Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Në thelb..., gjithkush është një filozof?!

Në thelb..., gjithkush është një filozof?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image F. Terziu

Në thelb..., gjithkush është një filozof?!

 

F. Terziu

 

Shpeshherë ndeshemi me mendimin. Më së shumti me mendimin e “Tjetrit”. “Tjetrit”, që vetëm fjalën e shkruar ia kemi pranë. Tjetrin, që ne e njohim nga fjala. Fjala që na e bën të “pashëm”, viziv para syve tanë, pikërisht atë që ne nuk e kemi njohur kurë fizikisht. 

Pra, atë tjetrin! 

Tjetrin që e mendojmë ndryshe pasi e lexojmë. E lexojmë disi ‘leximin’ tek mendimi e shkrimi i tij. Leximin e fjalës së tij, që na ndryshon këndvështrimin. Këndvështrimin që e pikasim, ose e humbasim me shenjën tonë të krijuar nga mendimi ynë. Mendimi ynë që mbetet klasik në mendje-unazën e pjesë-jetës tonë. Kështu në këtë unazë klasike krijojmë dhe shterojmë ndjesinë e hapësirën humane. 

Hapësirën ku Fjala e Lirë e “Tjetrit” dhe e jona, natyrishrt, na bën me dije. Dije, që ne i harrojmë, teksa vetëharojmë vetë hapësirën. 

Hapësirën që na afron dhe na largon me “Tjetrin”.

 

 Kompleksi i “Tjetrit”

 

Dhe “Tjetri” na dikton... Përgjon qenësinë tonë mes fjalës. Hulumton praninë dhe zbrazëtinë e kësaj fjale, ashtu me shijen e “Tjetrit”. “Tjetri” si një ombrellë për mikun, kundërshtarin, të panjohurin, profesionistin, artistin, e gjithëmodelin e jetërrëfimit gatuan me shijen e “Tjetrit”. 

Ne sërrish mbesim mes tjetrit dhe shijeve të tjetrit. Kjo padashje? Kjo për hir të Fjalës së Lirë? Ndoshta thjesht për hir të tjetrit…

Tjetri ka oreksin, shijen, vullnetin, largpamësinë, idenë, mendimin, modën, stilin, talentin, fjalën, apo edhe mjaft të tjera veçori, që quhen pronë e tij.

Ai është vetja dhe kur nuk pretendon të jetë “Tjetri”. Atëherë pse për hir të gjithë kësaj barbarie fjalësh që vjen nga “Tjetri” duhet rënë në batakun e ardhur për hir të “Tjetrit”? 

Thjesht kjo është filozofi. Filozofi që ndeshet pikërisht tek lidhja jonë me “Tjetrin.

 

 Filozofia e “Tjetrit”

 

Filozofia është një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë. Kjo është motoja që vjen nga vetë filozofia që ne të na jepet ‘kusuri’ që vjen nga “Tjetri”, që të na kthehet e gjitha nën simbolikën e “Tjetrit”. 

Më saktë: kur të ketë nevojë për të kërkuar një parim udhëzues për jetën tonë. Prandaj, ne vetë e gjejmë vendin mes tjetrit. Mes nesh dhe tjetrit, ka një filozofi të shquar në shërbim të shoqërisë, që gjeografizohet në vend dhe në botë. 

Në thelb, gjithkush është një filozof!?

I vetmi ndryshim në këtë mes është se kush kupton më së miri pozitën e tij në mesin e “Tjetrit” aspekti i të qenit filozof mbetet disi tek popullorja: “Kush leu e veten s’e pëlqeu”.

Pra, ai merr tipare krijuese dhe gjeniale përpos edhe arsyetimi i tij i vetëdiktohet mendimtarëve të shkëlqyer, për të sjellë në botë aspekte shpartalluese, inatçore e cinike ndaj koncepteve. Megjithatë, njeriu gjithashtu përpëlitet dhe gjen hapësirë në jetën dhe mendimin e përbashkët, duke heshtur rreth jetës së tij dhe duke lënë disi në hije ekzistencën e tij unike. 

Ne mundohemi në cipën e kësaj të përpiqemi të gjejmë kuptimin e jetës së tij. Me kalimin e kohës, një jetë e tillë, një kushtim apo një temë, neve na duket se është zhvilluar për të dalluar idetë që mund të pranojnë lehtësisht mendimin e tij, apo edhe mendimin tonë jashtë “tjetrit”. 

Është interesante, se si më parë kjo filozofi ishte e ndarë mes këtyre fjalëve. Dhe në hapësirë mbetet prapë që të përqafojë të gjitha idetë dhe fjalët që shfaqen e kundërshtohen mbi një temë të përbashkët të jetës. Kjo temë është aq e gjerë, sa po të përfshijmë të gjithë gamën e ideve dhe besimeve ndërtojmë një të ardhme të gjerë plot iluzione. 

Kur një person gjen një person tjetër që ndan të njëjtën ide, pastaj ai me të në të gjithë hapësirën dhe zbrazëtinë e ideve gjen dhe bën “ngushëllim” mendimesh dhe idesh. Megjithatë, kur një grup mban të njëjtën ide, dhe kur ndryshon mendimi i “tjetrit”, pra atëherë mund të shpërthejnë ‘debate’, ku dhe debatet mbesin filozofi, edhe pse mund të kualifikohen si dilema.

 

 Dilema e “Tjetrit”

 

Një ide e tillë shpesh herë nuk është shumë e qartë, ajo shpesh mbetet dilemë e “Tjetrit”. Ndërsa kjo ka lidhje me njohurinë direkt, pjesa e “Tjetrit” është veçse një aspekt shtytës dhe për inerci të botës që na rrethon. Kjo bëhet për të na dhënë një arsye të shëndoshë se nuk është thjesht pjesë e psikologjisë. apo thjesht një teori e duhur, kur ende mbetet tek ideja dhe mendimi personal. 

Megjithatë, e rëndësishme, që lidhja me njohurinë direkt, të jetë e shëndoshë nuk ndikon apo dikton ndonjë psikologji sa të “përmbushet ky kriter”. Nëse do të braktiset me një sens të përbashkët fjala “psikologji” pa u diktuar fare, dhe të tirret me fuqinë e fjalëve teorikisht me atë model që mbetet i qëllimshëm për të purizuar të gjitha nocionet e psikologjisë së shëndoshë, do të duhej të rikushtëzohej, pra të parashtrohej se çfarë do të shpjegohet më tej me “Tjetrin”, me të cilin nuk do të jenë të ndikuara veprimet e njeriut, por (e)mocionet (perceptimet) trupore. 

Janë pikërisht këto mocione trupore, që ndikohen dhe diktohen në sjelljen tonë. Janë pikërisht këto mocione që na sillen si kusht për të privuar tjetrin. Thjesht se jemi ende në dilemën e gjatë të bashkëjetesës me “Tjetrin”. 

Nga njerëzorja kemi të drejtë. Nga filozofia dhe praktika duhet të ndryshojmë. Ndryshimi është ecje përpara. Është zhvillim nga pavarësimi, nga ikja dhe pritja prej “Tjetrit”.

Comments (4 posted):

faruk myrtaj on 03/01/2019 14:55:04
avatar
Padyshim, ia vlejne persiatje te tilla.
Fjala e Lire,
si vetedije fjale e mundesuar edhe per Tjetrin, eshte Dere e Hapur per Te, eshte Shtepi e Mikut, "mikut" si variant modern i Tjetrit!
E cfare se Jemi ndryshe nga Tjetri?!
Cfare na pengon, kur tjetri eshte dicka qe nuk je (dot) ti, apo dicka qe nuk ta ka enda te jesh ti, apo kur ai Tjetri te duket sikur eshte aq shume si ti, sa ti je gati te nesnhkruash tere sa shpalle ai publikisht!
Gjer edhe LAVDIA, pra jo vetem PUNA, Veprimi, Artikulimi i Tjetrit, eshte e Veta. Ka jo pak Individe (Te Tjere, pra) qe na duket sikur...se si kerkojne, nxitojne te levdohen! I duam, i cmojme i nderojme, por nuk e marrim vesh aq mire, pse valle, t'i marre e mira ne dhe ata, pse (vet)levdohen asisoj?! A nuk e dine edhe Ata, Te Tjeret, ai Tjetri, se paku, a nuk e di edhe ai, si ti, qe ajo cfare metton, ajo cfare ia ofrojne si merite, eshte disi false, dicka qe realisht nuk i duhet, ne mos nuk e meriton, ne mos diksuh tjeter do ta meritonte, por jo ai, Tjetri, packa se ti e di e do, e nderon, por jo per kete, jo aq...!
E cfare pastaj se ti mendon keshtu, teksa ai Tjetri, ndjehet Okay ne udheshtegun qe ka hyre apo ka ndodhur te zgjedh!
Ai shkruan ndryshe nga ti, ai zgjedh te lexoje a shkruan tjeter lloj letersie, dicka qe ty s'ta mbush syrin, as shijen nuk at njome, ti e do te miren e Tij, por thelle thelle nuk je per ate lloj, edhe pse le te lulezojne te njemije lulet!
Po si ka mundesi, si...deri dje ka qene ndryshe, levdonte ndryshe, sot, shan ndryshe, shan sot ate qe levdonte dje, a eshte dinjitoze kjo?! Jo, nuk eshte, as e moralshme, mund te jete e pamoralshme, imorale, amorale mund te jete, por per ty, jo per ate, Tjetrin!
Ai ka ardhur ne kete jete te bej Veten, Tjeterkushi e ka ngarkuar ate te bej ate qe ai ben, dicka qe nuk te eshte ngarkuar ty! Po ta pyesesh ate Tjetrin, se si e gjykon apo cmon qendrimin tend, vepren tende, krijimin tende, kurajen apo friken tende, mbase do habiteshe edhe ti, sic ai befasohet nga ti...
Ai eshte Tjetri!
E mendojme dot nje Bote vetem me qenie e kreatyra si Veten Tone?! Mos o Zot!
Njelloj si ta mendosh kete Bote vetem me ftyra si te Atij, Tjetrit!
Ndaj eshte Fjala e Lire...
Nje bote ku ka vend per te gjithe.
Jo te gjithe jane njelloj te pelqyer, te cmuar, te shperblyer nga qendrimet e Te Tjereve. Por kjo nuk behet gjithnje qellimisht. Behet sepse ne jemi ca si ndryshe nga njeri tjetri!
Qatip Mara on 03/01/2019 17:16:25
avatar
Një esse e bukur filozofike që me qartësi të mendimit universal të jep njohuri për kateqgoritë e konceptet filozofike të raportit të çdo indiviidi me "Tjetrin" dhe të orineton të ndjekësh rrugën e artë të ekuilibrit psikologjik në gjykime,arsyetime e vendimarrje të jetës në lëvizje e ndryshim të pandërprerë. Këto esse duhen të futen në progamet e shkollave të mesme e të larta në lëndën e filozofisë ku të marrin njohuri nxënësit,e studentët që të kuptojnë ligjet e ligjësinë e proceseve shoqërore. I nderuar mik Fatmir Terziu, Jeni një elitë e përveçme intelektuale që krijoni vepra cilësore të larmishme e rrezatoni kulturë universale perëndrimore demokratike. Sigurishtë krijues të tillë janë një lule që nuk mbin në çdo tru,por veprat duhen të përdoren nga institucionet shtetërore në programet e shkollave. Ju uroj gjithë të mirat
Sulejman Tomcini on 03/01/2019 17:21:09
avatar
Tjetri eshte gjithnje tjeter,me interesa,synime,pikepamje,qendrim etj.te ndryshme.Duhet marre sic eshte.
Fatmir,ne kete ese keni dhene mendime te thella filosofiko-shoqerore.
Guri Naimit D.(Dh. Xh.) on 05/01/2019 22:47:28
avatar
Nje "HYMN" per co njeri do thoja,une si ne lexues i thjshte,qe sa lexova,si te beja nje "elektoshok"mu qartesua mendimi per sa shkruani ju i nderuar Fatmir Terziu,qe sa me shume ju lexoj aqe me teper ju admiroj per aftesite tuaja deri ne keto nivele trajtuar.Faleminderit.(Thjesht si lexuas).
Faleminderi dhe z.Faruk Myrtaj qe ju rrin prane...
Gjithe te mirat.
Guri Naimit D.

Toronto05-01-2019 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1