Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Inaferja me “Listerine”

Inaferja me “Listerine”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Inaferja me “Listerine”

Dr Fatmir Terziu

 

Nëse pushon në Plazhin e Durrësit, qoftë një ditë të vetme, natyrisht nuk mund të anashkalosh dhe një burrë me një bicikletë të vjetër të mbushur plot me libra që bën udhën ndryshe nga plazhistët. Ai është ndryshe nga ajo që shihni në realitet. Ndryshe nga reklamat virale të medias sociale. Si ndjeheni kur ju afrohet me një libër? Një rast i tillë…  një grua e largët, e quajtur Inafere, tha duke u mbuluar me çarçafin me bojna nën çadër, po vuante nga mediat sociale për Instagraminizimin. Kjo ishte një rutinë e përditshme në mëngjes. Ajo përditë e më shumë merrte në telefonin e saj petale trëndafili, balona heliumi në formë zemre dhe ëmbëlsira në shtrat. Të gjitha viralitete që dukeshin më të dhimbshme se rutina e mëngjesit, që i niste këtu e dhjetë vite me radhë me një kollitje dhe një tështimë të gjatë në si-rastësish. Por ajo nuk kërkoi të shqetësohet. Lexoi poshtë prurjeve instagramike dhe gjeti se tështima dhe kolla duhej të pastroheshin me një pastrues goje të quajtur “Listerine”.

Tashmë aja mbante një shishe “Listerine” në udhën nga shtrati deri aty në kohë pushimi, në çadër. Rruajna Zot! Pastaj kishte hedhur një foto në Twitter. Kishte plot ndjekës. Dhe ata talleshin në Twitter. E pra, duh. Përgjigja e dikujt ishte dhe në Facebook: “alkoolistët, njerëzit me frymëmarrje dhe Instagramistët janë paguar nga kompanitë të reklamojnë dhe kur pushojnë”. Por nga kjo fazë kishte vargun e komenteve të tjera që vareshin si salciçe në të gjitha rrjetet sociale. E ndërsa Shahin Ibrahimi ndaloi bicikletën e tij të vjetër me libra, Inaferja, menjëherë kapi “Listerinën”.

Zemërimi u rrit. Kjo grua e re që Shahini nuk e njihte dhe nuk ia dinte hallin, po paraqiste një version shumë të padukshëm të rutinës së saj në mëngjes. Dhe ajo është me tërë vlerën që kap dhe “pagën e saj” që derdhet në hapësirën e madhe të gojës! Dhe, “OK”, u dëgjua. Ajo kishte pranuar të fliste me Shahin Ibrahimin. Të fliste me njeriun që Gruaja e tij, i kishte thënë Lamtumirën e fundit në Paqe e sipër në udhën e Zotit pak vite më parë. Ndërsa ai mbante në dorë një nga librat e tij, romanin e vet autobiografik, me një hyrje të poetit Agim Bajrami, në pagën e “Big Gojës”, që tretej “listerine” kjo e fundit lëshoi një zë… 

Shahini u tufat! Pastaj u përqëndrua në atë mori njerëzish gjysëm-lakuriq… por, por ... Në djall, foli Ai me vete, duke kujtuar kohën e tmershme në birrucat e komunizmit, ku u dënua për … për zë … që nuk e kishte dëgjuar kurrë. Dhe foli me vete: “ajo ndoshta po promovon çrregullime të ngrënies, ose kapitalizëm, ose turizëm, apo diçka”. Mos është zë nga “Vdekja e saj”! E ndërsa libri i mbeti në dorë, fjalët e tij ishin në dobi të leximit, Gjuhës së bukur shqipe…. Ishin për librin. Zëri i Inaferes ishte i huaj për të gjitha këto…, shtrati i shazllonit e kishte mbarë e prapë pronë të tij. Kurrizi dhe të pasmet i ishin kthyer Shahinit, që fliste për libra dhe lexime.

Pas dy orësh nga kjo bisedë, kjo Zonjë na tregoi se ishte e mërzitur nga këta që shisnin libra dhe këtu afër shtratit të saj. Dhe menjëherë na tha se kishte postuar një përditësim në një tronditje e sipër me komentin: “Nuk na lanë rehat. Edhe libra na sjellin deri në shtrat…”. Burrat dhe gratë e mençura, deputetët, minstrat dhe ministreshat, përfaqësuesit e barazisë së grave, gazetarët, aktoret dhe transmetuesit e kishin mbushur me komente për 48 minuta. Dhe ajo ishte mjaft popullore në rrjetet sociale… Na tha se kjo nuk durohej më … Çdo herë që rifreskonte faqen me qindra mesazhe të reja derdheshin në Instagram, Twitter dhe Facebook, disa prej të cilave kanë dhe mirëkuptime me dashje. Por bicikleta, librat dhe Shahini, poeti i mirë nga Durrësi nuk kishin më vend në rrjetet e saj sociale. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1