Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | TË KESH SHEMBËLL BABAIN…

TË KESH SHEMBËLL BABAIN…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Iliriana Sulkuqi

NË prag të kujtesës simbolike-Father’s Day ( Dita e Babait)

TË KESH SHEMBËLL BABAIN…
( Im Atë quhet KADRI. Lindi dhe na përshëndeti me sy mbyllur NATËN E MADHE të KADRIT… I vetmi që më shoqëron pas emrit tim, në “pasaportat” e lëvizjeve të mia Tokë - Qiell dhe anasjelltas…).
… 
Shpesh themi: ”…Në shtëpinë e babait…” Jo pse vërtetë, shtëpia e tij është “pronë “ e tij. Mund të jetë e babait a e nënës ,ose bashkë - sakrificë e të dyve; apo e trashëguar tek ato, nga prindërit e secilit prej tyre…. Kjo nuk ka rëndësi . Mjafton të trashëgohet si një pemë gjenetike ku bulëzojnë sythë dashurie…
“Në shtëpinë e babait”-thotë më shumë sesa fjalët më lart.
“Në shtëpinë e babait” breza e pas brezash, u ngjiz dhe u lind-trashëgimia.

Janë me FAT të lindurit, të cilët, babain e tyre e kishin shembullin që i mësoi hapat e parë, të sigurtë, në udhëtim - ecjen drejt jetës!
Janë me FAT , “të rriturit” që ende i shoqëron mençuria e babait…

-Të kesh shembëll babain - mos kij frikë nga Frika; mos u lodh nga Lodhja; mos u trishto nga gabimet; mos u qaj nga humbja…
-Të kesh babain shembëll, do të thotë, bususull ku merr drejtimin e duhur… 
-Të kesh shembëll babain , do të thotë të shohësh dhe të ndjesh një nënë të lumtur, të cilës nuk ia qan lotin e hidhur, por i përkëdhel lotin e gëzimit (dhe atë të mallit, kur babai nuk është më…) 
-Të kesh shembëll babain, do të thotë:-Të jesh e sotmja dhe e ardhmja.
-Të kesh shembëll babain – Bëhu Shembulli i Tij!

Iliriana - Sot dhe përgjithmonë në Kujtesë të tim Ati.
Brooklyn, 13 qershor 2018


Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 14/06/2018 00:17:03
avatar
Faleminderit Liliana Sulkuqi per kete shkrim profetik,nderim per babain.

Me fal e nderuara Iliriana Sulkuqi,se vend e pa vend,ju kam shkuar komente ne shkrimet tuaja,pos respektit per penen tuaj,sa nje kujtim te fund viteve 40-t kam nga Elbasani,me nje te nderuar nga fisi Sulkuqi;Et'hem Sulkuqi,ai ato vite punonjes ne hekurdhen qe ndertohej.(im vella drejtor),ai si Elbasanas me shoqeroi mua nga Elbasani ne Tirane,te nisa shkollen(7 vjecare une,biri "Dangellise Naimjane",jetim nga babai, lufta mare ate,sa ballistat djegur shtepine,(qershor 1944).
Po kam dhe nje kujtim tjeter po kaqe mbreselenes.Nje vajze Elbasanase me te jatin,udhetonte nga Elbasani ne Fier (Libofshe,)emeruar mesuese,te cilen e shoqeronte i ati po mesues i nderuar ne Elbasan.Teksa bisedonim per ate emerim te asaj vajze,kaluam stacionin te kisha Vakanit,ku duhetj te zbriste.(e prisni fshatret Libofshes me kafshe,kete mesuese,sa mbaruar pedagogjiken e Elbasanit.)Shoferi i mire na e ktheu makinen e shkuam aty tek e prisnin fshatare.Teksa zbritem dengun e plackave,(dyshek,jorgan e tj).na bije drejt e ne kanalin kullues te fushe Terbufit-qe ishte buze rruges.Vajza qante me lemeri,i ati,mesues i nderuar i thoshte.-Mos me qaj mosj bije ti blen Babi te reja.-Ne te dy ushtare,qe hodhem dengun,nuk e deshem veten.Babai mesues, na pergezoi per shoqerine.Nje jete nuk e harroj kete ngjarie,pas ushterise une MESUES,si ata.Ate rast jua tregojeve mesuese te malsise Tiranes vite punuar , deri kaluar ate Lumin e Tiranes,sa ate te Terkuzes,me burim nga mali me gropa e Qafshtamba.Falemindrit cupe qe nga Elbasani.Plot cupa dhe zonja te PENES dhe te sukseseshme,sa kolege mesues e Profesore te nderuar na rethonin. Nderi atij qyteti,ne Zemer te shqiperise ,me shkollen e pare te MESUESISE.
Urime ju dhe,gjithe mesuesve e nxenesve ne kete muaj te perfundimit te vitit shkollor 2017-18 kudo ndodhur.
Mesuesi pesionist 82 vjecar.

Toronto13-06-2018 Guri Naimit D.(Dh Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1