Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Timokracia e Platonit

Timokracia e Platonit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Timokracia e Platonit
Astrit Lulushi

Timokraci do të thotë qeverisje me tru, me vlerë apo me nder. Platoni e karakterizon timokracinë si përzierje regjimesh - aristokraci e oligarki. Si në demokracinë e sotme, edhe në kohën e Platonit, sistemet qeverisëse duket se nuk i respektonin rregullat e lojës. Të vetëquajturit timokratë përbuznin veprimtarinë dhe tregtinë dhe udhëhiqnin me parti a bashkësi. Ashtu si oligarkët, ata tregoheshin të pangopur me pasuri dhe nuk u besonin mendimtarëvd që të vendoseshin në pozita pushteti. Në të kundërtën e emrit që mbanin, timokratët kishin prirje për të grumbulluar pasuri në mënyra të dëmshme e korruptive, dhe për t’i fshehur zotërimet e tyre nga publiku. Ata kontrollonin llumin e krimin po aq sa kontrolloheshin prej tyre. Ligjet e tyre mund të imponoheshin dhe zbatoheshin vetëm me forcën e policisë, e quajtur ‘policia e shtetit’, sikur, çuditërisht, nuk ishte krijuar për të mbrojtur popullin.
Platoni thotë në Republikën e tij, se në këtë lloj regjimi, në përzgjedhjen e zyrtarëve pëlqehet tipi i njeriut të mbizellshëm dhe me mendje të thjeshtë, mediokër. Dhe dihet pse; ky lloj njeriu bëhet besnik dhe shërbëtor i mirë i atij që e ka zgjedhur, dhe kurrë jo ndaj atyre të cilëve duhet t’u shërbejë. Timokracia është pasojë e llogarive të gabuar të klasës qeverisëse të mëparëshme, thotë Platoni, e cila duke përkrahur personat me natyrë inferiore (persona shpirtzinj ose me shpirt të hekurt dhe jo idealistët me shpirt të artë (sipas Platonit), mungesa e të cilëve ndihet kaq shumë sot.
Në kohën e Platonit, (423-347 pes) qytetet greke qeveriseshin kryesisht nga oligarki ose demokraci. Platoni paraqet një kritikë ndaj këtyre regjimeve - se kushtetutat e tyre kishin lënë pas dore dy virtyte thelbësore për një shtet të përkryer e të drejtë; përkatësisht mençurinë dhe moderimin. Këto e bëjnë njeriun të jetë më pak i dhënë pas parasë, më shumë të fokusuar në përftimin e dijeve dhe ruajtjen e virtyteteve. Kështu, thotë filozofi, duke mësuar se si të respektojë lirinë e tjetrit, njeriu njëkohësisht bëhet i bindur ndaj autoritetit, ndërsa pushtetari bëhet jo agresiv dhe jo përbuzës ndaj atyre që i vijnë për të zgjidhur një problem që kanë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1