Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | “Të këthiellat mendime” të Darës

“Të këthiellat mendime” të Darës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gavril Dara

“Të këthiellat mendime” të Darës

Dr Fatmir Terziu

 

Romantikët ishin për shkrirjen e arteve. Ata bënë “ndryshimin”. Romantikët e kthyen thellimin me “të këthiellat mendime” duke bërë vend thellë tek “instikti sokratian”. Instikti, edhe pse që nga dalja në skenë formoi dhe ushqeu debatin, që ende dhe sot ka forma të ndryshme formulimi, duket se ishte një pikë referimi e pashtjelluar. Formulimet e ndryshme, debatet janë cekur dhe në “vrullet” tematike shqiptare. Në të shumtën e rasteve janë parë si kapërcime kohore. E megjithatë, nëse do të fokusoheshim vetëm tek kjo pikë, kjo do të bënte dhunë ndaj shumë “Sokrat-debatuesve” me të cilin filloi problemi. Duke ofruar një të vërtetë në lidhje me Sokratin si mësim i artit të jetesës, debati kërcënon natyrën dialogjike të çdo takimi me Sokratin, si dhe natyrën dialektike të figurës së Sokratit, kur hasim variacione të shumta. Në një nivel, ne takojmë Sokratin në në mes të bisedës, duke mbrojtur mendimet e veta ose duke marrë në pyetje një tjetër (apo edhe ndonjëherë të tijën). Dialogu ndodh brenda një fushe të polariteteve, ashtu si tragjedia greke, dhe kjo i reziston çdo përvetësimi të idealizuar të tij.

Në një nivel tjetër, Sokrati ekziston si dialog. Ai vjen i shkallëzuar përmes zërave të shumtë ashtu siç ai vazhdon përmes dialogut në paraqitjet e Platonit. Ndërkohë që gjetja e Sokratit është shembullore dhe e admirueshme, një qasje e tillë, besoj, duhet të pranojmë gjithashtu rreziqet për ta bërë këtë monothirrje Sokratike. Çdo trajtim rrezikon të reduktojë Sokratin në një monotoni dhe kështu udhëheq disonancën që do të duket se dështon të shoqërojë çdo harmoni, një “ndryshesë” që të plotësojë Sokratin e dhomës së “ndryshimit”. Ai kishte në thelb vetë ndryshimin si kontekst folozofik.

Prandaj, me sa duket Dara në veprat e tij shkriu si muzikalitetin ashtu edhe ngjyrat e gjalla. Vepra e tij në tërësi përbën një afrim me muzikën dhe me pikturën njëkohësisht, duke “ndryshuar” udhën e Rilindjes. Dara e bëri këtë se ishte dhe një poet-piktor. Kjo shihet në portretet e tij ku ai ndalet në portretin fizik të persnazheve të vet. Në mjaft raste ai u jep detaje të jashtme. Në disa ndodh të thellohet tek gjendjet e tyre shpirtërore. Në disa raste janë vetvetiu shprehëse e plot jetë. Por peneli i Darës ndrit në përshkrimin e betejave. Duke përdoruar tetërrokëshin trokaik të poezisë popullore arbëreshe, Dara hap një hapësirë të ndjeshme me fjalën më mendjemprehtë të lidhur me dijenitë.

Dijenitë marë shkas nga “ndryshimet” e kapërcejnë në kohë dhe e lidhin arsyeshëm me Sokratin. Pasi i shmanget pasqyrimit të “Motit të Madh”, duke lënë në një hapësirë të dukshme mësuesin e tij të madh, Naimin, ai lë një shije të dukshme se nuk merret me filozofi, as me probleme filozofike, por jep frymën heroike të kohës. Në këtë frymë dijenitë, pikërisht ajo që ishte thënë nga vetë Sokrati, për vetveten ishin në thelbin: “Di një gjë, që s’di asgjë!” Ndërsa Sokrati e tha në udhëtimet nëpër Athinë, në bisedat e me burrat e shtetit, me mendarët, me poetët dhe me oratorët kur pa indinjatë se këta burra nuk dinin gjërat më elementare, Dara e mbajti në një sitë të krijimtarisë së tij, që lexohet ngjashëm dhe sot e kësaj dite.

Në Athinë punët i bënin “vetëm nisur nga instikti”. Në veprën e Darës shohim se instikti është i lidhur me natyrën, si element i gjallë, që shoqëron veprimin, në harmoni me ndjenjat dhe mendimet e personazheve, apo në kontrast me ta. Në fakt instikti sokratian edhe këtu nuk mungon. Ai lidhet “zjarrevet të pranverës…” ku “… edhe tymi ngjyrë hiri/me ret’ vete e përzihet/ ngjarë këngës së mëritur/që sjell era për së largu”.  Ashtu sikurse Sokrati dhe Dara bënte thirrje për rregullimin e gjendjes. Ndryshim ishte në kohë, hapësirë dhe vend. Ishte disi dhe në një pikë tjetër. Sokrati përjashtonte veten, ndërsa Dara hezitonte. Tek Sokrati shohim një cepi kulture, që mund të quhej për lumturi parajse, ndërsa tek Dara dendësia e figurave që të lodhin na shpien disi tek qasja me dritën e fortë të diellit.

Është e thënë në Historinë e Letërsisë Shqipe (V. 2, bot USHT, Tiranë 1960, fq 168) Dara e kaloi… mjeshtrin e vet, De Radën – jo me gjëra të errëta, copëtime e pështjellim episodesh, fragmentaritet të pashpjegueshëm, po me diçka të plotë e të kthjellët”. Klara Kodra e përcjell me thellësi mendimin se Dara ia kalon De Radës nga “pikëpamja e unitetit dhe harmonisë së veprës”, por, nga ana tjetër, ai nuk e ka fantazinë e pasur krijuese, gjerësinë e përfytyrimit, të poetit të Makit.

Larg “paradoksit të Sokratit”, brenda konceptimit më të afërt me: “Askush nuk di asgjë, por unë e di këtë gjë, kështu që unë di diçka”, shkrirja romantike e arteve, kalkulimi i gjërave estete në tërësinë e brendshme dhe shfaqëse, natyrisht na kërkojnë module të reja, marrëdhënie të reja mes fjalës së shtruar dhe asaj të shkruar, mes idesë, dhe po aq dhe mes vlerës, si shkak për konkurencë në mjedisin e sotëm letrar, si arsye për të marë vendin e duhur e të munguar letrar. Nga leximi i Niçes për Sokratin nxjerrim instiktin, po aq sa kundërshtitë dhe të tjerat që pasojnë tek kuptimi.

Sokrati, siç e kupton Niçe, dëshiron të mohojë “instinktin” në favor të njohurisë së artikuluar, por ky mohim, edhe një herë, përbën vdekjen e tragjedisë. . Nuk është thjesht se Sokrati refuzon mençurinë instinktive dhe njohurinë instinktive. Përkundrazi, ai e zhvillon atë. Sipas Sokratit (Plato, 1961) nuk është në natyrën njerëzore që të zgjedhë vetë të veprojë në një mënyrë të asaj që beson se do të jetë e dëmshme, në vend të një mënyre që është e mirë. Ai gjithashtu argumentoi se ky instinkt pengon njerëzit që të dëmtojnë me dashje veten dhe se kur njerëzit bëjnë gjëra të dëmshme, ajo është vetëm nga padija. Dara e dinte këtë më së miri në veprën e tij. Në të vërtetët, në veprën e tij ndjenja dhe detyra, duke u kundërvënë, shkrihen në një të tërë:

“Vetëm n’vrasje gjithmon’ zemra

Do më shkojë? Dhe, kur ngirë

Prehet kordha, faj do quhen

Të këthiellat mendime?” 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1