Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Shkrimet "bio" të FLAMUR ÇEPELES

Shkrimet "bio" të FLAMUR ÇEPELES

Font size: Decrease font Enlarge font
image FLAMUR ÇEPELE

Shkrimet  "bio" të  FLAMUR  ÇEPELES

                   ( ese )

Nga   Përparim   Hysi

      Sa mbarova së lexuari librin e shkrimtarit dhe poetit,FLAMUR ÇEPELE," NJë bukuroshe në hyrje të qytetit", më erdhi në mend ajo që thotë ISAAK  ASIMOV :"Të shkruarit për mua, është thjesht të menduar përmjet gishtave të mi". Dhe me të vërtetë kështu ka ndodhur dhe me FLAMUR ÇEPELEN: përmjet gishtave ka hedhur e zezë mbi të bardhë,mendimet e tij dhe këtë e ka bërë në dy mënyra: në prozë e në poezi. Dhe si në prozë e poezi, është aq i vërtetë, aq i drejtpërdrjetë,sa nuk  jam fare larg të vërtetës, kur shkrimet i tij, i quaj"bio". "Bio" se vargjet janë të dala nga shpirti;  se shpirtin e ka të brishtë e të bardhë; se  prozën e ka të bukur: në skicat e tij; në rrëfenjat e tij, gjëllon jetë. Aspak lustër; aspak bojatisje, por transaparent si xham që, për  ç'shkruan, është gati të të shikojë drejtpërdrejt në sy, pa iu dridhur fare qerpiku. Nuk di as të trillojë dhe as të zbukurojë.
Dhe tek i bëj vetes pyetjen e drejtpërdrejtë "pse ka ndodhur kështu me FLAMUR ÇEPELEN"? Përgjigjen e gjej tek  filozofi ABDUL KALAM që thotë: " Që të kesh sukses në misionin tënd, ti duhet të kesh përkushtim, pa mëdyshje, drejt qëllimit tënd". Tanimë e mbledh mendjen time top dhe, nën shijen "bio" të poezive dhe shkrimeve të tija, në këtë libër, do mundohem të vë në dukje, përshtypjet e mia modeste.
                                                        *     *     *  
Së pari. në libër autori ka bërë një vendosje paksa të "gabuar". Libri hapet me poezi dhe mbaron me  prozë. Për mua,- ma merr mendja, nuk duhet të jem i vetëm,- duhej paraqitur proza e, mandej, poezia. Poezia, në shijen time, kur "serviret" së bashku me prozën, është disi më delikate; më fine dhe paksa më e ëmbël. Ëmbëlsira hahet në fund dhe, ndaj, përshtypjet mia fillojnë me prozën dhe do sosin  me poezinë.
Tek lexoj prozën, më duket se është ringjallur MIGJENI i viteve 30-të, me skicat  e tij letrare; me rrëfenjat e tij ku pasqyrohet SHKODRA,VRAKA apo deri në PUKË dhe tek bëj një analogji në kohë, ja tek del FLAMUR ÇEPELE që bën jo vetëm "anatominë" së bashku me "anamnezën" e qytetit të ROSKOVECIT dhe rrethinave  të tij, por jam prudent për t'u përgjigjur sulmeve dhe anatemave për guximin e kësaj  analogjie. Kujtdo i them fare hapur: nuk e quaj "MIGJEN" FLAMUR ÇEPELEN se, gjasme,   ky ka atë shkallë cilësore të paarritshmit MIGJEN, po për larminë e temave që  FLAMUR  ÇEPELE lançon në librin e tij. Analogjitë kurrë nuk janë plotësisht të gjashme, por ç'ka them që të më kundërviheni, vetëm duhet ta lexoni. Jam i ndërgjegshëm që mund të jem pak subjektiv në vlerësimin e rrëfenjave, refleksioneve,skicave të FLAMUR ÇEPELES, se është pak si "thirrje gjaku": brez pas brezi, unë jam fshatar siç është FLAMUR ÇEPELE dhe, tek lexoj nga ai për "Kënetën e zezë në MATKËN e  madhe",unë tak dhe lexoj me një frymë se më kujtohet "Këneta ime e MBROSTARIT" me qindra hektarë, ku ZEQO KURBATI vrau në mes kënetës një ujk që kish bërë kërdinë rreth e qark. Në Matkën e FLAMURIT,Nasi me fushnjere vret një derr të egër.
Dhe këto që lexon, sot duken si trillime apo magji, por janë dëshmi që kanë gojë e flasin. Më gjeni kund një krijues kaq"bio" sa FLAMUR ÇEPELE, kur,tek bën gjenalogjinë e tri fiseve që dominojnë jetën e qytetit të ROSKOVECIT,ai kthehet në një mjek anatomist që bën"anamnezën" e çdo fisi;"fisi" nën penën e FLAMUritT, kthehet në një trup anatomik që ky,me penë, i bën diseksionin: duke mos përjashtuar fisin e tij të madh:të ÇEPELEVE!
Kaq nuk është pak. Trimëria nuk ka brirë. Flamuri jeton e punon në ROSKOVEC dhe me "portretin" historik që u bënë fiseve, ka marrë mbi vete një rrisk. Askujt s'i ka mbajtur anën:nëse dikush,qoftë dhe brenda fisit, ka një cen: ta mbajë me shëndet! FLAMUR ÇEPELE nuk di  të bëjë shartime. Këtu qëndron bukuria e shkrimeve të tij.
                                                     *      *      *   
Ma ka dashur puna që ta njoh ROSKOVECIN dhe 15-fshatrat   që ka në administrim: tek ndjek njërin pas tjetrit refleksionet, skicat a shkrimet e  FLAMUR ÇEPELES, bëhem pakëz entuziast. Në shkrime glorofikohet puna;puna- tipari dallues i zonës dhe,ashtu në skicat e MIGJENIT që gjen"OSO BAKALLË" apo"A do qymyr,ZOTNI" a"ZOTI të dhashtë", këtu gjen o XHEVITIN që me punë arrin të prodhojë"misër me katërkallinj",o bostan-bio,e theksoj:25 kg!
Gjen MITIN autodiktat që drejton koopertivën e parë;gjen Nasin, Uanin;gjen FIKO VIOLINISTIN aliass PAGANIN që bëri bilibilin të pushojë këngën. dhe, pak nga pak, vjen në ditët tona.
Këtu tregon se ç'punë e bukur është bërë në fshatrat e ROSKOVECIT dhe kjo punë sikur bën apel:-Ndal,emigrimit!
Se në ROSKOVEC dhe në gjithë fshatrat për rreth punohet; se aty ka arritur qytetërimi përmjet rrugëve të asfaltuara; me trotuare, me neon.Diku tjetër me unazë në fshat... dhe, për të shënuar gjithë këto arritje,të duhet një shkrim më vete. Natyrisht, më vjen keq që nuk shkruaj dot më gjatë, por do qëndroj në rrëfenjën që i ka dhënë emrin librit:"Një bukuroshe në hyrje të qytetit".
Autori qëllimisht e ka titulluar kështu librin e tij. I hapur dhe i drejtpërdrjetë siç është, thotë:"Kjo bukuroshe është veç një mit.Është një sajim. Sipas autorit, por dhe historikisht kështu është, ka ndodhur ajo që thotë populli:"Hedh një i marrë një gur në ferrë dhe mblidhen njëqind të mençëm dhe nuk e nxjerin dot."  Dihet që ka ndodhur kështu:Enver Hoxha,tek takoi një student nga fshati Strum  të Roskovecit, i thotë atij,se në rininë e tij,jo vetëm ka qenë në Strum, por i kujtohej që këndohej njëkëngë:për"bukuroshen e Strumit". Kaq dhe u përmbys tërë"nahija" që të gjendeshin vargjet e këngës,kur STRUMI nuk ka lumë fare (se kjo"bukuroshja po vinte anës lumit" e bla- bla. Bla-bla dhe nga mit, u bë realitet:U ngrit busti i saj në hyrje të qytetit.
                                                *     *     *  
Poezia apo "bakllavaja" që  hahet në fund.  Për të shijuar sadopak nga poezia e FLAMUR ÇEPELES, po ju sjell vargjet e një poezie të tij, titulluar:"Zemra ime". Ju lutem, më ndiqni:
"Trimëresha e vjetër ndriçon si fanar
Ajo di të flasë shkoqur dhe në dorë
Zemra ime: prodhim i pastër fshatar
S'di kurrë të vrasë, ky shpirt i bardhë dëborë.

....................................................................
Zemra ime, strehë e hapur për këdo
Të dashurit, kjo bamirëse, të gjithë i nxë!
Dhe nuk e urren dhe atë që nuk e do
Asnjë njeri të mirë, pas derës nuk e lë.

Më thoni: a ka kredo më të bukur se kaq?

Edhe në poezi është i vërtetë, i bukur, i çuditshëm. Si bujk,ai ndihet mirë që, më së fundi, arat "sivjet u vaditën", bereqeti është i mbarë, por s'ka si nuk vë re" punën e mirë të pushtetivendor" të"dorës bashkiake" ,/saj kësaj dore,prodhimet do bëhen det",- thotë autori poet. Poeti FLAMUR ÇEPELE e nis poezinë e tij nga një problem që sheh aty për aty: diku godet një shtetar mendjemadh; diku qan hallin e grave që janë në pushtet dhe ku gjejnë kohë dhe si amvisa. Diku qan për qenin, Çapin që ai helmuan; diku qan për pyllin që prishën.Diku qeshet për veprimtari sportive a kulturore.
Poezia e FLAMUR ÇEPELES  është e larmishme. Ka mesazhe të bardha. Është e lexueshme dhe e qartë për lexuesin. Kjo poezi tek FLAMUR ÇEPELE vjen natyrshëm dhe të jepë kënaqësi,kur e lexon.
                                                  *     *    *
Në mbyllje të kësaj "eseje" të thjeshtë për shkrimet "bio" të FLAMUR ÇEPELES, më vjen ndërmend ajo që ka thënë POETI  i madh francez,ZHAN POL SARTËR që thotë:" Fjalët janë pistoleta të mbushura". Parë me këtë sy,FLAMUR ÇEPELE, ka "dy pistoleta":një për prozë e një për poezi. NJë IS BOLETIN me dy kobure në fushën e letërsisë. I zbraz ato kundër korrupsionit, nepotizmit, padrejtësive dhe një kobure si sihariq:për sukseset, ndryshimet për mirë se është sa i drejtë,po aq i pakorruptueshëm.
Dhe kur i bëj pyetje vetes, pse është i tillë FLAMUR ÇEPELE, them se me të  ka ndodhur ajo që thotë ALICCE HOFFMAN:"Ndoshta librat janë e vetmja magji  e vërtetë". Se FLAMUR ÇEPELES i shkon shumë për shtat ajo që thotë TOMAS XHEFERSON:" Po si mund të jetoj unë pa libra?". URIME FLAMUR ÇEPELE!

                                       Tiranë, 22 korrik 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 04/08/2018 12:55:48
avatar
Me kenaqet me kete shkrim tuajin per librin "bio"te Flalamur Cepeles, sa krijimtarise tij ne teresi.
Mes sa shkruani,peng me mbetet librin pa luxuar,si tej oqeanit.
Suksese te dyve;Ju njohur;deri rrenjet e krijimtarise se tij..
Miresite ju shoqerofshin.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1