Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Muaji i mjaltit që kurrë s'mbaron

Muaji i mjaltit që kurrë s'mbaron

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rajneesh (i lindur Chandra Mohan Jain, 11 Dhjetor – 19 Janar 1990), i njohur si Acharya Rajneesh,[1] Bhagwan Shree Rajneesh, dhe pastaj si Osho

Pergatiti: Zonja

OSHO

"Dashuria eshte lengimi yne me i thelle. 
Ashtu si trupi ka nevoje per ushqimin,
shpirti ka nevoje per dashurine -
- eshte ushqim,
ushqim shpirteror.

Pa ushqim, ajrin dhe ujin,
trupi dekompozohet,
pa dashurine,
shpirti ngushtohet"

Muaji i mjaltit që kurrë s'mbaron

http://www.creationsmagazine.com/articles/C100/Osho.html

DASHURIA NUK ËSHTË NJË MARRËDHËNIE. Dashuria lidh, por nuk është një marrëdhënie. Një marrëdhënie është diçka e përfunduar, është një emër; kur vjen fundi i saj, muaji i mjaltit ka mbaruar. Nuk ka më gëzim, as entusiazëm, e gjitha ka mbaruar. Mund të vazhdosh ta mbash marrëdhënien, vetëm për hatër të mbajtjes së premtimeve. Mund ta bëni këtë, sepse është gjëja më e rehatshme, e përshtatshme, komode. Mund të vazhdosh me të, sepse nuk ka më asgjë tjetër për të bërë. Mund ta mbash, se nëse e prishni, ajo do t'ju krijojë shumë probleme... Marrëdhënia do të thotë diçka e bërë, e përfunduar, e mbyllur.

Dashuria nuk është kurrë një marrëdhënie; dashuria është ajo që lidh. Është gjithmonë një lumë, që rrjedh, pafund. Dashuria nuk njeh asnjëherë ndalesë; muaji i mjaltit fillon, por kurrë nuk përfundon. Nuk është si një roman që fillon në një pikë të caktuar dhe përfundon në një pikë të caktuar. Është një fenomen i vazhdueshëm. Ata që duhen mbarojnë, dashuria vazhdon: është një vazhdimësi. Është një folje, jo një emër.

Pse e zvogëlojmë bukurinë e të qënit të lidhur në një marrëdhënie? Pse jemi kaq në nxitim? Sepse të qënit i lidhur është e pasigurt kurse marrëdhënia është një siguri. Marrëdhënia ka siguri; të qënit i lidhur është vetëm takim i dy të huajve, ndoshta vetëm për një natë dhe në mëngjes thonë lamtumirë. Kush e di se çfarë do të ndodhë nesër? Dhe jemi aq të frikësuar sa duam ta bëjmë të sigurt, ta bëjmë të parashikueshme. Dëshirojmë që nesër të jetë sipas ideve tona; nuk lejojmë që liria të ketë fjalën e vet. Pra, ne menjëherë e zvogëlojmë çdo folje në një emër.

Bini në dashuri me një grua a burrë dhe menjëherë filloni të mendoni për martesën. Ta ktheni në një kontratë ligjore. Pse? Si futet ligji në dashuri? Ligji hyn në dashuri, sepse dashuria nuk është atje. Eshtë vetëm një fantazi dhe ju e dini se fantazia do zhduket. Para se zhdukja të vijë, bëj diçka kështu që bëhet e pamundur ndarja.

Në një botë më të mirë, me më shumë njerëz që meditojnë, me pak më shumë dritë shpërndarë mbi tokë, njerëzit do të dashurohen, do të dashurohen pafundësisht, por dashuria e tyre do mbetet si një lidhje që nuk bëhet dot një marrëdhënie. Dhe nuk po them se dashuria e tyre do të jetë momentale. Ka çdo mundësi që dashuria e tyre mund të shkojë më thellë se dashuria juaj, mund të ketë cilësi intimiteti më të larta, mund të ketë më shumë se poezi, të jetë më afër asaj prej perëndish. Mundet që dashuria e tyre të mund të zgjasë më shumë se sa e ashtuquajtura marrëdhënia juaj. Por nuk do jetë e garantuar nga ligji, nga gjykata, apo nga polici. Garancia do të jetë e brendshme. Do të jetë një angazhim nga zemra, një bashkim në heshtje, qetësi.

Nëse të gëzon të jesh me dikë, do dëshironit ta shijonit gjithnjë e më shumë. Nëse e shijoni intimitetin, do dëshironit ta eksploroni intimitetin gjithnjë e më shumë. Janë disa lule dashurie që lulëzojnë vetëm pas një intimiteti shumë të gjatë. Ka edhe ca lule sezonale; për gjashtë javë ato janë në diell, por pas gjashtë javësh janë zhdukur përgjithmonë. Ka lule që kërkojnë vite të bëhen, dhe ka ca të tjera që zgjasin për shumë vite. Sa më shumë duhet, aq më thellë shkon. Por duhet të ketë një angazhim nga një zemër tek zemra tjetër. Nuk duhet as të flitet për të, sepse e folura do ta përdhoste. Duhet të jetë një angazhim i heshtur; nga syri në sy, nga zemra në zemër, nga qenia tek qenia. Duhet kuptuar, nuk duhet thënë.

Harrojini marrëdhëniet dhe mësoni si të përkisni.

Sapo jeni në një marrëdhënie, filloni ta merrni njëri-tjetrin lehtazi - kjo është ajo që shkatërron të gjitha punët e dashurisë. Gruaja mendon se e njeh burrin, burri mendon se e njeh gruan. Asnjëri nuk e di tjetrin! Është e pamundur ta njohësh tjetrin, tjetri mbetet një mister. Dhe ta marrësh tjetrin lehtazi, është fyese, pa respekt.

Të mendosh se e njeh gruan tënde është shumë, shumë mosmirënjohëse. Si mund ta njihni gruan? Si mund ta njihni burrin? Ata janë procese, nuk janë gjëra. Gruaja që ju e njihnit dje, nuk është atje sot. Aq shumë ujë ka shkuar poshtë Gangut, ajo është dikush tjetër, krejtësisht ndryshe. Lidhuni përsëri, filloni përsëri, mos e merrni si të mirëqenë e lehtazi.

Burrit me të cilin fjetët mbrëmë, shikoja përsëri fytyrën në mëngjes. Ai nuk është më i njëjti person, aq shumë ka ndryshuar. Kaq shumë, e pallogaritshme sa ka ndryshuar. Ky është dallimi midis një gjëje dhe një personi. Mobilja në dhomë është e njëjtë, por burri dhe gruaja, nuk janë më të njëjtët. Eksploro përsëri, fillo përsëri. Kjo është ajo që dua të them me lidhjen.

Të qënit i lidhur do të thotë që ju jeni gjithmonë duke filluar, ju jeni vazhdimisht duke u përpjekur për t'u njohur. Përsëri dhe përsëri. Ju jeni duke bërë të njohur veten për njëri-tjetrin. Ju jeni duke u përpjekur të shihni aspektet e shumta të personalitetit të tjetrit. Ju po përpiqeni të depërtoni thellë e më thellë në brendësi të botës së tij të ndjenjave, në thellësi të qenies së tij. Ju po përpiqeni të zbuloni një mister që nuk mund të zbulohet. Ky është gëzimi i dashurisë: të eksploruarit e ndërgjegjes.

Dhe nëse lidheni dhe nuk e zvogëloni atë në një marrëdhënie, atëherë tjetri do të bëhet një pasqyrë për ju. Duke e eksploruar atë, padyshim që ju do të eksploroni edhe veten. Duke u thelluar në tjetrin, duke ditur ndjenjat e tij, mendimet e tij, mundimet e tij më të thella, do të njihni edhe mundimet tuaja më të thella. Të dashurit bëhen pasqyrë për njëri-tjetrin, dhe pastaj dashuria bëhet një meditim. Marrëdhënia është e shëmtuar, të përkiturit është e bukur.

Prandaj unë them, përkisni. Duke thënë i përkisni njëri tjetrit, dua të them qëndroni vazhdimisht në muajin e mjaltit. Shkoni të kërkoni, në kërkim të njëri-tjetrit, gjeni mënyra të reja për ta dashur njëri-tjetrin, gjeni mënyra të reja për të qenë me njëri-tjetrin. Cdo njeri është një mister kaq i pafund, i pashtershëm, i paimagjinueshëm, sa nuk është e mundur të mund të thoni ndonjëherë: "E kam njohur atë". Më së shumti mund të thuash: "Kam bërë më të mirën që munda, por misteri mbetet mister".

Në të vërtetë, sa më shumë njihni, aq më misterioz bëhet tjetri. Dashuria kështu, është një aventurë konstante.

(Ky artikull fillimisht u shfaq në Creations, shkurt / mars 2002, dhe u ribotua me leje nga Love, Freedom, and Aloneness: A Neë Vision of Relating, from St. Martin’s Press,2001. 


Për të dëgjuar për këtë dhe shumë nga bisedimet e Osho, vizitoni: www.osho.com/talks/audio/htm . Libra të tjerë nga Osho janë botuar nga St Martin's Press dhe CW Daniel.)


Comments (3 posted):

faruk myrtaj on 11/09/2018 09:27:47
avatar
Sjellja ne shqip e kesaj lende, magme jetesore e duhur ne procesin e pafundme- si vete dashuria- te udhes se Njeriut pergjate vetedijesimit.
Njeherazi me kumtin- jo aq familiar ne trojet e fjales e mendimit tone- keto prurje ftojne edhe rivleresimin e fjalorit, kthimin e fjales ne kuptimin parak, te paster, ndjesor, human, te saj.
Fjala "aventure", psh, por gjer edhe vete fjala "fat", apo"dashuri", eshte pwrdorur keq, gjer ne inversin e tyre real.Keqperdorja, aq me vrazhdte ne fushen e propagandes, ben qe edhe leximi i kesi lloj traktatesh te fjalta te ndjesise e komunikimit me eternalen, te perjetohen si festime te thellesise humane.
Mbase gjendje te tilla meritojne trajtesa me te gjera, dhe kjo ndjehet edhe ne fjalen e pasur shqipe zgjedhur ne kete pergatitje te levdueshme.
Shume me shume se urime...
Zonja on 11/09/2018 13:37:58
avatar
Jam dakort me ju per shume keqperdorje qe kane ndodhur ne historine e njerezimit, deri edhe ca histori te shenjta, qe perbejne thelbin teresor te njeriut, ate qe ka qene eshte dhe do te mbetet, jane kthyer si ca histori nga ato qe u tregojme femijeve "na ishte njehere..."

Keqperdorja e fjales nuk eshte e rastesishme, as edhe shtremberimi i fakteve te historise sone. Kur humbet njeriu brenda njeriut, gjithshka tjeter humbet me kete, edhe kujtesa, edhe gjuha, me to, dashuria vete.

Si i behet, pyesim veten nga mengjesi ne darke. Ne c'rruge kemi humbur, ne c'gjume e enderr te lige jemi duke rruar dhe s'po dalim dot?

Veshtire te pergjigjesh per gjithkend tjeter, une personalisht i kam gjetur ca pergjigje.

Faleminderit Faruk per vemendjen tuaj. Urime per komentin tuaj, per kete ketu dhe per ate qe sillni sot per Pater Antonin tone te shtrenjte, qe i ka dhene ca pergjigje ne lidhje me ate se cfare eshte duke ndodhur ne fakt me njeriun! Diku kam lexuar nje lutje per njeriun, qe eshte bere moto e dites sime. Thote: may we pass every test! (Ishallah njeriu kalon cdo prove dhe test ku e ve jeta!)
Aida on 12/09/2018 23:03:11
avatar
Ju pergezoj per keto perkthime. Me vjen mire qe keni marre persiper te prezantoni mendimet e OSHO dhe te tjere udheheqes shpirteror. Na duhet nje gjuhe tjeter per t’u zgjuar ne realitetin shpirteror te bere prezent tek cdo njeri qe bisedojme dhe me teper tek njerezit qe i kemi perreth. Vetem duke u rritur ne koshience se jemi me pare qenie shpirterore do te mesojme te fladim nje gjuhe tjeter ate te dashurise, jo te dashurise sic e kemi koncept ne shoqerine tone por te dashurise qe nuk ketkon te mevetesoje por te zbuloje serish njeriun qe ka perballe duke e pare ate si qenie shpirterore perhere ne rritje ne ndryshim apo dhe ku dicka e re mund te zbulohet serish dhe serish. Jo me kot Juzusi tha : Duaj armikun.

Ju faleminderit,

Aida

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1