Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Vetëdija, termi “vetvetja”, personalja dhe burimi nga memorja tek identiteti

Vetëdija, termi “vetvetja”, personalja dhe burimi nga memorja tek identiteti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Një ndalesë tek ditëlindja e shkrimtarit namik Dokle, memorja mes një fotografie në krahët e nënës së tij

Vetëdija, termi “vetvetja”, personalja dhe burimi nga memorja tek identiteti

(Një ndalesë tek ditëlindja e shkrimtarit Namik Dokle, memorja mes një fotografie në krahët e nënës së tij)

Dr Fatmir Terziu

 

Namik Dokle, një nga figurat që bëri emër në disa fusha gjatë udhëjetës së tij, në një ditë të tillë, që përkon me ditëlindjen e tij, në një ditë që quhet dhe “Dita e Nënave” (Mother’s Day) në arenën Botërore, natyrisht përtej memorjes së një dite të tillë, është shfaqur në një foto të shkulur nga kujtesa e tij fëminore. Namiku, fëmija i dashur i nënës së tij, është në krahët e saj, ashtu i thjeshtë, një fëmijë që kërkon ende identitetin e tij personal, por jo dashurinë e nënës, se atë e ka pasur, e ka dhe do ta ketë në zemër dhe në shpirt. Të paktën ashtu sikurse arrijmë ta mirëkuptojmë në foton e tij. Po aq dhe në kontekstin e saj, se një foto e tillë ka më shumë se një milionë fjalë në vetvete. Një foto e tillë ul shekujt në debat, zbret muzgun e teorive në dritën e ditëve që jetojmë me mugëtirën e trazimve të ndryshme. Detyron madje kapakët e mbuluar me pluhur të shkundin vetë kërkimin e vazhdueshëm e të duhur të identitetit personal.

Për shekuj filozofë të shumtë kanë luftuar për të përcaktuar identitetin personal. Ishte derisa John Locke kur në punën e tij të vitit 1690, që shqetësohej për kuptimet e njeriut, propozoi që identiteti personal i njeriut shtrihet deri në vetëdijen e tij. Më tutje, theksonte ai, nuk ka më shumë rëndësi, nuk ka arsye të kërkohet më thellë. Kjo linte të mirëkuptohej se lidhja midis ndërgjegjes dhe kujtesës në teorinë e Lockes e kishte fituar atë prerje mentale të kërkesës identitare që në titullin e “teorisë së kujtesës së identitetit personal”. Por prapë këtu kritika dhe debati bën punën e tyre. Por, pavarësisht kritikave, teoria e kujtesës së Lockes për identitetin personal është një subjekt i shquar i diskutimit midis qarqeve filozofike moderne, aq sa dhe sot në një postim të thjeshtë të Dokles, ajo rimer dhe një dimension të tillë në mjedisin tonë, me të cilin të gjithë prej vets dhe vetvetes rigjen atë që i ka munguar, atë që i është dashur për ta rikujtuar. E kjo është nëna, dashuria e saj e pavdekshme, është lidhja me jetën, është ardhdrita e drtave dhe ndriçimeve të shtrenjta për identitetin personal.

            E kam njohur Namik Doklen që herët, në kohën kur mua më ndante auditori i studimeve dhe gazetarin, apo drejtuesin e mediave të pakta të asaj kohe, e bënte arsyeja të mbetej tek thjeshtësia, karakteri i së drejtës, përkushtimit dhe sinqeritetit për vetë atë që më shumë se kurë shkon tek diskursi i personales për të tërën, të përgjithshmen. Në historinë e një diskursi të tillë, që bindësohet në temën e personales dhe identitetit personal, duke se hera-herës janë shfaqur pikëpamje kontradiktore, aq sa dhe në heshtjen e kohërave, ato riciklojnë madje dhe qëllim të tjetërsuar. Nëse mbesin në këtë pikë, ne bashkohemi me dashje apo pa dashje me disa që sugjerojnë se personalja, “vetja” apo dhe në disa raste thjesht dhe “vetë” është thjesht mendja që mendon, ose atë që të tjerët posedojnë se vetja është e identifikueshme me trupin e dikujt. Por ama ende të tjerë pretendojnë se edhe të sjellësh një ide të personales është një pamundësi, për arsye të mjaft gjërave që thellojnë dhe hendekësojnë vetë diskursin.

Në esenë e tij, Locke sugjeron që vetja është “një qenie inteligjente e menduar, që ka arsye dhe reflektim dhe mund ta konsiderojë veten sikurse e di veten, të njëjtën gjë ndodh me të menduarit në kohë dhe në vende të ndryshme” dhe vazhdon të përcaktojë identitetin personal thjesht si “ngjashmëria e një qenie racionale” (Locke). Për sa kohë që njëri është i njëjti identitet “personal”, e njëjta qenie racionale, kuptimi “vetë” ka identitetin e njëjtë personal. E si mund ta kishte ndryshe, duke qenë i tillë, i thjeshtë, origjinal, natyral, vetvetja dhe tejet personal Namik Dokle? Ai këtu ka rimarë vlerat, të cilat, ndoshta “personalja” ia kishte gllabëruar, në urinë e endjeve politike, në egërsinë e qasjeve publike, jashtë këtij identiteti të tij të lehtë, të thjeshtë e të respektuar në krahët e nënës së tij. I ka ridimensionuar këto vlera kur memorja e fotos që ka postuar me nënën e tij është madje dhe në një paralele tjetër me një nënë që mban fëmijën e saj në gjirin e saj, në kohën e Luftës së Kosovës, kur dëbimet masive ishin kryefjala e urrejstjes së personales, identitetit personal.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë pohim, çdo ndryshim në vetvete pasqyron një ndryshim në identitetin personal dhe çdo ndryshim në identitetin personal prandaj nënkupton që vetja ka ndryshuar. Locke vazhdon të sugjerojë se identiteti personal i një personi shtrihet vetëm deri në ato vetëdije. E ato vetëdije janë një vlerë më shumë për vetë Namikun, që tashmë e lexojmë jo thjesht si shkrues dhe lëvrues në letërsinë shqipe, por dhe si një model në tërësinë e qasjes së personales identitare. Locke ofron argumentin se, për të qenë i qartë tek kuptimi “vetë”, duhet të jetë një gjë e menduar, dhe për shkak se “ndërgjegjja gjithmonë e shoqëron të menduarit” (Locke), vetja me të cilën një person personalisht identifikon shtrihet dhe vazhdon vetëm për sa i përket vetëdijes. Jo më kot kjo vetëdije e Lockes, që referohet dhe në foton e Dokles, mund të barazohet me kujtesën që sjell qartësinë e personales identitare.

Duke përfunduar, duhet thënë qartë se kujtesa është, sipas Locke, një kusht i domosdoshëm i identitetit personal. Duke iu referuar hapësirave të ndërgjegjes së ndërprerë ose harresës, Locke pohon se “në të gjitha këto raste ndërgjegja jonë është vetëdija dhe humbja e shikimit të vetes sonë të mëparshme, dhe ndaj duhet të dyshojmë nëse ne jemi e njëjta gjë e mendimit” (Locke). Një version i shkurtuar i teorisë së kujtesës së Lockes, në qasjen e ditëlindjes së Dokles, përkitjen me Ditën e Nënës, dhe foton e tij të fëmijërisë bardhë e zi në krahët e nënës së tij të shtrenjtë, do të sitej mjaft mirë në një mirëkuptim për identitetin personal. Kjo do të konkludonte se kujtesa është edhe një gjendje e domosdoshme dhe e mjaftueshme e vetes, dhe, në të, rritet fuqishëm kuptimi tek identiteti personal.

Comments (1 posted):

Namik Dokle on 13/03/2018 09:35:33
avatar
Pershendetje, i dashur Fatmir!
Mes te gjitha urimeve te panumerta per ditelindjen, pa asnje lekundje mund te them se, cka shkrove ti, eshte me e vecanta, me dashamiresja, me analitikja, me e thelluara ne vetedijen dhe nenvetedijen e njeriut. Meriton vleresim, mirekutim dhe falenderim po aq te vecante. Per mua kane shkruar shume, mire dhe keq, kot dhe plot, te verteta dhe genjeshtra, por thuajse asnjehere nuk e kam gjetur veten kaq prane asaj qe ndjej se jam ne te vertete, sic e ndjeva ne shkrimin tend. ( Pervec nje rasti ndoshta ne ato qe Prof. Qosja ka shkruar ne ditarin e tij te kohes se luftes ne Kosove.) Prandaj te shpreh mirenjohjen time me te sinqerte.
Analiza eshte e bukur dhe e qenesishme: njeriu, nena, femijeria dhe kujtesa, si pjese e asaj qe rezulton te “vetvetja”. Une kam shkruar nje roman (Vajzat e mjegulles) ne te cilin trajtoj pikerisht keto tema. Nje botues ne Sarajeve (CONNECTUM), kur e mori romanin, e shfletoi paksa, u ndal ne faqen e pare dhe, papritur me tha: do ta botoj. Pas botimit e pyeta, si ka mundesi qe vendose per botimin, vetem duke pare faqen e pare? Vetem nga perkushtimi, menyra si e kishe thene me beri te mendoj se vlen, u pergjigj ai. Dhe perkushtimi ishte:” Nenes, me shume se kujtdo tjeter.” Analiza jote aq e bukur ma kujtoi kete moment, prandaj ta tregova.

Me respekt dhe urimet me te mira,

Namik Dokle

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1