Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | LIBRI –ALBUM ,,SKENDERBEU NE PULLEN SHQIPTARE 1913-2017

LIBRI –ALBUM ,,SKENDERBEU NE PULLEN SHQIPTARE 1913-2017

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hysen S.Dizdari

NE KUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES SË 

HEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI-SKENDËRBEU

 

 

Nga.Hysen S.Dizdari

Përgatitja për botim e albumit  historik për Heroin tone kombëtar  Gjergj Kastrioti-Skendërbeun duke u bazue tek historia mbi 100-vjecare e pullës shqiptare, ishte një ndermarrje shumë e vështire,por dhe me përgjegjesi të madhe.

Në vitin 1990 pasi kisha arritur të koleksionoj shumë pulla  për jetën dhe veprën e Figurat të medha Kombetare duke filluar me Skenderbeun dhe deri tek Ismail Qemali më lindi ideja e krijimit të një koleksioni të veçantë me pulla qe kishin si tematike jetën,veprën dhe luftërat e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skenderbeut.

Shqipëria ka një histori shumë të lashtë mijëravjecare. Në këtë  truall ku ne jetojmë sot dhe quhet Shqipëri, shkencat e arkeologjisë, gjuhësise dhe historisë tregojne se janë zhvilluar  mbi 2500 vjet luftëra dhe beteja për liri e pavarësi  me ushtritë  e perandorive  më të mëdha të kohës, duke filluar me Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë  Osmane.

Historia e qytetërimit botëror ka prova të padiskutueshme se kombi shqiptar është një nga kombet më të vjetër në  Europës, flet gjuhën shqip – një nga më të lashtat në Ballkan, dhe i ka dhënë Europës udhëheqës të lavdishëm, burra shteti dhe strategë ushtarakë si Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, i cili në shekullin XV e mbrojti dhe e shpëtoi qytetërimin Europian nga shkaterrimi prej ushtrive osmane . 

Historia e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skendërbeun duhet te studiohet e njihet mire nga brezi i ri që në shkollën 9-vjecare, ne arsimin e mesëm dhe të larte dhe te sherbej si burim frymezimi për çdo shqiptarë, për të ruajtur të pastra idealet tona atdhetare të luftërave  për liri, drejtësi e pavarësi të udhëhequra nga Heroi jonë i lavdishëm dhe i pavdekshëm Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

 

 

 

 

POROSIA E SKËNDERBEUT PËR SHQIPTARËT

,,A e shihni Skënderbenë

Mbret i mirë ,trim e burrë

U përpoq për Mëmëdhenë ,

Po s,i vdes emëri  kurrë

Skënderbeu është i gjallë

Rron e mbretëron për jetë.

Kjo fjalë s,është  përrallë

Ndaj t,urtit  është e vërtetë.

O vëllezër Shqipëtarë,  

Ju të jeni të bashkuar,

Që të jeni të nderuar’

Mos e lini trimërinë

Dhe bashkimnë në mes tuaj,

Jini të gjithë Shqipëtarë

Kini mëmë Shqipërinë,

Jini një fis, e një farë,

E besoni Perëndinë,

Mëmëdhenë ta shpëtoni,

Përpiqi ditë dhe natë       

Kurrë mos u frikësoni

Që të jeni të shpëtuar,

E të kini gjithë ç,doni

Mos e humbisni lirinë

Po të doni mirësinë,,

                    Naim Frashëri

                                   Histori e Skënderbeut

 

Comments (1 posted):

Bernard on 07/05/2018 08:44:29
avatar
E mora dhe e pashe librin, eshte nje ilustrim dinjitoz dhe i kuruar ne cdo detaj, paraqet me se miri Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeun ne historine e Filatelise Shqipetare. Nje falenderim per autorin e librit me respekt dhe mirenjohje. Nje liber qe cdo Shqipetar duhet ta kete pjese te librarise se tij.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1