Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Kushtuar Babait tim Avni Xhomaqit(Bejkova)!

Kushtuar Babait tim Avni Xhomaqit(Bejkova)!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kushtuar Babait tim Avni Xhomaqit(Bejkova)!

Kushtuar Babait tim Avni Xhomaqit(Bejkova)!

Nga Gledis Cala(Xhomaqi)

 

Babai im nuk dinte te tregonte perralla me mbreter, as me te Bukura  a te Bukur Dheu, as me Kucedra, Diva a Qerose.

Rrefenjat e tij ishin ndryshe.  Ne to kishte personazhe reale; te aferm, miq e shoke te tij; burra trima e te mencur, qe ai i kishte njohur ne nje epoke te mynxyrshme e te ukubeteshme e qe ua kishte marre jeten mizorisht ketyre burrave.

I dridhej buza e i merrej fryma kur tregonte per ta, se si nje pjese preheshin tek Qershiza e burgut, e se si nje pjese nuk kishin varre fare.

Te tjera here rrefenjat e tij i nderthurte me personazhe mitike. Nder me te preferuarit e tij ishte Feniksi.

Kujtimet e mija te para i kam me perrallat me Feniks!

Babai me tregonte shpesh per Feniksin, se ai ishte nje shpend i cuditshem, i ngjante shqiponjes, me sy te mprehte e kthetra si ajo, por me flatra te zjarrta.

Ky shpend kishte nje veti te rralle, ai digjej dhe nga hiri i tij ringjallej. Feniksi kishte nje armik te perbindshem, komunizmin!

Feniksi per dekada te tera qe ne lufte me te.

Pabesite dhe mizorite e ketij perbindshi qene te medha dhe shpesh here Feniksi qe djegur. Qe djegur kur i kishin vrare babane dhe miqte e shoket e tij me te mire. Qe djegur kur atij vete i kishin rrembyer lirine dhe e kishin mbyllur ne burgun e Burrelit.

Por ai gjithmone kishte riardhur ne jete.

Feniksit trupin kur ishte i mbyllur ne kuvli ja kaploi nje semundje e rende dhe vdekjeprurese, por ai u rikthye serish ne jete!

Ai u dogj kur vdekja mizore i mori vellane dhe u dogj perseri kur vdekja e lajthitur i rrembeu birin e parritur nga krahet.

E megjithate ai mblodhi hirin e nga hiri u ringjall perseri!

Keshtu babai im me rrefente jo vetem jeten e tij, por percillte tek une edhe mesazhin e madherishem te Ringjalljes.

Keshtu ai me thoshte se mund te ndodhte qe te digjesha, por une duhet te mblidhja hirin e mbetur, aty te gjeja nje gace zjarri te gjalle e me te te ndizja jeten perseri, se ne jete humbjet mund ti kesh te medha, por ajo prape eshte e bukur dhe e vlere e duhet jetuar gjithsesi.

Keto po ju tregoja femijeve te mi, por nuk vazhdova dot me tej. Mbulova fytyren me duar dhe qava, e permes loteve thashe;

-  Feniksi im, tani u dogj pergjithnje!

Babai im kishte vetem dy dite qe kishte nderruar jete.

- Jo mam- me tha djali. Ti nuk e paske kuptuar mire Feniksin.  Feniksi je ti tani!

Kishte te drejte im bir Moisiu, nuk i kisha numuruar shume nga ringjalljet e tij. Ai ishte ringjallur tek une me Moisiun dhe Olen, qe ringjallur tek im vlla Iliri me Ingridin, Jonen dhe Arbrin, tek vellai tjeter Vranoja, me Emin dhe Tiberin, tek ime moter Bojana me Ajanin dhe Rebeken.

Ismaili mori nje shishe raki nga rafti , ndersa Moisiu gotat!

I mbushem dhe pime ne kujtim te Feniksit!

I kthyem edhe nje here per shendetin e gruas se tij Semit, qe per 60 vjet i qendroi prane e qe u dogj e u ringjall shpesh here se bashku me te. 

I kthyem gotat edhe nje here per madheshtine e ringjalljes, per bukurine e jetes e per triumfin e vazhdimesise.

Gjate ketyre diteve qe babai im ka nderruar jete, shpesh me kane pyetur se sa vjec ishte. U them 94 dhe kjo duket shume.  Madje ka nga ata qe thone se qenka ngopur me jete.

Kjo nuk eshte e vertete. Realisht babi im nuk jetoi kaq, por shume me pak. Numuri 94 eshte thjesht nje numur kalendarik.

Kur jetonim ne Cerrik, qe qe nje periudhe e gjate nga 1973-1991, shpesh babi tregonte per nje shokun e tij ne Burgun e Burrelit, per Kolen prej Shkodre, qe kur e pyesnin "cben" apo si je, ai pergjigjej;- vegjeton Kola..vegjeton.

Me dhimbte shpirti kur e degjoja. Nenteksi ishte ..vegjeton Avniu..vegjeton!

Ishte nje kohe kur ai u veteizolua totalisht.

Shkonte vetem ne pune, ne arat e Pazhokut e mandej mbyllej ne shtepi.

Nuk dilte kurkund dhe nuk takohej me askend.  Nuk donte ti jepte shkas perbindshit qe ta mbyllte serish ne burg.

Nuk donte te shkonte ne Spac.

Donte te rrinte sa me shume me ne, te ngopej me ne e te mos na i bente jeten me te veshtire nga ce kishim.

Nuk donte ta barroste  nenen tone me rritjen e kater femijve e vetme dhe me barren e mbajtjes se burrit ne burg.

Riardhjen, ringjalljen e tij te fundit, une do ta shenoja ate fillim dhjetori te vitit 1990 kur erdhi nga rradha e qumshtit , heret ne mengjes e degjova zerin e tij ti thote mamit - zgjoje cupen!

Erdhen te dy prane krevatit tim e me thane;

- Zgjohu, Gledis , ngrehu se jane ngritur studentet ne Tirane.  Une isha me e madhja , e kisha pritur me gjate se vellezerit dhe motra ime nje dite te tille, prandaj donin te ma jepnin sihariqin te pares.

Ky moment mendoj se ka qene kur ai babai im Feniksi beri nje  kapercim, beri nje lidhje te drejtperdrejte nga aty ku e kish lene me nje jete te re, pas se ciles u lidh fort dhe u perpoq te jetoje sa me gjate. Ai beri nje perpjekje titanike per nje gje te tille, ndonese plaget e te shkuares i dhimbnin shpesh.

Por ai tashme ishte i lire, ai tani nuk frigohej te fliste lirisht.

Ne keto vite te pas 90 ai u perpoq te ishte i dobishem sa me shume per familjen dhe shoqerine.

Donte me cdo kusht te zevendesonte kohen e humbur, vitet e ikura dem.

Keshtu, po ti zbresim numrit 94, vitet e hirit dhe te vegjetimit, vitet e jetuara vertet, babait tim i mbeten pak, shume pak!

Avni Xhomaqi nuk ishte 94 vjec. Thjeshte ora vazhdonte tik takun e saj, edhe kur ai heshtete.

Prandaj mos pyesni sa vjec ishte Avni Xhomaqi, por sa vjet jetoi Feniksi. 

Vdekja e tij na ka lene nje brenge te madhe ne zemer, por kujtimi i tij do te me mbushe me krenari pergjithnji.

Jam krenare, shume krenare, qe kam patur per baba nje Feniks.

 

Falenderoj gjithe dashamiresit qe me ngushelluan per babane!

 

Elbasan  E enjte , 26 Korrik 2018.

Comments (1 posted):

Zgalem on 01/08/2018 16:50:05
avatar
Me vjen keq , qe kete esse lirike e kapa von , per lexim. Jane tregime dhe kujtime te cmuara , per brezat , qe nuk e kane njohur ate kohe dhe te tille Feniks, qe jane te rralle ne historine rajonale . Varet si I tregon . Ky tregim eshte brilant . Mund te ishte dhe liber voluminoz , me vlere me te madhe se nje roman . Kam parasysh , qe rajoni yne u be nisma e dy luftrave boterore . Kam djersitur kur lexova aq sa ishte shkruar , per Avni Xhumaqin . Pervoja gjithnje e ka mundur filozofine moderne . Ne kete epizod te shkurter historia perkulet me veneracion te larte . Zgalem

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1