Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | AUBREY HERBERT DHE SHQIPËRIA E PAVARUR

AUBREY HERBERT DHE SHQIPËRIA E PAVARUR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Uran Butka

AUBREY HERBERT DHE SHQIPËRIA E PAVARUR

 

Muharrem Shqarri

Me rastin e 17 dhjetorit 1920, ditën e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve  edhe me perpjekjen titanike të deputetit anglez Aubrey Herbert dhe të Shoqatës Anglo-Shqiptare, që ai drejtonte, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”  botoi librin “AUBREY HERBERT DHE SHQIPËRIA E PAVARUR” të autorit Muharrem Shqarri, një vepër e rëndësishme e historiografisë, që vlerëson në radhë të parë rolin e Britanisë së Madhe për pavarësinë e Shqipërisë, si edhe rolin dhe ndihmën e jashtëzakonshme të dy veprimtarëve të shquar të çështjes shqiptare,  personalitetit të shquar Aubrey Herbert dhe  nënës se tij, konteshës Karnarvon, bamirëses së madhe, e cila ngriti me fondet e veta financiare dhe pa anjë interes vetiak një fshat pranë Kavajës, që e mori emrin Herbert nga qeveria shqiptare ne vitin 1925, për të sistemuar atje shqiptarët e Kosovës të persekutuar e të përzënë nga vatrat e tyre prej shovinistëve serbë, si edhe ndërtoi shkollën e fshatit që mori emrin “Herbert”, gjithashtu e njohur edhe për themelimin e një biblioteke me emrin “Carnarvon” në vitin 1929 në lagjen e tabakëve Tiranë, për të ndriçuar me dije e kulturë shqiptarët, si edhe per ngritjen e një qendre antimalarike, për ndihma mjekësore dhe humanitare. 

Libri i kushtohet kryesisht  deputetit të parlamentit anglez, Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, apo kryembrojtësit te kombit shqiptar, siç e quan historiani Noel Malcolm. 

Herbert e vizitoi së pari Shqipërinë në vitin 1907, kur sapo kishte nisur lëvizja për liri dhe pavarësi dhe e shkeli gjithsej tetë herë, në momentet me të vështira e vendimtare të jetës së saj, duke ndihmësuar si askush tjetër në Pavarësinë e Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, në mbrojtjen e integritetit tokesor dhe njerëzor shqiptar, si edhe në mbrojtjen e guximshme e te vazhdueshme të çështjes së rrezikuar shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris dhe Lidhjen e Kombeve. Ishte tejet e rëndësishme që ai e bëri këtë mbrojtjë të drejtë, jo vetëm si individ: mik i Shqipërisë dhe personalitet i shquar, por  dhe si deputet në zë i Anglisë, duke ndikuar në politikën britanike ndaj Shqipërisë, veçanërisht si Kryetar i Komitetit Shqiptar, ku bënin pjesë personalitete te shquara të politikës britanike, por edhe shqiptare, më pas edhe si kryetar i Shoqatës Anglo-shqiptare në Londër.

Herbert ka bashkëpunuar me mjaft personalitete të shquara shqiptare, si Ismail Qemalin, i cili e propozoi per princ te Shqiperisë, Isa Boletinin, që ai e quante Robin Huti shqiptar, Ded Gjo Lulin, Fan Nolin, At Gjergj Fishtën, Mehmet Konicën, Imzot Bumçin,Ahmet Zogun, Hasan Prishtinën, Mehdi Frasherin, Lef Nosin, Esat Toptanin, Faik Konicën të cilin e kritikon per mbështetjen që i jepte Esat Toptanit, si edhe bashkepunimin me Konfederatën Watra. Ai shoqëroi delegacionin e parë me Ismail Qemalin në vitin 1913 dhe shoqëroi e ndihmësoi delegacionet shqiptare në Konferencen e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve ( 1919-1921), si edhe mbajti fjalime  në parlament, botoi artikuj e intervista për Shqiperinë, duke demaskuar synimet e disa Fuqive te Mëdha si edhe te vendeve fqinjë ndaj vendit tonë

Mbi të gjithë shquhet miqësia dhe nashkëpunimi me Mid’haat Frashëri i cili, ka pasur leterkëmbim dhe ka bashkëpunuar me të, kur ishte kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe në Lidhjen e Kombeve, si edhe në Londër, ku Mid’ghati shkoi disa herë për të influencuar pozitivisht politikën britanike ndaj Shqipërisë.

Në letrën që i dërgonte Herbertit nga Lozana më 14 nentor 1918, Mid’hat Frashëri i shkruante: “ Është e vërtetë që ne i mbështesim shpresat tona më të mëdha  tek Angia, si vend liberal dhe me parime humanitare dhe si fuqi e interesuar tërthorazi në Ballkan…”

Në një vepër të Lumo Skendos”Kufini shqiptaro-serb dhe dy vepra te zotit Barrlain, 1923, ai mbron Herbert dhe Mis Durham, dy miqtë e medhenj të Shqipërisë nga sulmet e pathemelta te antishqiptarit Henri Berlein, vegël e serbëve. Aty, ndër të tjera, Lumo skëndo  thotë se vepra e kryer nga  Komiteti Anglo- Shqiptar dhe kryetari i saj, Herbert, çmohen të tillë “sa nuk nuk mund ta bënin njëzet batalione, në një përpjekje dhjetë vjetësh pareshtur “

Mid’hat Frashëri është mirënjohës i madh ndaj atyre të huajve që kanë punuar per Kombin shqiptar. Në shkrimin “Një fisnik” botuar ne Kalendarin Kombiar, ai thotë për vlerat aktuale të Herbert, jo vetëm për vete, por për gjithë shqiptarët, edhe të sotmit, edhe të pritmit: “Pa dyshim një detyrë mirënjohjeje  dhe miqësije më shtym të lanj një pjesë të vogël të huas s’ime. Po shtytka m’e madhe për mua është shpresa se kujtimi i një të tillë miku do të na shtojë detyrat që kemi ne vetë kundrejt kësaj Shqipërije”

Në tubimin e përurimit të botimit te veprës AUBREY HERBERT DHE SHQIPËRIA E PAVARUR, që u zhvillua në Qendren Kulturore Nacional, ishte i ftuar edhe z.Edward Melotte, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Britanike në Tiranë, pasardhës i denjë i familjes fisnike Herbert, komandant i batalionit ushtarak Irlandez në Kosovë në vitin 1999, që i hapi rrugën ndërhyrjes së NATOS per çlirimin e Kosovës. 

Z.Melotte, njohës i historisë, edhe ky filoshqiptar, është kujdesur për ribotimin e librit (ditarit) të Aubrey Herbert Mons, Anzac and Kut, në të cilin përmbahen shënime dhe kujtime te Herbert për Luftën e Parë Botërore dhe veçanërisht për Shqipërinë.

Pra, disa breza te familjes fisnike Herbert në sherbim te Shqipërisë, Kosovës dhe çeshtjes sonë Kombëtare. Mirënjohje të përjetshme për ta!

Comments (2 posted):

Luani nga Vlora on 30/12/2018 08:45:44
avatar
Urime, Uran Butka! Je në lartësin e detyrës dhe pasardhës i denjë i familjes atdhetare BUTKA!
Guri Naimit D(Dh Xh) on 02/01/2019 00:13:45
avatar
"OPOZITARE po VELLEZER"
mbrodhesi Shqiptare.
Kolegu MESUES Uran Butka.

Eshte kenaqesi qe ne prag te kesaj feste te Vitit te Ri,hapet dhe mundesia e komunikimit dashamires...
E nisa kete koment URIMI,me dyfaleshi "OPOZITARE po VELLEZER"se,kjo mearedhenie e sotme ne vendin tone,eshte bere PRIMARE.Si njohes i historise se families se nderuar tuajen,Sali Butka kryeluftetar Rilindas,gjyshi Zavalanlli bashkeluftetar e bashkekohes.I ndjeri Sali BUtka ne Kolonj e Korce,gjyshi im, Jano P Xhoga,ne Dangelli-Shqeri,rene me 1913 krye cetes qe komandonte si KAPEDAN i saj,na ben qe te jemi ATA atdhetare dhe luftetare.Ne pasardhesit u beme MEsues te brezit te Ri te pas Clirimit te vendit. Krenare te asaj trashhegimie. Pra dhe sot,na duhet UNITET ne keto vite mes OPOZITAVE,qe atdhetarizmi duhet te dominoje.Theksoj;OPOZUTARE po VELLEZER". Une kam konceptin se pa "OPOZITARE"s'ka zhvillim.kjo ne parim...Opozitat hapin horizonte diskutimi per te zgjedh ate qe duhet-Atdhetaren,po e pergjithesoj.
Ne shkrimin tua z.Uran Butke,(pake ma i ri se une ne moshe,une 83 do festoj them kete Qershor),koleg mesues nje jete dhe konsiderate per njeritjetrin,gjithnje me kete parim:"OPOZITARE po VELLEZER".Kete kerkoj dhe nga Ju,i miri dhe si fizik, (dhene zoti)dhe Ai GEN familia juaj... Jua them kete ne konsiderat te njohies suaj,asaj familie nga Gjysherit e Dajat e mij,ne njphur ne vite te MESUESISE,ju ne MARTANESH mos Gaboj,une ne SHENGJERGJ .Sa shok klase ne shkollen"10 Korriku ne Tirane,nga fisi juaj sa Motren tuaj te nderuar...
Njoh dhe Historine e lufte N.Cl si ne mbare vendi dhe ne familien tuaj;Daja im "Luftetar i Shekullit" Vaso P Dama e tj.Them:-Balliate e PARTIZANE-vellezer e per nje lufte duhet te luftonim.Kokat e Ballisteve na bene ate qe bene...
Si ajo figure e nderuar si,AYBREY HERBERT-Ti sot ne ato pozita arritur, kontribo per atdheun,shoqeria besuar ato funksione,sa perkushtimit juaj. Figura JUAJ tere MENDIM e Serjozitet,ne kerkim te MBRODHESIVE besoj,na ben tiu drejtohemi si dikur mesues,njeri tjetrit.Qellime te njejat Atdhetare.. (Nuk harroj,rruget ne zbritie me kembe ne shume raste nga Biza ne Tirane e tj.)
Gezuar Vitin e RI 2019 me MBRODHESI! OPOZITARE po VELLEZER.Nuk po i ve ne thonjza kete dy fallesh "TRINITRINE"jete
Atdheu mbi te gjitha;detyre DITE..
Shendet familiarist i nderuar;
Opozitar po VELLA.
VO.Do me falish se po ju drejtohem publikisht,fal konsiderateve familiare.

Toronto01-01-2019 Guri Naimit D.
Dh.Xhoga"Pasues VETERANI"

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1