Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Sa “baltë” në art?!

Sa “baltë” në art?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Sa “baltë” në art?!

Dr Fatmir Terziu

Martin Heidegerr tek “Poezia, gjuha, mendimi” shprehet: “Artisti është origjinë e punës. Puna është origjinë e artistit.” Po asgjëja? Më saktë, jo puna? Jo arti? Jo artisti? Çfarë lidhje kanë? Të gjitha këto që anojnë nga enigma e kësaj lidhjeje reciproke, nga jo arti, nga jo artisti janë në një lidhje të padukshme. Janë lidhje tek asgjëja. Asgjëja është pa të tjerat. Asgjëja është më saktë asnjëra, sipas Heidegerr. Asnjëra është mbështetja e pandjeshme e e të tjerave. Pra e enigmave të tjera, që janë larg nga këto lidhje, por që ne i quajmë gjëra. Gjëra të rastit, gjëra të ditës, gjëra të ndodhura, gjëra që ndodhin, gjëra që debatohen. Gjëra që vijnë nga hedhja e një guri në ujin e madh të turbullirave dhe të mijëra të tjerëve që sillen e sillen vërdallë, pa e kuptuar se gjëja ishte ai gur në atë ujë, por që ndodh që asnjëherë s’e nxjerrin dot. E, kështu asgjëja dhe asnjëra kanë një lidhje sa të dukshme, aq dhe të padukshme me njëra-tjetrën. 

Sikurse ndodh që gjërat janë produkt i një gjëje, dhe sikurse dihet që artisti është origjinë e punës në rrugë të ndryshme arti është origjinë e të dyve, e artistit dhe punës. Asgjëja dhe asnjëra janë këputja e plotë e hallkës që lind dhe vdes tek gjërat. Gjërat që i sjellin natyrshëm “gurët” e hedhura në ujin e madh e të turbullt. Edhe pse vetë fjala “art” është një kompleks i krijuar për të simbolizuar një nocion kolektiv. Dhe të gjitha shkojnë më tej deri tek një rreth i pakompletuar mirë ende. Puna e artit është njësoj si një minierë ku ka mineral, gurë, llucë dhe baltë. Ku ka dhe asgjë. Ku funksionon dhe asnjëra nga të gjitha. E diku quhet art. Më së shumti art pa standart. E diku e ka një fjalë, një gjësendi në atë fjalë, një… baltë, që edhe pse e ndyn përditë e ngadalë nuk mund të quhet art. E ndoshta pse është punë, dhe pse puna ka lidhje me artistin dhe artisti me punën, kjo “baltë”, ndryshe nga ajo e skulptorit, bën sot baltë tërë atë që quhet dhe s’quhet art. Kjo “baltë” mbledh njerëz në salla të mëdha, me fis e me lis, me laps e me laptop, me … të gjitha lidhjet tek asgjëja, dhe po aq te asnjëra, për ti bërë bashkë “eseninat” e kohës moderne në baltosjen e madhe të ardhur nga koha me promovime librash, arti, dhe …asgjëje.  

Comments (1 posted):

viron kona on 09/09/2018 17:43:47
avatar
Nje e vertete e thene mjeshterisht,si nje aforizem, eshte nje e vertete, qe ne jeten krijuese dhe jo krijuese, e ndjejme teksa na vertitet si nje lakuriq nate, por qe Fatmir Terziu guxon e na e thote, na e tregon me sinqeritet dhe me shpirtin e tij te bardhe e te lire.
Me respekt,
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1