Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Midas

Midas

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Midas
Astrit Lulushi

Ku shkojnë gjithë këto përfitime? Kjo ekonomi e suksesshme është çuditërisht e suksseshme, është gjoja e suksesshme ose e pasuksseshme. Gjithë ky luks i shfrenuar qyteteve, dhe prap, shumica vuan nga varfëria. Me para në bankë e xhepa plot, dhe askush i sigurt. Të pakënaqur dje, njësoj edhe sot. Qëndrojnë pezull e të fiksuar. Paralizë që përhapet me shpejtësi. Në çdo gjymtyrë, për të mos thënë drejt zemrës. A mos jemi ne bekuar dhe pastaj mallkuar nga ndonjë Zot?
Midas kishte dëshirë të madhe për ar. Ai iu lut Perëndive. Dëshira iu plotësua. Midas u bë makut, i fuqishëm, mbret. Njerëzit i keqtrajtonte, Zotët filloi t’i fyente. - Dhe Perënditë në Olimp ia kthyen; çdo gjë që Midas prekte i shndërrohej në ar, çdo send, ushqim, madje edhe të afërmit kur i përqafonte; Për ta zbukuruar, Perënditë i vunë edhe një palë veshë prej ari, të cilat nga pesha iu rritën poshtë, iu varën. S’mund të hante dot. Vdiq i mjerë. Sa të urta janë mitet!

Comments (2 posted):

Rina on 02/04/2018 16:13:44
avatar
("Ku po shkon njeriu", do thosha une, z. Astrit.)

Para dy tre muajsh pata shqetesime shendeti, bera nje ultrasound dhe rezultatet alarmuan gjithe familjen. Mjeku rekomandoi per CT scan per te pasur nje examinim me te sakte dhe per te percaktuar diagnozen. Spitali me dha nje date per analizen, duke respektuar rradhen e te tjereve para meje, dhe qe do te ishte ne mezin e Majit. Nje shoqe imja, me sugjeroi vajtjen ne Urgjence, me shenjat qe kisha dhe analizat e ultrasoundit, ata do te mund te me mbanin ate nate ne spital dhe CT scani i percaktuar per mezin e Majit do te behej aty qysh ate nate. Dhe une vajta ne urgjence, dhe ata me mbajten, dhe CT scani u be, dhe cdo gje si jo me mire...

Por im bir s'ma ka falur kete deri ne kete moment qe po flas me ju. Perse? E quajti akt te padrejte te nenes se tij. Sipas gjykimit te tij, une mund t'ja kisha hequr dikujt tjeter mundesine, ne kushte shendeti shume me kritike se te mijat, te bente ate test ekzaminimi! As qe mendohet se ate dite qe diskutuam rreth kesaj ne familje, une rashe dakort me mendjen e tim biri!

Mendova me vone rreth kesaj eksperience. I vogli im me dha nje leksion ne Moralitet shoqeror. Me kujtoi se jetoj me te tjere perqark meje, qe njesoj si une, kane te drejten te jetojne.

Mendoj si ju, se Zoti na teston per ku e kemi vene zemren, cfare do deshironim nga kjo jete. Dhe ne i kerkojme, kete dhe ate... Dhe i kemi, sipas asaj qe kemi kerkuar. Edhe flori, edhe shendet, edhe kete edhe ate. Ceshtja sipas meje eshte, a i jemi mirenjohes Atij pas kesaj? A i perdorim per mire ato qe na jane dhene?

Ka edhe me. Floriri shkon e vjen. Shendeti shkon e vjen. Morali eshte veshtire te gjendet. Pak e kane vene zemren ne te dhe shqetesohen per te. Pak i luten Zotit t'i ndihmoje te ndertojne karakter te qendrueshem... E vetmja gje qe e kalon cdo vlere materiale dhe qe nuk gjendet e gateshme ne ndonje treg, eshte Morali. Eshte themeli per punet tona ne kete bote te behen mire. Dhe nese punet tona i beme mire apo jo, kjo eshte per cfare une besoj se do gjykohemi nje dite.

Z. Astrit,
Njeriu pak mendon per ate se kush eshte dhe cfare eshte jeta e tij. Njeriu ka humbur aftesine e te arsyetuarit dhe te kuptuarit, njeriu eshte bere kaq shume per gjynah!

Njeriu nuk mendon me per Zot, nuk perpiqet te vere zemren ne ceshtjen si t'i pelqeje Atij dhe vetem Atij...!

Ju falenderoj, dhe pac nje dite te gezuar.
lulushiastrit@gmail.com on 02/04/2018 20:13:58
avatar
Znj. Rina, ju falemnderit.

Edhe une e kam vene re kete qe u ka thene yt bir.
Kaloj rruge me trafik cdo dite te javes. Shoh jo rralle nga ata qe i japin makines jashte rruge vetem per te kaluar e dale perpara. Megjithese nuk arrij t’ua shoh fytyrat, nga levizjet e tyre dhe kalimet vjedhurazi shoh makutërine e tyre; keshte ne rruge, keshte ne jeten e perditshme duhet të jenë, mendoj.
Kalofshi mire.
Astriti

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1