Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | RIKUJTONI PËR NE!

RIKUJTONI PËR NE!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

RIKUJTONI PËR NE!

Nga Fatmir Terziu

 

Të nderuar lypsarë, kanaçembledhës, halleshumë, të braktisur, të uritur, të pa strehë, të pa gjumë e të Tjerë me radhë. Të gjithë shqiptarë!

Rikujtoni për ne, ndonjë moment të përsosur, kur dielli zbret dhe ju sheh nga horizonti dhe ju të gjithë me halle e pa halle qëndroni atje lart, në majë, duke pritur që të ikë në fundmisionin e tij të ditës. 

Rikujtoni për ne, atë ditë të verbuar, që ju mbajti deri në fund të dritës, dhe pastaj pos një lëkundje të zhurmshme e përcolli në varrin e tokës që ju kishit gërmuar për vite me rradhë.

Rikujtoni për ne, ditën e ftohtë të dimrit kur lumenjtë ishin të fryrë, liqenjtë e ngrirë dhe dallgët e Jonit dhe të Adriatikut ishin të mëdha, dhe ju vendosët se ishte një ditë e mirë për tu larë duke notuar.

Rikujtoni për ne, atë mbrëmje që u ndjetë mjaft të kënaqur, menjëherë pas perëndimit të diellit dhe Ju u ulët, si një grup i braktisur i shoqërisë sonë dhe bota ishte një vend tjëtër, një vend përrallor, një vend i mirë.

Rikujtoni për ne, atë ditë fatale kur dolët në kopshtin tuaj dhe lulet dukeshin më bukur se para Kryeministrisë, Parlamentit, Presidencës, apo Vilave të Ndryshme, kështu që morët benzinën dhe u vutë zjarr, dhe patë që ferri gëlltiste ëndrrën tuaj të paparë.

Rikujtoni për ne, atë fundjavë të trazuar kur për herë të parë ratë në dashuri dhe nuk mund të besonit se zemrat tuaja ishin mjaft të mëdha për të ndezur emocione të tilla të forta. Ju keni qenë të trullosur dhe të shqetësuar, por jeni ekzaltuar shumë larg nga graviteti, e gjitha ju duk si një udhëtim në hënë.

Rikujtoni për ne, se kurrë nuk mbaron muaji për ju dhe se nuk njihni asnjë kalendar viti në jetën tuaj. Ju ndjeheni të humbur në fushën e kohës sikur të gjitha hapësirat e saj të ishin misër i pafund për të bërë vetëm kokosha fjalësh e premtimesh.

Rikujtoni për ne, atë natë të vetme, kur ju së pari lëpitë buzët dhe pitë një cigare, kur e mbanit atë midis shtrëngimit tuaj në gjoks dhe thithjes së tymit të butë. Ju psherëtini duke ndjerë zgjedhjen në duart tuaja, pavarësisht nëse keni vendosur të vdisni nga ky mëkat i pakuptimshëm.

Rikujtoni për ne, ndonjë pasdite të keni kaluar kohën në ndonjë koncert, opera, apo balet. Kujtoni ndonjë teatër jashtë poltikës, jashtë mitingjeve, jashtë… jashtëgjërave të tjera. 

Rikujtoni për ne, ndonjë mëngjes të lagësht kur nuk keni fshirë lotët e dhimbjeve dhe kurrë nuk i keni larë sytë para arkivolit që ua sollën që me ardhjen e tyre, sepse nuk kishte asgjë për të qarë.

Rikujtoni për ne, sikur nuk kemi parë dhe ndjerë asgjë dhe asnjëherë, sikur s’kemi qenë kurrë atje, sikur s’kemi asnjë njohuri për ta dëshmuar atë dhimbje.

Aman, ju lutem kujdes, mos ia rikujtoni Kryeministrit!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1