Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Metaforat e politikës dhe Letrat shqip

Metaforat e politikës dhe Letrat shqip

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Metaforat e politikës dhe Letrat shqip

Dr Fatmir Terziu

 

Jo pak herë “Fjalori” i Politikës shkon përtej metaforave. Po aq herë i kalon dhe caqet e pragjet e krahasimit. Kështu metaforat dhe krahasimet, këto gjëra elementare që mësohen në shkollë, madje që herët në bangat e saj, janë në majë të dhëmbëve kafshues të politikës në një luftë civile të paparë ndonjëherë në të majtë e në të djathtë të politikës. Sakaq përtej kësaj rutine ku ndodh kërcitja e fjalëve nën dhëmbë, metaforat dhe krahasimet hyjnë ngadalë e pa u ndier në media, përditësi e më thellë akoma në krijimtari. Përse ndodh kjo në politikën shqiptare? Përse ndodh që pastaj dhe krjimtaria të ushqehet nga metafora dhe krahasime të tilla? Kjo ndodh sepse duket qartë se nuk ka shumë arsye të tjera tipologjike. Nuk është ndonjë gjë që ka ndodhur vetëm vitet e fundit. Nuk është risi e re. Kjo ka vazhduar që në gen të Shtetit Shqiptar. Që në zanafillë të fjalës politike shqiptare. Dhe ka bashkëudhëtuar gjatë 100 e kusur viteve në politikën shqiptare, madje mjaft fuqishëm dhe në monizëm. Kjo e ka burimin tek retorika. Retorika është në qendër të politikës. Dhe metafora është në qendër të retorikës. Historia kthehet dhe forcon retorikën me metafora, që pastaj të bëjnë forra dhe në krijimtari. Ky nuk është thjesht burimi, as mësimi, por forca ku krijimtaria merr nga metafora dhe krahasimi. Kjo është përditësia më e “ushqyeshme” nga politika, ku kryqëzohen teoria dhe praktika. Ku natyrisht bashkëveniten edhe letërsia, edhe politika.

            Mbaj mend më herët, kur punoja në Shqipëri në një nga gazetat më të shitura të viteve të para të Demokracisë Shqiptare, ku njerëzit rrinin në radhë për ta blerë atë. Mbaj mend pikërisht ditën kur diskutohej se Kryeministri i asaj kohe kishte thënë se “Shqipëria ka bukë vetëm për tre ditë”. Gazeta në të cilën unë punoja ishte në të djathtë dhe fuqimisht e shfrytëzonte “gafën” e politikës. Por nuk duhej thënë se “Bufi kishte të drejtë”, nuk duhej thënë aq thjeshtë. Duhej shkruar me të madhe: “Kriminelët e zhvatën Shqipërinë. E lanë popullin pa bukë!” Kaq duheshe atëherë. Kaq dhe grushtat e shkelmat shkuan në përditësi. Në radhët e bukës zbritën dhuna dhe maskuliniteti i djemve të agresuar. Zbriti fjala e mbushur me metaforat e politikës dhe krahasimit dhe librat filluan të fryheshin me to. Politika dhe letërsia ishin ushqim i përbashkët mes metaforave dhe krahasimeve të tilla. Dhe u pa se metafora dhe krahasimi në politikë ishte domosdoshmëri. Në letërsi pos këtij ushqimi, ndodhte të kaparceheshin caqet, deri përtej kufirit të lirisë së fjalës. Dhe a kishte, ka dhe a duhet të ketë kufi Fjala e Lirë?

Përditë dëgjohen metafora dhe krahasime për “veting”; “teatër”; “fshehje të të ardhurave” dhe aspak për “letrat” shqipe. Aspak!!! Ata flejnë nën ritmin e flokëve të Ministres Kumbaro, që metaforat e politikës e tundin dhe shkundin fort vetëm për arsye “politike”. Të tjerat janë më lart. Lulzim Basha kohë më parë është shprehur për Edi Ramën: “Erdhe si Rilindas dhe po ikën si Taleban…” (2.11.2017). Ndërsa Edi Rama ka thënë: “Është djalë i mirë Luli …është artist”. (28.12.2017). Këto ishin në mbydhje të një viti më parë. Por si këto ka dhe qindra më pas dhe do të ketë me dhjetëra deri në mbydhje të këtij viti. Ka se metafora dhe krahasimi në politikë përdoren për të sulmuar dhe çnjerëzuar politikën dhe politikanët. Po ushqimi i saj në Letrat Shqipe përse ndodh vallë?!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1