Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Kur kritikoheshin tregimet e Dritëro Agolli,Vath Korreshi,Nasho Jorgaqit

Kur kritikoheshin tregimet e Dritëro Agolli,Vath Korreshi,Nasho Jorgaqit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gëzim Llojdia

 

 

 

 

Në 24 Korrik 1966  në gazetën e vetme letrare të kohës :”Drita’”   shënjohen kritika e hapur karshi tregimtarëve shqiptarë  e cila çuditërisht, mërinte jo nga kritika specializuar,(për hir të së vërtetës duhet pranuar) ajo ekzistonte pavarësisht  indokrinimit të saj, por nëpërmjet letrave të lexuesve. Nën okelion :”Probleme ideore të tregimit tonë” në shënjestër janë:  tregimet e shkrimtarit N.Jorgaqi,të poetit devolli Dritëro Agolli dhe të tregimtarit të njohur e skenaristit të filmit shqip ,Vath Koreshi.

1.

-Po ju shkruaj mbi tregimin :”Gjo...Gjo...Gjo” të Vath Koreshit, shkruan mësuesi Sh.H. nga Elbasani, botuar në tetor 1965 në revistën:’Shqiptarja  e re”.Unë kam lexuar tregime të tjera të V. Koreshit,që më kanë pëlqyer. Ai ka një stil të mirë. Po këtu desha ti bëj disa vërejtje, për këtë tregim që të mos ma ndihem këto nota në shkrimet  e tij të ardhshme. Në tregimin:’Gjo...Gjo..Gjo.. na jepen heronj të gatuem me brumë mikroborgjez,heronj që kanë koncepte të gabueme, përsa i përket bukurisë, që dashuron njeriu te njeriu. Autori ban gabim të madh kur mendon se një dashni e bazueme në koncepte mikroborgjeze në të kuptuarin  e sa,j di të triumfoj mbi thashethemet dhe mentalitetet e mykuna,thotë, autori i kësaj kritike. 

Le të hyjmë në thellësi të tregimit. Në këtë tregim autori donë të na bind me anë të heronjve të tij mësues dhe agronom se dashuria lind me një të pame dhe rritet me disa shikime të tjera,dashuria këtu merr kuptimin e së bukurës  fizike dhe në bazë të saj autori hidhet në luftë kundra mentalitetitë sëmurë se gjoja një  me shkollë dhe i bukur duhet të marr një grua,  po të tillë dhe kurrë një  fshatare, a punëtore që nuk do ti pëlqente syrit të të tjerëve. Mentalitete të gabueme ,shkruan më tej mësuesi i këtij shkrimi, nuk mund të luftohen me koncepte të gabueme. Prandaj, qysh në fillim të tregimit, mund të parashikosh fundin  e tij i cili përcjell heronjtë,agronomin mësuesin po me :”gjo...gjo...gjo e Gjonit vajtues. Dashunit e lidhura vetëm me konceptin e së bukurës fizike janë të rrejshme dhe si të tilla vdesin shpejt,ashtu siç vdes dashuria  agronomit. Siç duket, agronomit pas disa shikimeve iu mbush mëndja se trupi i vajzës do ta joshte,shkruan mësuesi nga Elbasani, duhet të godiste hapur me forcë dobësinë,lëkundjen meskine të njerëzve që bëjnë dashuri me hesape dhe nuk mendojnë veçse për veten e tyre, për sedrën e sëmurë dhe vanitoze. Mësuesi, pas 20 vjetësh nuk arrin të  kuptoj dështimin e dashurisë së tij ndaj thashethemeve dhe me gojën e vet  tregon se e vjetra atë e mund. Mikroborgjez ,që para 20 vjetësh asht dhe sot sepse po ato koncepte ka për dashurinë,kur qysh në fillim i thotë agronomit:”T’i këpusësh kokën!. 

”Tue nis nga koncepte të gabueme, tregimi ka një notë të thellë sentimentale. Shkrimtari merret shumë me përshkrimin fizik  të vajzës dhe aspak me botën e saj të brendshme dhe kjo të mërzit dhe vetvetiu lind pyetja:Vallë  e tillë duhet të jetë dashnia?  Pra nuk asht për tu çuditur kur në tregim,agronomi dhe mësuesi kur shohin:”dashnoren” plot nur trishtohen pa e ditur pse dhe hidhërohen,kurse vajzës i mbushen sytë me një dritë të dhimbshme. Është e pakuptueshme, që shkrimtari don të na thotë se këta janë heronj pozitiv të shoqërisë dhe me këta njerëz gjoja ne shembim të vjetrën dhe krijojmë botën e re. Tregimi lë shteg për të kuptuar se autori asht nisur  nga mendimi i gabuar sipas të cilit jeta ka një qëllim kryesor të dridhunit pranë një femre. A nuk e ulin këto dinjitetin  njeriut tonë. Dhe në fund shkruan:”Gjo..gjo...gjojanë rënkime të dëshpërueme të Gjonit për të gjetur më kot vëllan:”Gjo...Gjo...Gjo, janë rënkim të dëshpërueme  mikroborgjezësh,përfundon leterën e tij mësuesi nga Elbasani.

2.

A vlen ky tregim për edukimin e njeriut? Autori i kësaj kritike është aktor i estradës të qytetit të Elbasani, F.SH.Ai shkruan: Ashtë kritikue në përgjithësi  përmbledhja me tregime:”Zhurma e erërave të dikurshme” e Dritëro Agollit,unë due të them disa fjalë rreth tregimit:”Egërsia’ të këtij vëllimi. Kur u botua libri ,fleta”Libra të reja” e N.SH .Botimeve, kishte një informacion për këtë  përmbledhje dhe e ngrinte si vepër realizuese .Unë nuk dua të vë këtu në dyshim forcën poetike të Dritëro Agollit dhe as aftësitë e tij për të shkruar në prozë,por do të doja të vë në dukje mentalitetin mikroborgjez, që fshihet në këtë tregim e që shpesh herë shpërthen haptazi në tregimet tjera të këtij vëllimi si p.sh:”Lamtumirë,kapedani im”. “Kur dashuroja një grua”.

N.q.s tregimi është i bazuar në realitetin dhe ngrihet në art atëherë ashtë letërsi,por në qoftë se  ky ashtë vetëm pjella e një fantazie të ngushtë pa njohur thellë realitetin,tue e zvogëlue ose tue e zmadhue atë jashtë mase ,ahere kjo s’është letërsi,por një kallëzim bajat e pa vlerë.

Më poshtë, autori i kësaj kritike thotë:Të marrim tregimin:”Egërsia”.Subjekti ashtë ky:në një fshat malor jetonin burrë e grua, që kishin një djalë 12 vjec. I jati mbante me bukë diversantët. Sigurimi i dikton dhe i arreston. Mbasi s’kan prova i liron. I biri asht ashtu si e përshkruan edhe vet autori.se:”ai nuk ishte një fëmijë 12 vjeçar, por një djalë i pjekur me logjikë dhe forcë vullneti,tregon se i ati asht, ai që mbanë diversantë. I ati arrestohet. Mbas 8 vjetësh i ati kthehet në shtëpi dhe një natë mbasi nxehet atë  e bir,për punë të kalit që plaku don ta shes,i biri don t’ia jap kooperativës, ai e qëllon me dru kresë së vetë .Ky mbetet në vend dhe shndërrohet ashtu siç thotë autori:në një idiot,që din të bëjë vetëm:”mu-mu-mu”.

 Pasi autori i kësaj kritike me profesion aktor, përshkruan ngjarjen ku i  ati ikën nga shtëpia dhe gjendet i varur me rripin e pantallonave në pyll nga rojtari ,autori thotë:” 

Kjo është e gjitha .Mund të thotë ndonjëni,po ndoshta ka ndodh!Ndoshta!Posa i vlen kjo shoqënisë sonë? Ku është forca e kolektivit? Mos kjo ngjarje ka ndodhur në kohë të Italisë apo në kohë të Zogut? Në vend të përshkrimit realist të përpjekjeve për të zhdukur shkaqet e luftës klasore,autori merret me momente patologjike me skena, që janë  larg tregimit shoqëror të subjektit?

 Duke përshkruar një pjesë të tregimit, autori i kësaj kritike vijon kështu në pasazhin tjetër:”Që nga fillimi e deri në fund,tregimin e përshkojnë nuanca të vdekura e të ndohta, që s’të emocionojnë,por përkundrazi të revoltojnë. Lexuesit kërkojnë shkrime të mira me brendi të shëndosh ku pasqyrohet jeta e tyne me të gjithë aspektet e saj dhe jo tregime të neveritshëm. Nuk ashtë dashnia sentimentale konceptet e ngushta të dashurisë e trillimet aventureske,ato që çojnë përpara letërsinë tonë socialiste,por ashtë forca vullneti i çeliktë e patriotizmi i popullit tonë, që e karakterizon atë. Atëherë përse të mbjellim krande të holla e të shtrembëta në fushën e letërsisë ,që s’kanë asnjë vlerë për deri sa kemi filiza të shëndosh e frutëdhanës? Kërkesat lexuesve janë rritë shumë prandaj ne ,rinia kërkojmë nga shkrimtarët, që të shkruhen vepra të mira,që të mund të na frymëzojnë në punën tonë të përditshme për ndërtimin e socializmit,të shikojmë heroj të ditëve tona,të cilët nuk janë të pakët,veçanërisht sot,me këtë hov revolucionar,që ka shpërthyer në të katër anët e v vendit tonë dhe si pasqyrë,të shohim ndryshimet kolosale,që ka ba atdheu ynë socialist.

3.

“Na duhen tregime që t’u ndriçojnë rrugën të rinjve” .M.Q nxënëse nga qyteti verior i Shkodrës,  duke analizuar disa tregime  të disa prej tregimtarëve shqiptarë të kësaj periudhe. Duhet theksuar se në këto vite,tregimi shqip pati një periudhë ngritje .Autorja, merr në shqyrtimi,tregimin:”Shembja”, e shkrimtarit Bilal Xhaferri të cilën e lëvdon për anët pozitive, që përcjell dhe anën artistike mjaftë të goditur .Duke analizuar me dy fjalë tregimin e tregimtarit T.Laco:”Një njeri i vogël” ,për të cilën nuk shquan në optikën e saj ndonjë të metë. Duke vijuar më tej autorja,një nxënëse e qytetit verior thotë:se në prill 1966 në gazetën:Drita” është botuar tregimi i B.Myftarit:”Kur zen e piqen qershitë”.Tregim, autorja e kritikës ,e paraqet të mirë, që pasqyron luftën e të resë kundër të vjetrës  ,një metodë që përdorej  dendur në shkrime në kohën e soc-realizmit.

Fjala e autores:”E kundërta ndodh me :Mimozën”,protagonisten e novelës:”Dashuria e Mimozës” e Nasho Jorgaqit e cila  na paraqitet dobët e pafuqishme për të luftuar paragjykimet për tu bërë  ballë pengesave, që i dalin përpara në rrugën e dashurisë së saj me Luanin,në rrugën e lumturisë. Nuk jam kritike dhe si e tillë mbase nuk di ta gjykoj ashtu si duhet këtë novelë. Ajo është shkruar bukur,por duke  lexuar bie në mendime të ftohta. Pse Mimoza duhet të hiqte dorë nga Luani,pse të mos dilte mbi paragjykimet e saj,ti flakte tej mendimet e s’ëmës si diçka pa vlerë? Mua si lexonjëse kjo zgjidhje do më dukej e drejtë.E drejtë sepse sa kam parë e dëgjuar në shumicën dërmonjëse:”Mimoza’,që kanë humbur janë të rralla e do të doja që shkrimtarët të ndrisin me veprat e tyre rrugën e Mimozave të sotme,si në punë,në shkollë,në familje,në marrëdhëniet me shoqërinë  etj.

Ka një dyshim, në fjalët e autores së kësaj kritike për disa tregime të autorëve B.Xhaferri,T.,Laco dhe novelës së N.Jorgaqit. Duket se ky shkrim është shkruar nga ndonjë dorë e stërvitur, por edhe  për të goditur novelën e bukur të këtij shkrimtari.

Fjalët:Nga sa kam parë dhe dëgjuar në shumicën dërmonjëse, janë fjalë që shpesh i gjeje në fjalorin e të mëdhenjve ,ose :” Mimoza’,që kanë humbur janë të rralla e do të doja që shkrimtarët të ndrisin me veprat e tyre rrugën e Mimozave të sotme,si në punë,në shkollë,në familje,në marrëdhëniet me shoqërinë  etj? Pak e besueshme për një nxënëse kritike ,që nuk thuhet në çfarë shkolle ,apo çfarë klase studionte aso kohe në qytetin verior?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1