Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | NUK ISHTE “PËRRALLË NGA E KALUARA”, AJO QË MË TREGOI MIKU IM, HALIL KOPANI…

NUK ISHTE “PËRRALLË NGA E KALUARA”, AJO QË MË TREGOI MIKU IM, HALIL KOPANI…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.Murat Gecaj dhe Halil Kopani

NUK ISHTE “PËRRALLË NGA E KALUARA”, AJO QË MË TREGOI MIKU IM, HALIL KOPANI…

Nga: Prof.Murat Gecaj

        publicist e studiues

                               “Njeriun, gjithnjë në jetë, duhet ta shoqërojnë:

                               Vullneti, pasioni dhe këmbëngulja, për ta arritur

                                qëllimin e dëshiruar, pra dhe për t’u shkolluar…”  

 

Që të jem sa më hapur për lexuesit e këtij shkrimi modest, që në fillim, po u tregoj  se atë e kam  shkruar e  botuar në prill 2016, pra më shumë se dy vjet më parë. Shkaku i ripublikimit të tij  është se, gjatë një bisede telefonike, ai më rikujtoi se e kishte patur ditëlindjen, pikërisht më 1 maj të këtij viti dmth dy muaj më parë. I nisur nga urtësia e njohur popullore, se “urimet për gëzimet dhe të mirat presin”, vendosa që ta publikoj përsëri shkrimin tim, bashkë me këto radhë hyrëse, shoqëruar me një fotgografi tonën…

Gjithashtu, mendoj se, në se e lexojnë nxënës e maturantë të sotëm këtë shkrim, prej fjalëvë të tij marrin një mesazh domethënës e kuptimplotë. Pra, se që të marrësh dituri e kulturë, kërkohen vullnet e këmbëngulje për t’I kaluar të gjithapengesat, që dalin përpara në jetë. Vërtet kohët kanë ndryshuar dhe nuk jemi në ato vite të vështira, kur e nisi shkollimin vogëlushi Halil Kopani, atje në Pukën e largët malore, por mendoj që mesazhet mbeten gjithnjë aktuale.

Me këtë rast, mikut të nderuar dhe juristit veteran, Halil Kopani i urojmë nga zemra: Shëndet të plotë, jetëgjatësi e mbarësi, gëzime e lumturi, si për vetën dhe familjen e tij.

Tiranë, 1 korrik 2018

 1.

Gjatë kësaj kohe, ne të dy kemi qenë “larg”, por dhe “afër”. Larg, sepse nuk jemi takuar shpesh e të rrimë bashkë, si i thonë fjalës,  as sa për një kafe, por dhe afër, pasi kemi ruajtur dashurinë e respektin e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Nuk po e them për hërë të parë (ketë gjë e dinë mirë edhe bashkëmoshatarë të tjerë) se, kur njeriu shkon në një farë moshe, u pushtoka nga nostalgjitë e së shkuarës dhe dëshiron të shohë e takojë sa më shumë kolegë, miq e të njohur të viteve të fëmijërisë dhe të rinisë së tij. Sigurisht, në këtë “listë” përfshihem tani dhe unë. 

Me juristin Halil Kopani më lidhin shumë “fije” të së shkuarës sonë, pra siç thotë populli, “kemi ngrënë një thes me kripë bashkë”. Në fillimet e viteve ’50-të, u takuam në mjediset e shkollës ushtarake “Skenderbej”. Unë vija nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe ai nga ajo e Pukës. Pas mbarimit të maturës, ne shkuam përsëri të pandarë në shkollën e bashkuar të oficerëve. Por, asnjëri nuk i vuri spaletat e saj, se të dy u liruam, për arsye shëndetësore. Më tej, unë ndoqa studimet e larta për gjuhë-letërsi dhe ai për jurist. Por, si për habinë tonë, përsëri i ndiqnim studimet në një ndërtesë, pra në atë të Fakultetit Histori-Filologji, në Universitetin e Tiranës. Bile, jorrallë, i kemi bërë leksionet në një auditor të madh, sidomos ato me karakter politik.

Jeta të merr në rrjedhën e vetë dhe ti je i detyruar ta hedhësh “vallen” sipas “muzikës” së saj. Kështu ndodhi dhe me ne të dy. Shërbyem edhe në rrethet e vendlindjeve tona, por u bashkuam prapë në kryeqytetin tonë. Unë në sektorin e shtypit dhe ai në atë të drejtësisë. Gjithashtu, i vazhduam lidhjet tona miqësore. Pra, jemi takuar, kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe kemi qarë bashkërisht hallet tona jetësore. Më kujtohet se, kur ai ishte me punë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe unë në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, kishim dhe një koleg të përbashkët. Ky ishte Gani Dizdari, miku ynë i mirë nga fshati Babinë i Malësisë së Gjakovës (Tropoja). 

Jam takuar me Halilin edhe kur ai punoi në Gjykatën e Apelit të Tiranës e në Gjykatën e Lartë, si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Që mos ta lodhi lexuesin e këtyre radhëve, shënoj këtu se, në fundin e muajit mars 2010, bëra përurimin e librit tim jetëshkrimor, “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”. Megjithëse i pamundur ca nga gjendja shëndetësore, Halili  iu përgjigj me kënaqësi ftesës sime. Bile, u kujdes dhe që të jepej njoftim për këtë veprimtari, në Televizionin Shqiptar, gjë për të cilën i jam mirënjohes.

 

2.

Tani po futem “në temë”, pra po e shpjegoj arsyen kryesore, se përse po i shkruaj këto radhë. Pasi u lidhëm, paraprakisht, me telefon në banesat tona, ku jetojmë tash disa vite më parë, u takova përsëri me mikun e shokun tim, Halil Kopani. Në një lokal te rehatshëm, që njihet Restorant “Durrësi”, pimë nga një kafe. Siç është e natyrshme, meqenëse kishim kohë pa kuvenduar bashkë, sollëm ndërmend vitet e rinisë në shkollat ushtarake, por dhe të punës sonë, deri sa dolëm në pension. Kujtuam dhe disa shokë tanë të atyre viteve. Sigurisht, nuk lamë mënjanë as temat “e nxehta” të ditës, siç bëjnë rëndom shqiptarët, ku bisedojnë shtruar me njëri-tjetrin. 

Por ajo, që dua ta ndaj me lexuesit tani, janë bisedat interesante të Halilit për fëmijërinë e tij, aty në fshatin Kabash të Pukës. Ndër të tjera, ai më tregoi se, pasi mbaroi shkollën fillore, në vitet e pasçlirimit, shfaqi dëshirën ta vijonte edhe 7-vjeçaren. Po si të vepronte, pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të tillë? Pasi u këshillua me të jatin, (më duket quhej Ahmet, se me këtë mbiemër e njihnim ne në shkollë, deri vonë), megjithëse fshatar i pashkollë, ai e mbështeti këtë mendim të tij. Kështu, një ditë, mori udhën për në seksionin e arsimit të rrethit. Tani, Halili kujton:

“Më kishte porositur babai, që të trokisja në zyrën e shefit të arsimit dhe të prisja, deri sa të fliste dikush nga brenda: -Hyr!  Ashtu veprova dhe, gjatë pritjes, zemra më rrihte me forcë. Isha shumë i emocionuar! Kështu, hyra brenda dhe e parashtrova kërkesën time, pra shfaqa dëshirën që ta vazhdoja shkollën 7-vjeçare, sigurisht në qytet. Mirëpo, fshati ynë ishte shumë larg dhe ende nuk kishte konvikt. Pra, sikur nuk u gjet rrugëzgjidhja. Atëherë, unë iu luta atyre, në seksionin e arsimit, që të me linin të flija në shkollë dhe kështu të ndiqja mësimet. Ishte pak  më e lehtë kjo, pasi shkolla në atë kohë funksiononte verore. Vërtet ishte diçka e pazakontë, por shefi i arsimit u bind që të strehohesha në mjediset e shkollës…”. 

Më tej, me pyetjet e mia dhe përgjigjet e mikut tim Halil, mora vesh se ai mblodhi një thes me plaçka: një lëkurë deleje, dy plafë (si batanije) leshi, disa ushqime dhe arriti në  shkollën 7-vjeçare. I vinte turp nga nxënësit e tjerë, që ta shihnin ashtu ngarkuar!? Prandaj, thesin e tij ia besoi pastrueses së shkollës, deri sa të mbaronte mësimi. Në mbrëmje, ato rroba ai i shtronte mbi bazamentin prej dërrase të tavolinës së mësuesit dhe aty flinte. Si jastek perdori trastën e librave të tij. Ndërsa, e keqja ishte se shkolla nuk kishte as roje nate, që t’ia largonte sadopak frikën! Sigurisht, Halili i vogël kaloi dhe shumë vështirësi për ushqime e tjerë. 

Kështu, rodhën jo pa shqetësime: ditë, javë e muaj dhe Halili e mbaroi klasën e pestë dhe, më pas, të gjashtën e të shtatën. Me kërkesën e degës ushtarake të rrethit, atë e dërguan në shkollën ushtarake ”Skënderbej”. Sigurisht, tashmë, iu duk se kishte hyrë në një botë tjetër, ku kishte kushte të mira për fjetje, ushqim e shkollim. 

Por. siç thash në hyrje të këtyre pak rradhëve, nuk qe e thënë që Halili të bëhej oficer karriere, ndonëse pas shkollës së mesme ushtarake mbaroi edhe Shkollën e Lartë të Oficerëve. Kështu, për shkaqe shëndetësore  e nxorën në lirim, me gradën nëntoger rezervë. Pastaj u  kthye në fshat, ku qendroi disa muaj  dhe bëri punë të rëndomta bujqësore. Ai nuk pranoi punën e ofruar nga autoritetet e kohës, magazinier në spitalin e Fushë-Arrësit, ku kishte vetëm 10 shtretër dhe me një rrogë fare të vogël. Sepse kështu dëshmohej një nënvlerësim për kohën, i shkollës së mesme, që ai kishte kryer. Ishte e njohur se, deri në atë vit (1957), vetëm 6 veta nga Puka e  kishin mbaruar arsimin e mesëm.

Në vazhdim, mbas katër muajve, Halili u emrua kryereferent i zyrave të gjendjes civile. Aty shërbeu me ndërgjegje, deri sa shkoi për studime në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Përsëri aty ne u ritakuam, pasi fakultetet tona ndodheshin në një ndërtesë.

3.

Duke e kaluar në “sitë” dhe jetën time, që në fëmijëri dhe në vazhdimësi, nga biseda me mikun tim Halil, përforcova një përfundim: Njeriun, gjithnjë në jetë, duhet ta shoqërojnë: vullneti, pasioni dhe këmbëngulja, për të arritur qëllimin e dëshiruar, pra edhe për t’u shkolluar. Nuk është fjala këtu për poste e karrierë të lartë, por për të qenë “dikushi” në jetë.

…Halil Kopani po u afrohet 79 vjetëve, më 1 maj të këtij viti. Duke  sjellë në mendje, si në ekranin e një kinemaje jetën e vetë, me “zik-zaket” e saj, tani ndjehet i kënaqur, kur sheh fëmijët e tij, që  kanë mbaruar shollat, janë përfshirë denjësisht në punë dhe kanë krijuar familjet e tyre. Natyrshëm, ai u flet atyre dhe për udhën e jetës së  vetë, sidomos për fëmijërinë e vështirë, që është një mësim i mirë, për pasardhesit e sotëm dhe ata që do të vijnë nesër. 


…Ndoshta, dikujt tani, që e lexoi episodin e mësipërm për mikun tim Halil Kopani, mund t’i duket si “përrallë nga e kaluara”?! Por ja, që jeta e shqiptarëve, sidomos në malësitë tona, ka qenë aq e vështirë, sa nuk ka penë gazetari as shkrimtari, që atë ta regjistrojë të saktë, në letër…(Tiranë, prill 2016)


Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 06/07/2018 03:33:45
avatar
Te gjesh"BINJAKUN" ne pleqeri- eshte NGUSHELLIM.
Faleminderi Pr.Murat Gecaj.
Pleqeria ka hallet e veta po ajo kalon me riperteritien e viteve,kaluar sidomos femijnine,kjo vecanerisht,per ne moshat moshuar,nisur jeten ne afshin e luftes.
Kete ben me shkrimin e tij i nderuari Pr Murat Cecaj,shkruar me mesiper titulluar "Peralla nga e kaluara",me personazh nje nga Shoket e tij nga rinia shkollore, deri nje jete bashke;Gazetar Murati,bir i Gjakoves (Tropojes)dhe jurist Halil Kopani,biri"Pukes MIGJENIT"te paharruar, jete te cilen,ia pershkruan aqe bukur Pr Murat Gecaj.I faleminderit.
E lexova dhe e rilexova te nderuar miq,
sa me perfshine emicione te ralla.Me Halilin BINJAK,rijetova historine e jetes sime;bir i "Dangellise Naimjane" lufta lene pa Baba dhe pa shtepi dhe, aty per aty,formulova kete titull komenti:
-Te gjesh BINJAKUN ne pleqeri-ngushellim

Duke ju uruar pleqeri te mbare dy miqve bashkemoshatareve te mij,do me falin,te kuvendoj me vete,sa tua bej te njohur, rrugen e femijnise dhe rinise sime,qe me ben me te mirin Halil,"BINJAK"thuajse.
*Po e bej kete,pas nje "rilindieje"fal sherbimit te mjekesise ketu ne Toronto, me atepersonel HUMAN sa ligjet e shtetit
(Kush nuk e mesoi kete,fal inernetit te kohes,miqte e mij dashamires,e bene te njohur,plot nje jave sot,kaluar ate krize jete.Faleminderit e urime,se pari vajzes sime,sa kthyer nga puna,me gjen thuajse ne paralise te plote).
Si kaloi ajo krize,(e pabesuesme,e treta ne jete qe me 1971,shpetuar mjeket ne Tirane,spitali PESE quhej.)mendova t'u lije si testament te rruges sime femijve nje jete me ta,pa me njohur femijnine...
**
Te dasurit e zemres sime,engjejt e mij me engjej pasardhes,sa shoqes se jetes, njeheresh kolege mesues,deri ne zona te thella te malsise Tiranes,atje lindur dhe ju,mesoni dhe keto,qe si keni mesuar nje jete,une parim;nuk i bie gjoksit.
Po ja Vajza i me dashur Lindita,me ate bashkeshort te shkelqyer,Fatmir,gezuar qe ne vitet e para te marteses(1991), rrugeve te emigracionit,me djalin ne miter Ti bija ime,lindur ne Athine,vene emrin e Gjyshit nga nena Jorgo.Kete e dini ju.E dini dhe,Vajza Ana,ngjirizur ato vite emigracioni ne Athine,lindi ne Tirane,fat i madh ky,qe e ben ate dhe sot,dy here te lumtur e perserit-Kam lindur ne Tirane,bere shtetase Kanadeze, me universitetin Mbaruar,si i Vellai "Doktoraturen per pjanist"ne vijim.Ti bije e dashur more dhe vellai,sa mbaruar gjimnazi(vdekie per mua,ai mbetur pa UT.)si TY do krijonte famile,po mbetur ne Athine,bere aty me dy engje djem; (Dhimitrin,marre emrin tim,sa Dionisin, lindur ne Athine,emrin zgjedhur Liua, (atje femiijnine e tij nga1931),djali xhajes nga nena jua,qe i jemi mirenjohes ,ai ju strehoi,ato vite Greqia perfshire nga emigrantet(1991).Mire qe ju mbush mendia,nje vit me pare,shkoi ne Belgjike .(te pakten,per te siguruar femijet..)
Keto i din ti po po i shkruaj per Nipa e mbesen,qe ti ruajne ne kujtese.
Dhe ja jeta ime:
*Linda ne Zavalan me 10-06-1936.u rita ne vitet e luftes,me te renden plage, djegur shtepia,(dykatshe sa perfunduar babai murator me 1942),sa mbetur jetim nga baba Mihali,vdekur pas torturave te balllistave(vella Stavri partizan).
Pata fatin e madh pas clirimit u hap shkolla e pare fillore ne fshat,Zavalan
1945-48 mbarova aty filloren me mesues te nderuar:Llukan Xhoga,kusheriri yne, hapur dy muaj sa shkoi ushtar,Muharrem Skenderin nga Frasheri tre vjet dhe kl e kater me mesuesin Reshat Shehu nga Gjirokastra,me nenen e tij pas,qe do linte mbresa ne fshatin tone.
Si pa baba,me mer vella Stvri ne Tirane, ai drejtojne ndetimin e hekurudhave Dures-Peqin,Durres Tirane deri Peqin Elbasan,une nisur shkollen 7 vjecare ne Tirane"10Korriku"perfunduar ate me sukses sa marre kujtimin e pa haruar, Vitin e Ri 1952,festuar ne Pallatin e Madhe te brigartave,si nxenes i dalluar me shoqen time te shkolles,Haxhire Eshia me dy nga shkolla "!1Janari"dhe"Kongresi Permetit",mes 100 nxenesve nga gjithe vendi.Nje jet kujtim ate faste sa peshqesh mare;prodhimet e pare te vendit ;3m.Stof te Komb tekstilit,sa 1 kq shqer te Fabrikes Maliqit sa peruruar.Nuk harroj,nje top lastiku nga cekosllovakia dhurate..
Me 1953 nisa gjimnazit"Qemal Stafa"e mbas 1 muaji e le me nje ngjarie te pa haruar qe me preu rruget e jetes,per te mbajtur porosine e babai,teksa jepte jete."Ma beni djelin e vogel doktor,se e shoh clirimi vendit,sjell mbaresi,se nga mungesa doktorit po vdes".Kete amanet ma preu ne mes nje bisede e dhimbeshme e kunates sime,si nene per mua,qe i tha te soqit-Vellai u be burre ti akoma do ta shpiesh ne shkolle,tre femije te vegjel, sa motren per burre". .Velai i dha pergjigje te prere:-Te mungon gje Ty,une per te,do plotesoj amanetin e babait-Bema djalin e vogel Doktor,nga mungesa e tij po vdes".
E mira nene qe e degjoi rastesisht ma thote mua tekstualisht fjalet e saj.Me vrau.Aty per aty mar vendimin le shollen dhe shkoj ne ndermarien e vellait,emrin e tij shfrytesoj.Nis pune N/Tornitor.(vellai ate vit ishte drejtor i"Ruges Drites"ne Mat).Pas mese nje jave,vjen ai ne shtepi,sa marre vesh ne ndermarie, c'kisha bere une;shfrytezuar emrin e tij e shoket futur ne pune.S'me harroet usta i pare,Xhemal Simixiu(Xhelali,do behej ne vite deri drejtor ndermarie).Shkak bere nisma ime,per te vazhduar shkollene Nates.5shoke me mua nisen ate...
Faleminderit n/Drejtorit te atij vit ne ate gjimnaz qe me mbajti si te ishe nxenes i dites,pa me rregjistruar si nx i nates.Mendoja qe Shtatorin e ardheshem ,ta nisia diten vitin e dyte.Ja prapesia tjeter.me 25 Gusht 1955 me marin si te me arrestonin,drejt e ushtar.
S'harrita te manovroja.Nisa dhe mbarova tre vjet ushterine ne Lushnje,dhe aty mar nje vit gjimnazit,ani se ushtar. Faleminderit komandanteve te mij,te ndieret Jashar Gaba dhe Simon Lesko, lejuar,sa drejtori gjimnazit Shefqet Kryeziu,qe me pranoi ani se ushtar.Me 1958,lirohem e drejt e ne gjimnazit e mbremjes "Qemal Stafa".
Mare maturen me 1963 e fill pas saj,te drejte studimit per Fakultet e mjekesise .Amaneti babait plotesuar.
C'tu them o engjejt e mij per ate arrite,qe se besonte kush.Faleminderit te ndierit Behar Shtylla,sa mesuar historine e shkollimit tim dhe amanetin lene babai,me siguroi ate te drejte studimi.Shtatot 1963,sa tim Vellai.
Kush me mbante mua.Famila me Nenes sa vellane e deri kunata qante nga gezimi sa mallkonte veten,per ate qe beri..Ne vitin e pare shoke e shoqe te nderuar, kaluar per mrekulli provimet e simestrit pare.Nisem te dytin,nderkohe une bere nje gabim fatal.Per te plotesuar nevojat ekonomike,duke mos ngarkuar vellain me tre femije,sa martuar motren,punoja naten ne oficinen e Nd.Ndetesa(mori emri"Josif Pashko").Me mbanin si ujet e paket ata sa per te marre ate 3-4 mije leke ne muaj,si ishte rroga ato vite.Kjo ngarkese pa e kuptuar me beri gjemen.
Ne oren e leksionit te Anatomise,nga e nderuara dr.klementina,teksa konspektoja fjale per fajale leksionin e saj,me bije te fiket,humbas te folmen sa ekuilibrin.
Fal mjekeve,faza e rrezikut kaloi,po humba memorien.Pas keshilles me mjeket e sidomos i nderuari Fisnik Preza,sa mesoi mbi jeten time,me keshilloi,-pushim te gjate,deri vitin e ardheshem.Nese nuk e ben rrezikon me tej."
..Fal miqve dhe shokeve,pasi ju beje konsulltime,disa shoqeve me pozita ne ato kohe,me rekomanduan ne seksinin e arresimit,te behesha mesues.Po dhe kete s'mund ta pranoja,per ngarkesen mendore .Nje i njohur po aty me gjeti zgjidhien e dhene nga Dr Preza,-te largohesh nga qyteti ne nonje fshat te qete keto muaj,pranvere vere".Me emeruan P.kulture ne Shengjergj te Tiranes...Faleminderit atyr drejtuesve atje.(influenxa e tim vellai qe kur ishte drejtor ne kantieret e Ndertimit te Hidrocentralit Selites, lene mbresa),me ndihmuan.Kaluan ato muaj thuajse pa zbritur ne qytet,mal me mal e koder me koder,mes grupeve artistike amatore te fshatit,shkuar si perfaqesues ne aktivitetet e rrethit,marre tituj e nderime.Pas konsulltes me dr.Przen qe Ai u cudit,me permiresimin tim shendetesor, me jep nje keshille:
-Mos u kthe me ne fakultet te mjekesise se ka ngarkese,mesuesia apo kjo puna me kulturen,per rastin tend,eshte kurimi me i mire.Dhe ashtu u be.Pergjegjes kulture ne Shengjegj,pas 2 vjet,drejtor shkolle ne Zall-mner e Zall-Dajt,ku do krijoje dhe familien me nenen tuaj te nderuar po mesuese,qe do me lindete Ju dy engjejt e mij,sot me pasardhe deri universitare.Te tjerat i dini ju engjejt e mij,rritur juve,Ty Lindita,siguruar Universitetin Ekonomik,(1992 mbaruar)e mare ato rruget emergimit,si e dini.Keq me vjen per djalin Arian qe mbeti me ate gjimnazin Cajupi,marre ruget e atdhines.
Mire qe mori profesione,nga marangoz- elektricist,sot i preferuar deri ne Belgjike,ku po sakrifikon per te mbaruar shkollat dy djemte engjej,qe na djeg malli larg tyre.I paste gjyshi i paste. Me gezojne se brenda vitit u ingranuan ne shkollat Belge.Faleminderi atij shtet per trajtimin e ralle si na thone.Ju do shoni ne keto pushime e do ti takoni. Gjyshi po s'u sigurua pas asaj Ishemie, nuk do levizi nga Toronto,ani 28 vjet pesionist 82 vjetorin festuar Ju. Ju shkofte mbare,gjyshen e kemi te forte...
Vo.pergatitur per lamtumiren e fundit ,fal mjekesise Kanadeze sa vajzes Linda qe me rilinden..Ju paca te gjitheve.

Gjyshi Dhimiter,ju safestuar82vjetorin.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1