Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | SHËN MARIA, AHMATOVA DHE SHQIPONJA ME DY KRERË

SHËN MARIA, AHMATOVA DHE SHQIPONJA ME DY KRERË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

 

Thani Naqo

 

SHËN MARIA, AHMATOVA DHE SHQIPONJA ME DY KRERË

Sepse Mrija, që kur studioi për bibliotekare në Egjypt, hoqi dorë nga ateizmi. Për njëqind dollarë, një piktor egjyptian, me origjinë

 shqiptare, i kishte tatuazhuar Shën Marinë në shpatullën e majtë. Pas dy viteve, po ai piktor, i tatuazhoi shqiponjën me dy koka në shpatullën e djathtë. Që atëherë Mrija filloi të publikojë në facebook status-idera me frymë patriotike, por edhe shkrime fetare.

Veç njëherë i thashë:

“Që shfaqesh kombëtariste e flaktë, tregon se i ke ngjarë babës. Ama, të shkruarat fetare, kutërbojnë dyllë e parafinë qirinjsh. Së shpejti

 do shpallesh priftëreshë, ose murgeshë.” -

Por, ndërsa prisja t’ia shkrepte të qarës, ajo m’u përgjigj e zemëruar: -

“Sa i poshtër e ironik je, vëlla,”- dhe e mbylli telefonin.

Mrija zotëron anglishten më mirë se unë dhe sa këmbeu fotografitë e mesazhet e para me Suzin, më kërkoi të falur, ama me mënyrën e saj

 sarkastike:

“Vërejtjet e tua, vëlla, i mora parasysh. Fillova të pastroj kokën nga bloza e parafinës dhe e dyllit. Meqënëse në pamje e karakter i

 kam ngja babës, do vazhdoj rrugën patriotike, gjersa të bashkohen trojet shqiptare, ama hoqa dorë nga trishtimi dhe ortodoksizmi i mamasë. Në sajë të Suzit, preferoj minifunde e sandale amerikane.”

Kujtoj këto e vë re se, në kohën kur unë shihja ëndrrën me Suzin e pastorin, Mrija kishte postuar në facebook një foto të sajën. Flokët

 e drejta, të zeza, i ka prerë shkurt, si modelistet italiane. I janë zbuluar veshët e mëdha, të trashëguara nga i ati. Gojën e ka hapur më shumë se herët e tjera. Siç duket kërkon të tregojë se i ka hequr mashkat dentare, që i mbajti një vit të tërë, për të

 pozicionuar dy dhëmbët e qenit, edhe ky difekt nga geni atëror.

“Sa të rregulloj dhëmbët, - i kishte thënë Mrija time mëje, - do ndroj modelin e flokëve. Kam vendosur të shfaqem veç e lumtur, mama.

 Do qesh e zgërdhihem, qoftë edhe si idiote.”

Heq mendjen nga Mrija dhe hap facebookun e time mëje. Qetohem; ajo dhe ime gjyshe janë gjallë. Ime më ka postuar një poezi lirike, me

 tre strofa; si gjithnjë, me rrimë e me varg klasik. Vjershat e saj, kur isha në shkollën e mesme, më dukeshin ndikim nga bejtexhinjtë. Mirëpo, pas çerek shekulli, një nga kritikët e letërsisë e kishte cilësuar time më Ahmatova1) shqiptare, dhe “pikërisht,

 - pohonte ai, - sepse zotëron talentin për të shpikur metafora.” Edhe titulli i vjershës së sotme, “mbuloj ëndërrat me ombrellën qiellore” , mendoj, është metaforë. Me që kjo poezi është me dritë e shpresë, do t’ia përkthej sonte Suzit. Atëherë ajo të bindet

 se dashuria e ringjallur, -siç thotë ime më, - nuk vdes për së dyti. Pavarësisht se Suzi do më kujtojë pistoletën e do më verë në lojë, “a nuk të kam thënë, shpirt, se ti i ke ngjarë më shumë nënës se sa babait? Gjaku i ëmbël të shtyn të falish dhe t’i ulësh

 raketat ndaj xhelozinë.” Edhe se bashkëjetuam veç tre muaj, Suzi e mësoi se, nëpërmjet poezive të mamasë, ne, fëmijët, kuptojmë gjëndjen shpirtërore e psikologjike të saj. Për shembull, dy vjet më parë ajo publikoi në një revistë letrare një cikël me dhjetë poezi të trishtuara që flisnin nga nëntoka.

“Si shumë ndjellakeqe më duken,”- më tha Mrija e alarmuar në telefon. Edhe Gjini, im vëlla, pohoi të njëjtin vëzhgim e shqetësim. Pastaj

 shtoi diçka nga përjetimet e tij:

“Që kur më divorcoi gruaja e parë, e kuptova se flokëverdhat nuk janë për shqiptarët. Por unë jam gatuar ndryshe nga ti dhe nuk heq dorë

 prej tyre. Edhe këtë, të katërtën, e kam flokëverdhë. Janë delikate, shumë të ndjeshme e të përkëdhelura, por të pa përmbajtura në shtrat dhe të predispozuara për aventura të fshehta dashurie. Kam kuptuar se shpirti i biondinave varet në një fije të hollë,

 si ajri. Prandaj nuk duhet t’u zemërohemi atyre, mbasi ajo fije, këputet kollaj. Kur shohin thikë e armë u bije të fikët.”

“Kjo ndodh në Holandën e tulipanëve, kurse Amerika është atdheu i kaubojsëve,” – iu përgjigja tim vëllai me të njëjtën gjuhë ironike, për

 t’i lënë të kuptojë se isha nga soji i atyre që flenë me kobure nën jastëk.  

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1