Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | SI U NJOHA NË BURGUN E NISHIT ME ADEM DEMAÇIN

SI U NJOHA NË BURGUN E NISHIT ME ADEM DEMAÇIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ryzhdi Baloku dhe Nexhmedin Morina

SI U NJOHA NË BURGUN E NISHIT ME ADEM DEMAÇIN

 

Nga Ryzhdi Baloku

 

Në qershor të vitit 1964 zbulohet veprimtaria ilegale e dy organizatave (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në krye me Adem Demaçin dhe Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në krye me Remzi Balokun) që në atë kohë vepronin në Kosovë. UDB-a burgos veprimtarët e tyre, të cilët kishin ngritur flamujt kombëtarë shqiptarë nëpër shumë qytete të Kosovës dhe kishin shpërndarë afishe kundër regjimit të atëhershëm. Ata ishin përgatitur edhe për aktivitete militare për shkëputje nga Jugosllavia. Kah fundi i muajit gush

t të atij viti përfunduan proceset gjyqësore me shpalljen e dënimeve drakonike kundra tyre. Pas një kohe i larguan nga Kosova dhe i transferuan nëpër burgje të ndryshme të Jugosllavisë së asaj kohe.

Pas këtij procesi, me prindër shkova për ta vizituar  vëllain Remziun në burgun e Nishit. Aty edhe të tjerët kishin ardhur për t’i vizituar të vetët. Në momentin dh

e vend kontaktin kur u takova me vëllain, kishte dalë për ta pritur motrën edhe Adem Demaçi. Isha ende fëmijë. Gjatë asaj vizite meqë ishte shumë afër, mu drejtua me fjalët: a po mërzitësh për vëllain, iu përgjigja me fjalën "po" të njëjtën kohë edhe me tundje koke në shenjë pohimi. Ma ktheu: po gabohesh, për këtë duhesh vetëm të mburresh.Iu përgjigja "e di", por mërzia nuk po më hiqet, pastaj ai vazhdoi bisedën me të motrën, ndërsa unë me vëllain tim.   

 (Fragment i shkëputur nga libri "Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare" i autorit Ryzhdi Baloku) 

  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1