Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Lefter Haxhiraj lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit

Lefter Haxhiraj lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Albert HABAZAJ

Lefter Haxhiraj lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit

 

Nga MSc. Albert HABAZAJ, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, Sekretar i Shoqatës “Labëria”, dega Vlorë.

Miq të penës, të këngës, të etnokulturës sonë! Dashamirës, kolegë, të afërm e familjarë!

Sot është dita e e mësuesit dhe poetit popullor të paharrimtit Lefter Teki Qataj Haxhiraj (1942-2014), që do të ngelet lulja, emblema, liria dhe flamuri i folkorit burimor të Armenit.

Para afërsisht 4 vjetësh, pikërisht, në një të tillë mjedis festiv, sa labëror aq tradicional të qytetit të Vlorës, Shoqata Kulturore - Atdhetare “Labëria” zhvilloi një veprimtari shumë mbresëlënëse për zonjën fisnike, Vilhelme Haxhiraj Vranari, shkrimtare e njohur jo vetëm në Vlorë, Tiranë e Shqipëri, por edhe në Rajon, në Europë e deri në SHBA. Shoqata “Labëria” - “Nderi i Kombit” nga më të njohurat në mbarë Shqiptarinë, i dorëzoi titullin më të lartë, “Personalitet i Shquar i Labërisë” që jep për figurat më të nderuara, me kontribute të veçanta kulturore kombëtare. Zonja Vranari njihej dhe më përpara nga shumë vlerësime e dekorata, por si duket, dekorata e Labërisë i shkaktoi asaj shumë emocione pozitive, se së pari ajo është bijë Labërie nga Kanina, me origjinë nga gjaku princor i Gjergj Arianitit, si dhe nuse po në Labëri, në Armen, tek z. Fitim Haxhiraj, me origjinë nga Krahësi i Tepelenës. Bashkëshorti i saj, Fitimi, me shpirt artisti, ka qenë, është e do të jetë menaxher i opusit letrar të Vilhelmes, shkrimtares, që është cilësuar princeshë e letrave shqipe të thyera, Musine Kokalari e letrave shqipe në sotmëri. Kujtoj që Fitimi qe dhe moderatori i kësaj veprimtarie, të cilën e çeli kryetari i shoqatës “Labëria”, për Vlorën, Z. Ahmet Demaj dhe që shpalosi tek të pranishmit vlerat letrare kulturore dhe atdhetare të Vilhelmes. Kujtoj që unë, Albert Habazaj, në funksionin shoqëror të Sekretarit të kësaj shoqate, u kërkova të pranishmve 1′ heshje në nderim të poetit popullor Lefter Haxhiraj, i cili kishte pak ditë, që ishte ndarë nga jeta. Jo më kot e bëra këtë parantezë dhe pikërisht unë. Mbaj mend e mendoj se e kam shprehur drejtë e qartë që “Cinxërfilja” është një këngë labe e mirënjohur në rang kombëtar, një këngë polifonike, e bukur si një stinë me vajza. Atë këngë e ka kënduar grupi polifonik i Armenit, me marrës të magjishmin këngëtar lab, Rramën Nuredini, në festivalin Folkorik kombëtar të Gjirokastrës, 1983. Ishte një prurje e drejtpërdrejtë dhe këmbëngulëse e Lefter Haxhirajt. Këtë këngë Artistja e famshme, Aurela Gaçe e ngriti në një majë tjetër artistike, nga e cila e shijojnë të gjithë artdashësit nëpërmjet televizionit, koncerteve të shumta brenda dhe jashtë vendit etj. “Cinxërfilja”, si çdo krijesë artistike, kishte patjetër një baba. “Cinxërfiles” i vdiq babai. Ju kërkoj, Miq Të Krijimit, të Vilhelmes dhe të Fitimit, të mbajmë 1′ heshtje në kujtim të babait të “Cinxërfiles”, atij që bëri këtë lirikë popullore brilante, në kujtim të të paharruarit Lefter Haxhiraj, i cili është dhe vëllai i Fitimit”. Këto fjalë shpreha në substancë katër vite më parë.

Dua të shprehem, se turbullirat e kohës nxorrën në skenë shoqëritë e parave dhe interesave, jo shoqëritë e shpirtit, me penë, këngë, arsim e kulturë qytetare. Sado idealistë e korrekt të jemi treguar, as ne nuk u paskemi shpëtuar qoftë dhe pa dashje apo nga mesazhet e mirësisë infeksioneve të dekoratave. Fatmirësisht, vjen dita e bukur, që të qetësojmë shpirtin e një burri me vlera, që na ka dhënë aq shumë kënaqësi me magjinë e fjalës dhe melodisë së tij lirike si një fllad trëndeline i pasosur. Është fjala për të pavdekshmin LEFTER HAXHIRAJ TË CINXËRFILES SË ARMENIT. Ai nuk është me ne fizikisht, por është me këngët e tij, me librat e tij të botuar, me edukimin arsimor-kombëtar dhe etiko-moral të sa e sa brezave në vendlindjen e tij, në Armen nëpërmjet mësimdhënies shembullore. Është shumë simbolik e domethënës ky takim, sepse, kur, me të drejtë vlerësuam këngëtarin fisnik Rramën Nuredini të Armenit, ai u shpreh, se ndihej keq që nderohej para mësuesit, drejtuesit dhe poetit popullor Lefter Haxhiraj. Sinqerisht që na erdhi mirë ky merak i Rramën Cinxërrfiles për vëllain e tij folkorik Lefter Xinxërfilja, prandaj, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Petëve “Petro Marko”, Vlorë, i propozuam Shoqatës “Labëria” për të bërë këtë vlerësim të merituar dhe të motivuar me veprat e shpirtit të tij tipologjik për vendlindjen.Veç kontributeve të padiskutueshme dhe gjurmëve që ka lënë Lefteri në arsim, folkor e kulturë, ky nderim sot vjen edhe si një amanet i gjallë i virtuozit Rramën Nuredini për mësuesin, mikun e mirë dhe udhëheëqsin e tij shpirtëror, Lefter Haxhiraj. Folkori na zbukuron botën e brendshme, na bën më të mirë, më të bukur shpirtërisht. Kënga labe, si pjesë e së tërës folklorike shqiptare është gurrë popullore, është thesar i paçmuar, shufër floriri e kulturës sonë jomateriale. 

Lefter Haxhiraj në Armen ndërtoi një grup lab, mbi shtratin e traditës këngëtore, grup që u bë aq i njohur më vonë, por që e nxorri nga një trevë e cilësuar më parë si jolabe, që nuk llogaritej si Labëri, që njihej thjesht si Topallti, sepse nuk kishte dalë ende një grup përfaqësues që të hahej me “Ujqit e këngës labe” në kontekst dhe në kuptimin më të mirë të fjalës. Pas festivalit të madh të 1983-shit, Lefteri e bëri Grupin polifonik të Armenit po aq lab sa labët e rrënjës e mos më… Gjeografia folkorike e krahinës etnografike të Labërisë u zbukurua hijshëm me “Cinxërfilen” e Armenit, që tok me “Bejkën e Bardhë” të Pilurit radhiten ndër këngët më të njohura labe, më të dashurat, më populloret, më të përhapurat e të pëlqyera nga të tjerët. Hit vërtet. 

Të vjetrit e dinë që “Xinxërfilja” ka qenë një këngë e lashtë e traditës labe, një këngë e përvëluar dashurie, po fare e përvëluar, siç shprehet Lefter Çipa. Lefteri e gjeti këtë prurje në odat e burrave dhe zjarret e të rinjve të vendlindjes dhe atyre hënave, e përpunoi, e stolisi siç e meritonte natyrshëm, pa ia prishur bukurinë e burimit, e ngriti në art me grupin e tij që i dha emër fshatit dhe Labërisë. Këngën ai e strukturoi natyrshëm, i dha jetë njerëzore, duke patur si motiv dashurinë universale. Lefter Haxhiraj nuk punoi për të ngritur vetveten, por puna dhe vepra e tij ia ngritën emrin brenda fshatit dhe krahinës, sepse Topalltia plotësoi denëjsisht hartën folkorike të Labërisë, krahas Smokthinës, Himarës, Tërbaçit, Pilurit, Dukatit, Vranishtit, Tragjasit e jo shumë të tjerëve në atë kohë. Lefter Haxhiraj ishte një mësues i mirë, këmbëngulës e i përkushtuar për vendlindjen. Ai nuk ishte një rrogëtar kulture i rëndomtë, nuk ishte përgjegjës i shtëpisë së kulturës së fshatit por edukator multifunksional për vendlindjen për sa e sa  breza në Armen, Trevllazër e Topallti. Ai punonte vullnetarisht, në kohë të lirë, pas mësimit me nxënësit dhe angazhohej maksimalisht me grupin. Punonte me pleqtë e kohës deri natën vonë për t’u vjelur materialet folkorike të traditës, sepse ishte njohës i mirë dhe mbledhës korrekt i folkorit të zonës, që e çoi më tej këtë përvojë etnokulturore, duke mbajtur gjallë e të ndezur stafetën e shpirtit të popullit në këngë e valle. Kontributi i tij dihej e dihet. Shpirtin prej artisti të këtij mësuesi e vlerësonin e dhe pena të fuqishme të poezisë popullore si Kujtim Mici, Llambro Hysi, Muhamet Tartari etj. Qe me një njeri me emër të përveçëm për vendlinjden jo për vete. Kishte një sedër të shëndoshë dhe ballafaqohej sy më sy e polemizonte edhe me zërat më të fuqishëm vlerësues si H. Dalipi e H. Meçaj, e përsëris, jo për vete, për vlerat origjinale të e grupit. Lefter Haxhiraj qe emër për fshatin e tij, për këngën e Labërisë.  Model për t’u ndjekur.

Vlorë, 21.07.2018

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1