Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | BISEDË DHIMBJEJE

BISEDË DHIMBJEJE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhevair Lleshi

BISEDË DHIMBJEJE

 

Ese, nga Xhevair Lleshi

 

Ti mund të thuash se je i velur, i ngopur, por jo, do të bërtasësh pa zë: je i neveritur dhe madje i neveritur egërsisht! Le ta dinë mirë! Ai trazonte urët në vatër dhe, si zot konaku, i duhej ta mbante gjallë bisedën e dhimbjes, ndaj dhe e shihte qartë shpuzën e zjarrit. E shihte zjarrin, madje sytë e tij morën shkëlqimin fisnik të flakës. I dukej sikur do të vihej në krye të karvanit dhe do të printe përmes fjalës kuvendin e burrave. Kuvendin e moçëm të burrave. Prandaj dhe u përmbajt. Burrat e dheut duheshin përmbajtur, duheshin paqësuar, duhej të mposhtnin me neveri përçarjen prej politikës. Sepse ashtu iu volit. Sepse ai i donte njerëzit me gjithë brengat e tyre të panumërta në shpirt, e donte gjindjen e një gjaku e soji të hallkut.

Le ta kthente fjalën në mision. Një mision të bën shenjtor. Por a mund të udhërrëfente ai si një shenjtor?

Ashtu duke shpurritur zjarrin imagjinar të vatrës ai heshtte dhe pëshpëriste lutje. Gjithçka po i kthehej në parandjenjë të lodhur, që ecte këmbëzbathur. A mund të gënjehej më prej tyre? Jo. Një jo e madhe e pa mëdyshje. Përndryshe gjithçka kthehej në mashtrim.

Po atëherë le të vihej në ballë. Veç sa të thoshte fjalën, atë që rëndon sa bota, të vërtetën! Mos ishte ndonjë grackë e re kjo «festë demokracie»? Ishte kaos i vërtetë, bash si ai në të cilën u formua bota. Ndërsa këtu, pas shpërthimit të kaosit, do të formohej thjesht njeriu

prej mishi e kocke, njeriu I lirë. Po le ta shohim edhe këtë farsë. Se mos na bëhet edhe ky si ai njeriu i ri i Hoxhës! Pastaj gjeje vrimë dhe futeshe...

 

Tiranë, më 10 prill 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1