço Tollko, Mihal Çarka, ata dërgohen në B.S., ku kryen një specializim dy vjeçar për kinematografi në Moskë. Atje, po me fatin edhe  më të madh, do të zgjedh edhe shokun e saj të jetës, regjisorin e njohur të filmave dokumentar, Endri Keko, me të cilin u harmonizuan si bashkëshortë dhe bashkëprofesionistë, për gjithë jetën. 

Me kthimin e saj në Atdhe, në vitin 1952, Xhanfisja do të jetë një nga shtatë themeluesit e Kinematografisë Shqiptare dhe të Kinostudios “Shqipëria e Re”.  Fillimisht punon si montazhiere dhe më pas, me vullnet, dashuri e pasion, bëhet regjisore e filmave dokumentarë. 

Kështu filmat e saj të parë si regjisore e montazhiere do të nisin në vitin 1952 me dokumentarin “Festivali Folklorik”.

Shenjat e para të afërsisë me boten e fëmijëve, i dha pas gati 20 vjet përvoje, në vitin 1970, kur realizoi filmin dokumentar “Tingujt dhe fëmijët” për Shkollën e Muzikës në Korçe dhe në vitin 1971, kur realizoi filmin dokumentar – artistik “A, B, C...Zh” me fëmijët e një klase të parë. 

Në vitin 1971 nisin xhirimet e filmit “KRYENGRITJE NË PALLAT” që do t’i jepet publikut në vitin 1972. Më tej do të vazhdonin filma të tjerë si “MIMOZA LLASTICA”, "BENI ECËN VETË’’, që formon një arritje kulmore, sepse do të vlerësohet me Kupën e Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar, qysh në vitin 1976. Vazhdojnë të shfaqen dhe të kurorëzohen me vlerësime nga të gjitha anët “TOMKA DHE SHOKËT E TIJ”, “PAS GJURMËVE”, “NJË VONESË E VOGËL”, “TAULANTI KËRKON NJË MOTËR” etj. Filmat e bukur për fëmijë  do ta bënin të njohur dhe të dashur për të gjithë, regjisoren tashmë të famshme për publikun e vogël. Ato e bënë shumë të pëlqyer e të dashur, pa përjashtim edhe për të rriturit. 

Me këto filma Xhanfise Keko do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Festivale të ndryshme Ndërkombëtare, ku do të vlerësohet me çmime e tituj duke qenë kështu dhe regjisorja e parë shqiptare që do të ketë vlerësime evropiane e botërore. Kështu: filmi “BENI ECËN VETË” do të marrë  “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”, në Itali, në vitin 1978 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd. 

Filmi “KUR PO XHIROHEJ NJË FILM” në vitin 1979 fiton Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane dhe në vitin 1983 vlerësohet me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” në Itali. 

Edhe në Atdhe ajo do të çmohej për punë e saj të madhe në kinematografinë për fëmijë. Përveç Kupës së Festivalit për filmin “BENI ECËN VETË” do të vlerësohet në Festivalin e Tretë të Filmit Shqiptar në vitin 1979 me “Çmimin e Tretë” për filmin “PAS GJURMËVE” si dhe me “Çmimin e Madh të Republikës” në vitin 1979.

Po në vitin 1979, Xhanfisja, do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”, ndërsa 5 vjet më vonë, do t’i jepej edhe titulli i lartë “Artiste e Popullit”

Në edicionin e parë të Giffoni film Albania, në vitin 2005, Xhanfise Keko, u zgjodh Presidente Nderi dhe ju akordua “Çmimi i Nderit” i Festivalit. 

Presidente Nderi ka qenë zgjedhur nga Giffoni Film Albania edhe në vitet 2006 dhe 2007.

Në vitin 2008 (pas vdekjes së saj) Giffoni film Albania, vendosi të japë një çmim nderi, të emërtuar “Çmimi Xhanfise Keko” për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë shquar për filmin për fëmijë (i pari e mori këtë çmim Claudio Gubitosi, Presidenti i Giffoni Film Festival Itali).

Në vitin 2008, rrugës së Porcelanit në Tiranë, iu dha emri “Xhanfise Keko”.    

Dhe çmimet nuk kanë të sosur: Është nderuar me “Çmimin e Karrierës” në Festivalet Ndërkombëtar të filmit në Zlin (Çeki), dhe në Durrës (Shqipëri ), me Çmimin e Mirënjohjes nga Festivali Ndërkombëtar i filmit DEA, në Sarandë (Shqipëri).

Në vitin 2010 ju dha titulli “Qytetare Nderi” e Gjirokastrës dhe në vitin 2014 “Qytetare Nderi” e Beratit.

 Në vitin 1998 është shpallur “Gruaja e vitit” nga Instituti Amerikan i Biografive (ABI).

 Në vitin 2006 ka marrë çmimin “Mirënjohje” nga Kuvendi i Grave të Shquara të Kombit dhe në vitin 2007 Çmimin “Simbol i Vlerave Humane” dhënë nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve në Shqipëri 

 

(Me këtë rast ia vlen të kujtosh se fisi i madh gjirokastrit Çipi, me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës, nga ka dale Artistja e Popullit Xhanfise Keko (Çipi), ka nxjerrë shumë atdhetarë dhe intelektualë të shquar, siç ka qenë Asaf Çipi, drejtori i parë i Gjimnazit të Gjirokastrës, oficerët madhor Musa Qazim Çipi dhe Muharem, Rustem e Agim Çipi ( tri vëllezërit e Xhanfisesë), shkencëtarin e agronomisë Pëllumb Çipi, deputetin dhe mjeshtrin e madh të sportit Kreshnik Çipi, sportistët e shquar në shkallë vendi Enver, Vilson, Natasha e Geri Çipi, dhjetëra intelektual si regjisor, pedagog, mjekë, financier etj. të përhapur e të suksesshëm anë e mbanë vendit si në Vlore, Gjirokastër, Tiranë, Korçë dhe Berat e deri jashtë Atdheut. I përmenda këta njerëz të fisit, (shqip dhe duke e tejkaluar modestinë) për të shpjeguar se Xhanfisja është ca edhe jona (e Çipatëve të Gjirokastrës) në gjen e në veprimtari dhe kjo nuk mund të përjashtohet e harrohet, qoftë edhe pse njihet botërisht me mbiemrin e nderuar Keko, që është me origjinë autoktone dardhare).

 

E martuar me regjisorin e njohur Endri Keko, Xhanfisja jonë e mirë, u bë nëna e dy djemve, gjithashtu të shquar, e Teodorit, shkrimtarit të njohur dhe deputetit shumë aktiv, të ndarë para kohe nga familja e tij dhe e Ilirit modest, regjisorit të njohur të Radio-Televizionit Shqiptar.

Xhanfisja jonë e dashur, përballoi vdekjen e parakohshme të burrit, por me gjithë dhimbjen e saj të madhe, ngushëllohej me djemtë e suksesshëm, nuset dhe bijtë e tyre të mbarë, shumë të afruar e të dashur. Po, dhimbje e padurueshme ishte vdekja e parakohshme e birit të saj, Teodorit, një talent i rrallë si shkrimtar e veprimtar shoqëror, që tronditi gjithë popullin shqiptar, i cili e përcolli, pa dallim partiak (edhe pse në kulmin e konflikteve të acaruara partiake), si një burrë me vlera sipërore të papërsëritshme. Xhanfisja, diti ta mbajë gjithë dhimbjen e nënës për brenda, duke mos e ndarë nga vetja kulturën, përvojën dhe zgjuarsinë, për mos të shqetësuar askënd. Kush e vizitonte dhe e ngushëllonte pas kësaj, e shihte me lotët në shami, në dukje të duruar, të qetë e optimiste dhe si gjithnjë, gojëmbël, plot mirësi e kurajë njerëzore.

Po, duket durimi kishte kufi dhe dhimbja e bluante përbrenda: Xhanfise Keko (Çipi) ndahet edhe ajo nga jeta në 22 Dhjetor 2007, për të dëshpëruar pa masë trashëgimtarët e saj, të afërtit, shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët kolegë e artistë, nxënësit e saj, që i beri dhe e bënë të pavdekshëm dhe gjithë ata që e njohën atë dhe veprën e saj të madhe.

 

 Rishikuar Tiranë, më 02.01.2019


Comments (4 posted):

Guri Naimit D. (Dh Xhoga) on 04/01/2019 19:17:54
avatar
Xhanfise Keko(Cipi);"NENE TEREZA"e artit kinematografik shqiptar!
Me MIRENJOHIE i nderuar Luan Cipi;ju
sjelleate"Nene Tereza"ekinematografise shqiptare,te ndeiren,Xhanfize Keko (Cipi),vertetet nje nje:NENE TEREZA"e kinematografise Shqiptare.
Ju faleminderit.
Nje jete pasionant i vepres se saj si MESUES dhe dashamires i artit,patur fatin e madh,te jetoj prane tyre ne Tirane me kolege e miq te saj,sa ne goje e mban dhe sot me dhimbie, Bashkemoshatar i saj,Liri Beci,qe cupe buzequmesht ne Kinostudio "Shqiperia e R",sot gjyshe,ne Tirane ...( te semure e kam lene,ate te mire nuse te Ilia Becit,ndjese paste) e rrethuar me tri cupa NENA), qe se heq nga goja dhe sot te nderuaren Xhanfize Keko;SIMOTER e Xhanrize Kekoj nje jete
Faleminderi Luan Cipi i Nderuar per sa na sillni.Mbrodhesite ju shoqerofshin.

83 vjecari "Pasues vetereni"

Toronto04-01-2019 Dhimiter Xhoga.
faruk myrtaj on 04/01/2019 22:40:41
avatar
Mos duhet te bejme pak me shume kujdes me keta titujt qe shperndajme on line?!
"Nene Tereza" e artit kinematografik shqiptar, nuk arrijme dot si ta lexojme. Nene Tereza do ndjehej ngushte, nese do duhej te thoshte nje fjale per filmat dhe kinematografine shqiptare te atij moti: Ajo, Nene Tereza, i gjendej sa mundej, duke mbledhur e shperndare ndihma per tere ata qe ishin ne nevoje ekstreme, tere ata qe nuk i kujdeste kush tjeter...Ajo, Nene Tereza, pra, ia njomte buzen varferise absolute, te semureve te pandihme...
Nuk di se ku do mund te shfaqej "Nene Tereze" Xhanfize apo Endri Keko, kur dihet se edhe padashjen e kineasteve dhe regjiozreve te asaj Kinostudioje ku Investohej vetem per Njeriun e Ri, ai tjetri, Neriu Ekzistencial, ishte i debuar nga ekrani dhe letersia(skenari).
Cdo gje ishte shteterore, principi i pare ishte ideologjiku, dhe nuk besoj se ju miq autore dhe komentues, do bashkoheshit me mendimin se Kekot iu kundervune Pushtetit Popullor, qe "gojet e liga" me pas e quajten Diktature te Izolimit.
Po, ata qe kane punuar me Xhanfizen e cmojne per dhuntite profesionale, por kjo nuk na shtyne sa ta identifikojme me ...Nene Terezen. Tere shpenzimet e filmave dilnin nga djersa e papaguar e shqiptareve, edhe e juaja, kolege, dhe ajo nuk kishte si behej Tereze per ta, se po ta shtyjme biseden e krahasimin me tej: a do te pranonit ju se shqiptaret nen "pushtetin tone popullor", ishin katandisur te pandihme e ta pa ushqyer dhe te pa kujdesur prej askujt dhe Xhanua beri filmat dhe mbajti gjalle mbijetesen shpirterore dhe fizike te tyre, per te mos i lejuar te beheshin Njerez te Rinj?!
Luani nga Vlora on 05/01/2019 07:57:37
avatar
I dashur Faruk,
duhet të debatoje me mua, si autor i shkrimit dhe unë nuk futa politikën dhe as e përmenda madhështoren e pa krahasueshme Nënë Terezën. Po me që ti e përfole simpatinë e shprehur nga i urti Dhimitri Xhoga me simpati ekstreme, po të kujtoj se Xhanfise Keko, pas te pa krahasueshmes Nënë Tereza, është shqiptarja më e vlerësuar me çmime, ndere e konsiderata, duke përfshirë dhe dhjetra specialistë të botës perëndimore.
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 05/01/2019 20:18:19
avatar
Faleminderit i nderuar Luan Cipi vertet:IANI VLORES.
Me ndihmuat dhe ia dhate pergjigjen z.Faruk Murtaj,"Opazitar po vella"me mua.(sipas koceptit tim e per me teper jemi emigrante te dy,ketu ne qutetin e PAQES;Toronto).
Megjithate,faleminderit per"OPOZITEN" .Opozitaret e vertete dialofojne e gjejne te verteten...Ai,i nderuar Faruk Myrtaj keshtu e vlereson, vleresimin tim,per te Madhen Xhanfize, qe tani po e quaj;"HEROINE"do ishte, po tekishte rrojtur dhe ca.
I faleminderi z.Faruk Myrtaj,dhene porosine:-Duhet patur kujdes",-per raste te tjera do e kem parasysh.
Gjithe te miratz.Farruk Myrto dhe ju i nderuar Luan Cipi,qe duhet ta shohim njeri tjetri si{OPOZITARE po VELLEZER" mendoj une.
Me shume konsiderate per ate figure Xhanfiza Keko(Cipi)kryegrua Gjirokastrite.(mos do ma kunderstoni dhe kete).qe vertet duhet vleresuar me shume nga organet kopetente pa POLITIZIME.(qe na shkateruan vendin tone,kur lufuam te vinim"Veteulla" dhe po na nxirrin"syte".
(Si prag vitit Ri,merini si kartolina keto shkrime sa komentet.)
Toronto 83 vjecari"Pasue i Veteran"i Gjysh Jano P Xhoga"Kapedani Zavalanit rene me 1913,ne mbrojtie te Pavarsise sapo shpallur,i Madhi Ismail Qemali me shoke,Sa nipi Janos Petraq(Peci)Xhoga, rene me 1941 vrare pushtuesit Greko italiane.(Me falni:te mos them:-"Doni me per belulin"!
Pasuesi Veteran 83 Vj.
Toronto 05-01-2019-Guri Naimit D.Dh.XH

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1