Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | ESE | VAÇJA ENDE KËNDON

VAÇJA ENDE KËNDON

Font size: Decrease font Enlarge font
image VAÇE ZELA

Sapo kishte  kënduar në Orën Gazmore të qytetit, Vaçja erdhi  në shtëpinë tone. Ne kishim  hyrje-dalje me Zelët. Që  në moshën dymbëdhjetë vjeçe, Vaçja ishte  bërë e njohur  në gjithë  qytetin e Lushnjes. Xhaxhesha kërkoi  që ajo të  këndonte një këngë. Vaçja  që e kishte  këngën të  gatshme, si gjinkalla, filloi të këndonte, pa pritur që  t’i thoshin për së dyti. Bukur, bukur, tha  xhaxhesha, po jo si në radio (altoparlant),  jo si në skenë. Atje duket  tjetër, këtu tjetër. Eh,  dhe ti moj  Shahe, i  thonë nëna, po  kjo atje  e ka vendin dhe jo këtu  në mes të tymit, afër vatrës, ku piqen  bukët. Çdo gjë  në vendin e vet.

Ndërkaq Vaçja  e vogël  çau  dritaret e shtëpisë    bukës  me zërin e saj të madh  dhe kënga u përzie  me erën e bukës së djersitur që avullonte  në qoshe të hambarit dhe që  ne fëmijët  s’mund  ta hanim  pa u  ftohur  gjersa  avulli  i bukës  të arrinte  në arën  më të  largët. Zia e bukës ishte në vitin  më të zi  dhe buka duhej  kursyer  duke u ngrënë e ftohtë, sepse e ftohtë hahej më pak. Vaçja  që sapo  kishte hequr  biberonin  nga  goja, na ngopte shpirtin  me këngën  e saj të ngrohtë  avulluese    ne e përpinim  ashtu të  avullt.

Ora Gazmore  jepej një  herë në javë, çdo ditë  të diel  me  altoparlant. Të gjithë njerëzit grumbulloheshin  rreth shtyllës së drunjtë, në majë  të së cilës  ishte  vendosur  altoparlanti. Këndonte  treshja  e këngëtarëve  pionierë.

Vaçe Zela, Flora  Mebelli  dhe Ajete Nepravishta (Brahimi), por njerëzit  veçonin Vaçen  mes treshes  duke thënë: po këndon  Vaçja  dhe nxitonin  drejt sheshit  me  kalldrëm të qytetit  për të dëgjuar  Vaçen  dhe e  dëgjonin  gojëhapur  duke u grumbulluar  rreth  shtyllës  me altoparlant. Si ftesë  kishin zërin e Vaçes, këngën e saj. Ishte  një treshe  këngëtaresh të vogla, pioniere. Kulmi  i këtij  trekëndëshi  këngëtaresh  ishte Vaçja që shumë shpejt  do të bëhej  kulmi i këngës së lehtë  shqiptare  të të gjitha  kohërave.

LEXO KETU  

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 08/02/2018 00:59:32
avatar
Vace Zela i dha emer LUshnjes;e beri vertet LUSHNJE me germa te mbedha.Jo me ko flitej:
-Lishnja-Shpetoj nga Keneta sa lindi VACE ZELA.
Tre vjet ushtar atje ne"Kodrat e VAINIT",i quanin ato vite(Karbunares)
ne ushtaret"gjenerale"te R/Lokacioni,i quajtem vitete asaj tresheje: Zela, -Mebeli-Nepravishta,vajza lushnjare me Vace Zelen ne krye,sa djemte me ate fizarmonikishtin e ri e te palodhur me mbiemrin Gogoni,(mos e ngateroj sot 82 vjecar jam)sa te tjeret qe u afirmuan ato vite me estraden e Lushnjes,deri bere"ASA"ne Tirane...Ato cfaqiet e saj mes repartit ushtarak,si kamp pushimi,sa kinemane e Re sa peruruar, deri shoqeruar ne plazhin e Diviakes ato vite,benin cudine.Pas 1958 me te ne Tirane,ajo studente ne Liceun Artistik,"Jordan Misia",une oborin e shtepise me murin ndares te Liceut e, ne obroin tone,dilnin artistet, inkonjito ne rugen e Kavajes...Plage te madhe na la gjithe bashkemoshatare te saj,nje jete me te,vecanerisht vitet e fundit ne emigracion.
E paharruar na mbeti ne dashamiresve te saj ajo perciellia dinjitoze ne Tirane,per ne banesen e fundit,qe me te drejte te gjithe,nje zeri flisnin;_
-"VACE ZELA nuk vdes KURRE"!
I perjetshem kujtimi saj.Faleminderit organeve perkatese,dhene vleresimet,po nje MONUMENT Krah Tefta Tashkos i duhet bere.Krenari e kenges shqiptare.
Dy mbretereshat e kenges SHQIPTARE; Tefta Tashko FAREN-Vacia Zela-AREN!
*
Faleminderit penes suaj zFaslli Haliti

Toronto07-02-2018Guri Naimit D.(Dh.Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1