Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Krim e dhunë

Krim e dhunë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr Fatmir Terziu

Krim e dhunë

Dr Fatmir Terziu

 

Që në kohët e lashta kjo temë njihet. Letrat, krijimtaria, filozofia dhe arti na e bënë të mundshme ta lexojmë, arsyetojmë, ndjekim dhe ta analizojmë. Sokrati dhe studenti i tij Platoni, madje edhe Aristoteli (i cili ishte student i Platonit) kishin një interes në një kulturë në të cilën dhuna (forca e pajustifikuar ose tiranike) është minimale. Bazuar në këtë, unë mendoj se tre prej tyre do të kundërshtonin një ndërhyrje të rreptë e të dhunshme ndaj protestuesve, po aq sa nuk do të kursenin dhe mos zbatimin e mendimit më të mirë në interes të Popullit. Këtu nuk bëhet fjalë për pacifizëm me dhunën. As për të tre filozofët e lashtë nuk bëhet fjalë se ishin të tillë. Nga letërsia dimë dhe mësojmë se asnjë nga të tre nuk ishin pacifistë. Sokrati në fakt shërbeu edhe si një ushtar këmbësor dhe ishte veteran i luftës mes Athinës dhe aleatëve të saj, dhe Spartës dhe aleatëve të saj. Por të gjitha janë përshkrime, janë emocione që dalin nga konflikti. E këtu merr detyrën letërsia.

Letërsia përshkruan emocionet që dalin nga konflikti dhe i bën ato të disponueshme për lexuesit. Lexuesit i përjetojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kuptimi letrar nuk paraqitet vetëm në ngjarjet e përshkruara. Ai qëmton gjithashtu, atë që rreket tek më e rëndësishmja. Kuptimi letrar thellohet në interpretimin e ngjarjeve të përshkruara. Kuptimi letrar ndalet në trajtimin e autorit të ngjarjeve të përshkruara. Gjithmonë ka një ndalesë dhe tek përgjigja e lexuesit për të dy aspektet: ngjarjet e përshkruara dhe trajtimin e autorit të problemit. E domosdoshme është të ndalet dhe tek parashikimet e autorit për përgjigjet e lexuesit.

Letërsia me “gjuhën” e saj përshkruan qëndrimet e mundshme ndaj dhunës. Mes formave të saj bën një argument për rëndësinë vendimtare strukturore. Arti në përgjithësi determinon të riformatojë atë që ndodh mes aspekteve të dhunës në jetë dhe në përditësi. Mes kësaj krijimtaria, pastaj paraqet “një mostër” përfaqësuese të akteve të dhunshme duke u gjetur mes një hapësire të qasur në letërsi.

Shembujt nga letërsia janë të organizuara në llojet kryesore të marrëdhënieve njerëzore: lidhja me veten (vetëvrasja); rivalët seksualë, të dashuruarit dhe partnerët martesorë; anëtarët e familjes (prindërit, fëmijët, motrat, hallat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë); ndodhitë mes komuniteteve (dhunë brenda grupeve sociale); lufta (dhuna midis grupeve sociale, poltike, mosbindja civile).

Në këto rrethana gjithnjë del ndërthurja mes notave realiste dhe atyre që marrin notat e romantizmit. Shembujt janë shumë kudo. Le të mbesim tek një më i hershëm. Tek një shkrimtar shqiptar. Në vitet 30-të ndërthurja me notat e romantizmit e solli prirjen realiste të Andrea Varfit tek vjersha “Zjarr Atdheu”. Ishte viti 1932 kur mosha e tij 18-vjeçare sillte një motiv të realitetit të kohës të përzier me motivin e zakonshëm atdhetar:

“Dhe hidhërimin të madh shumë

unë e ndiej, dhe pse krenar.

Gjer kur trolli shqipëtar

do duroj krim e dhunë?”

            Në tema të tilla nuk mund të mos jetë apriori edhe lakonizmi, madje nuk mungon as ftizia (dëshpërimi personal). Skicat e Migjenit kanë një arsye të pikëtakohen këtu. Ashtu sikurse mund të gjejnë kënd edhe Helenau dhe G. Pali. Në arsye të tjera skicat, poezitë, apo dhe rastet e kohërave të tjera në territorin shqiptar e më gjerë kur angazhohen tek krimi dhe dhuna kanë një ndryshim mes tyre. Këtë e shohim dhe në gjykimin e rastit të cituar me Sokratin.

Pra e thënë shkurt, kemi disa arsye për të menduar se Sokrati shërbeu me dallim. Në versionin e Platonit të gjyqit të Sokratit (Apologjia), Sokrati foli me gjyqtarët e tij dhe me popullin e Athinës që të mos e neglizhonte kujdesin e shpirtrave të tyre. Kjo mund të kuptohet se si Sokrati ishte duke u kërkuar të tjerëve, që të mos jenë viktima të krenarisë së tyre, të vënë në dyshim pretendimet e tyre për të ditur se çfarë është e drejtë apo e shenjtë.

As në letërsi, as në përditësi, as në qeverisje nuk do të ishte e lehtë. Një pyetje e tillë dhe pyetja e bindjeve të të tjerëve është e mundur vetëm në kushte të qeta ose të paktën në kushte jo të dhunshme. Nëse nuk jeni të sigurt duke sfiduar “mençurinë” dhe “protestën” e të tjerëve, detyra juaj si Lider mund të jetë e kufizuar dhe, më keq, mjaft e shkurtër. Ai që ka veshë duhet ta lexojë, të paktën atë që nis me Soktratin!

Dhe nëse do të donim të dëgjonim letrarisht, apo filozofikisht një përgjigje nga Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, nëse do të gjendeshin në “Rrugën e Kombit” për të protestuar, unë mendoj se ata mund të hipnin mbi kuaj të bëshëm në kufijtë e vjetër në Hartën e Ballkanit, ku ka shumë më pak gardhe, e pasi të kishin lexuar Bulkën, Migjenin, Menelaun, G Palin etj., e madje pasi të kishin rilexuar vetveten do të bashkoheshin me protestuesit, por jo me dhunën dhe krimin e provokuar.  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1