Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | "Jehonë brigjesh"

"Jehonë brigjesh"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

"Avlëmendi" made in  NAMIK  SELMANI!
        "Jehonë brigjesh"(lirika)
                    (ese)

Nga  Përparim  Hysi

Emërtimi metaforik është kejt i  imi dhe,posaçërisht, i qëllimshëm. Krijuesin disaplanesh,NAMIK SELMANI, kështu e përfytyroj: sikur ka në shpirt një"avlëmend" dhe,si "mjeshtër tezgjahu", në "avlëmendin" e tij, këtë radhë, end një qilim të madh me lirika. Qilimi vlerësohet nga motivet që janë derdhur mbi të. Sa më shumë motive që janë"derdhur" mbi qilim,aq dhe më e madhe është dhe vlera e tij.
                                        *     *    *
Metafora ime jo vetëm i rri për shtat,POETIT NAMIK SELMANI, por ia zbukuron karizmën e tij krijuese dhe e rreshton në  FONDIN e AUTORËVE  me vlerë. Kur flas se "NAMIK SELMANI end qilim me lirika",aluzioni nuk është veç një shprehje subjektive dhe aq. Gjithmonë pranë metaforës sime, gjendet një  analogji e përafërt që të tregojë se sa qëndron kjo që shkruaj.
E gjej me vend që t'i referohem një fakti shumë domethënës në bërjen e një qilimi dhe, pastaj, pak nga pak, të shohim "qilimin e Namikut".
Në fshatin tonë, në Petovë të Fierit, ka  pas jetuar një grua duarartë që bënte qilima. Të më ndjejë,atje ku prehet,se jo vetëm ka qenë komshia jonë,por e gjithë familja e saj ka qenë me ne si një familje. Qe nga BOSNJA dhe quhej HAFKA!
Kish bërë shkollë për punimin e qilimave dhe, një ditë prej ditësh, i thotë simeëme:-Do të bëj një qilim që ta kesh kujtim nga unë. E ndjera nëna ime,gjeti të gjithë ngjyrat e ylberit dhe,pasi drodhi leshin sipas porosisë së MJESHTRES, ia dorëzoi asaj. Kur i mori në"dorëzim", i tregonte nënë sime se qilimi është si dëshmi apo si një copë histori për jetën.
Kapte me dorë tufën me të kuqe dhe thoshte:-Qebesa edhe gjakun, por dhe "sevdanë"; e bardha: shpresën dhe shpirtin e pastër; e gjelbra: jetën,lulëzimin e saj; e verdha: mërzitjen; e zeza- pikëllimin dhe vazhdoi me blunë, me të kaltrën. Kur filloi dhe  e vuri në tezgja, tek po punonte me të kuqen e"sevdasë", MJESHTRJA ia tha ashtu si nën zë,një kënge që këndohej dhe shqip. Në shqip,kënga kishte titullin" 72-ditë me radhë". Por HAFKA e mirë,në punë tjetërsohej, bëhej tjetër dhe ia tha,si për vete: " Sedam deset i dva dana/  y mu serce izarana/ që në shqip thuhej"72 ditë me radhë në zemër m'u hap një plagë/. Vak-vuk luante tezgjahu,ndërsa duararta vinte lidhësen e kuqe të"sevdasë", vazhdonte:" Nije rana ot bolesti/ije rana izallosti/( nuk është plagë nga sëmundje,por plagë shpirti) dhe, ndërsa vak-vuk tezgjahu,ajo lidhte me dorën e saj bubulake lidhsen dhe, buzëqeshur (sa lezet i kishte qeshja;se ishte faqerrumbullake, me trup të lartë si gjithë vendaset e saj),sikur fitoi një betejë,duket e mbaroi motivin dhe e vazhdoi këngën:"Uzmi pushku pa me ubi/ odro hajde pa me lubi/"(merre pushkën me vra mue/pastaj hajde dhe më puth). Ha-ha,-lëshoi një qeshje kumbuese dhe filloi t'i tregonte sime ëme. Unë atëherë kuptoja shumë mirë se aty, nëpër këmbët e tyre, u rrita dhe,nëse vargjet në gjuhën e tyre as nuk i kam prurë sakt dhe përkthimin me afërsi,sigurisht, kërkoj ndjesë,se kanë kaluar mbi 60-vjet,por ajo që dua të theksoj:Duararta i derdhi të tëra motivet mbi qillim dhe qilimi doli aq i bukur,sa kushdo që shkelte mbi të atje, në dhomën e miqëve ku e shtroi nëna e ime, pothuaj u "frynte" këmbëve si shenjë respekti për punën e bukur dhe aq të veçantë. Qilimi i MAJKO(Nënë) HAFKËS është dhe sot në shtëpinë e nipërve të mi ku dha shpirt NËNA IME! Sa herë e shoh atë qilim,bëhem dyherë i prekshëm:për timeëmë dhe për MAJKON DUARARTË,HAFKËN aq të mirë që, kur qe e re, gjyshja ime e ëmbël,thoshte:"Fytyrë rrumbullake/gjysëm napolon!".Eh, qofshin të paharruara!
                                                 *       *    *
E bëra gjithë këtë digresion jo pa shkak. Hasa në një"qilim" që ka të gjitha motivet. Ky qilim është i mbushur me lirika dhe "tezgjahisti" që e ka endur këtë qilim në"avlëmendin" e tij, është POETI NAMIK SELMANI. Në librin e tij, mbushur me lirika, NAMIK SELMANI i ka hedhur të gjitha motivet: të bardhën, të zezën, të kuqen, të verdhën, të gjelbrën, të kaltrën.
Libri me lirika është goxha i  madh dhe jo vetëm kaq: është shkruar në Amerikë,ku ai ka qëndruar copra muajësh dhe,tek shoh gjithë ato poezi, jo vetëm me motive të ndryshme, por dhe metrikë të ndryshme, vetvetiu më vjen ndërmend ajo që thotë Bukowski:" Unë bëhem i rrezikshëm , nëse harrohem pas makinës së shkrimit". Kështu ka ndodhur dhe me Namikun:i ka nxjerrë ujtë e zi kompjuterit.
Poezia e tij është e larmishme. Herë mbështetet tek 8-rrokshi dhe, kur  amplituda e mallit kërkon më shumë "hapsirë",atëherë zë e ngre vokalin:10, 12 dhe deri në 16 rrokësh. Aq i dhënë ( më mirë:aq i"rrezikshëm") pas vjershërimit ka qenë, sa as që ka menduar t'i grupojë: në lirika dashuri e intime; në lirika sociale; patriotike; të dhimbjes (elegjiake); të mallit  për Atdhe. Ka punuar si një "makineri e vërtetë pune" dhe, po ta llogaritësh kohën që i është dashur për t'i shkruar, koha,- them unë,- duhet ta hedhë në gjyq: ka "spekulluar" në dëm  të shëndetit të tij. Them kështu se, ndërsa një nga  MJESHTËRIT BOTËROR TË LIRIKAVE, siç është ESENINI thotë që një poezi lirike duhet të ketë tri-katër strofa, në librin e tij, nuk gjen qoftë dhe një për be kaq të shkurtër. Unë shkruaj vet poezi dhe çuditem se si shkruan kaq gjatë dhe, tek i kthehem kësaj"gjatësie", për të gjetur ndonjë firo,por më kot:  i kthjellët si qiell pa  re, Unë s'para lexoj poezi të gjata, qofshin dhe ato lirike, por i ngul brirët mirë, në mënyrë që"këta brirë" t'i ngulë mbi"mëkatarin", por prapë mbetem i zhgënjyer.
                                                      *     *    *  
Sikur të duash t'i hedhësh në hartë, gjeografia e poezisë së tij është e gjërë: nuk njeh kufij dhe,pse ka kaq motive në këtë"qillm", qilimi bëhet më i kushtueshëm.
Ungareti thotë:"Poezia është poezi,nëse dikush duke e dëgjuar,ndjehet menjëherë i goditur së brendshmi".Dhe mos u godit (së brendshmi e së jashtmi) kur dëgjon:"Nëm një dorë, të sjell gjumin/të sjellë zokun mbi qerpik/nëm një shtrat të zgjoj lumin/me petale të trëndafiltë.Mandej    lëshohet pas"VJESHTËS ÇAME"(është thirrja e lashtë e gjakut:NAMIK SELMANI është çam)."O vjeshtë çame që  më bën levend e shkuar levendit/hipur mbi kalin e bardhë si kryekrushk në dasma  dhe...
Zemra e Poetit është kurdisur dhe vetëm këndon:për Nemërçkën e Gjakovën;për Prizrenin e Lumbardhin; për Kosovën;për "muzgjet e Athinës";për festën e Halluinit;për Shën Valentinit; për dëshmorët;për"vjeshtën sarandiote"; një cikël me vete (sikur t'i kish grupuar) do ishin ato"in me mmemoriam" si ato,për SELIM E HAFIZE LESKOVIKU;për LAVER BARIUN,për POETIN e dymiijë këngëve, të ndjerin GJOK BECI (na më të bukurat) dhe nuk mund ta ndjekësh dot në krejt shkrimet e tij.
Kur i bëj një shkrim analitik, gjithmonë në vizionin tim, them (mendoj që kam qëlluar në shenjë:-Poeti NAMIK SELMANI është i lidhur me internetin ashtu si neuronet me një tru gjigand".Thënia nuk  është imja,por e një shkenctari nga më të mëdhenjtë e botës, të porsandarë nga jeta:STEFEN HAWKING. Asnjëherë NAMIK SELMANI nuk e ka"mendjen në mësim": Biseda me të është fare e kotë: të dëgjon me politesë, por mendjen e ka atje, tek kompjuteri,për t'i nxjerrë"ujtë e zi",për të hedhur atje, në ekran,o një poezi,ose projekton një libër.
Dhe sa për poezitë: është ai"qilimi plot motive të "MAJKO HAFKËS" që kurrë nuk e humbasin vlerën dhe,pa e zgjatur, mund të them që krejt librit i shkon ajo thënia e OSIP MADELSHTAJINIT që ka thënë."Vargjet e tua mund t'i largosh nga truri, vetëm me rrugë kirurgjikale". Urime,NAMIK SELMANI!

                   Tiranë, 11 maj 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1