Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | MIKRO-ESSE PËR FILMAT DHE FOTOT ME ZGËRDHITJE

MIKRO-ESSE PËR FILMAT DHE FOTOT ME ZGËRDHITJE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

 

99,99% e fotove e filmave të Epokës Komuniste, që shfaqen tani në internet, janë me fytyra të vrerosura e nursëze...Sepse, edhe njerëzit, me të mirë a me të keq, i përshtaten sistemit, mbasi komunizmi ishte i vrerosur e nursëz. Për shembull, Ziçishti, fshat që kishte rrahur rrugët e kurbetit, para 90-tës kish tre aparate fotografikë. Një Jovan Zhuka dhe dy im atë: njëri ishte me 8 poza dhe tjetri me 12, ndërsa filmi kushtonte 80 leka të asaj kohe, ose një ditë punë kooperativiste. Megjithatë, këto aparate çeku shkrepeshin, por njerëzit kishin frikë para tyre, mbasi e qeshura në komunizëm konsiderohej shfaqje e huaj. Prandaj edhe nëpër fotot, filmat e dokumentarët e asaj kohe, edhe kur aktorët dhe aktoret donin të qeshnin, e qeshura u dilte zgërdhitje...Tani jam bindur se, përveç frikës nga e qeshura, njerëzit kishin edhe hallin e dhëmbëve të krimbura e të zverdhura...U kërkoj ndjesë nostalgjikëve të sistemit të vrerosur, por, mos u çuditni, mbasi kështu janë historitë e filmave e fotografive të asaj kohe...

Comments (1 posted):

agron Demiri on 03/04/2018 22:02:14
avatar
Popse genjen kaq shume bre Come?!. Hajde Come, hajde, me t'u mbyllte bre.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1