Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ESE | Një rrugëtim magjeps në Veriun e Largët me Sokol Demakun

Një rrugëtim magjeps në Veriun e Largët me Sokol Demakun

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

 

Zakonisht, për një vend mësohet në gjeografi dhe histori, por, që kur Selma Lagerlëf, mori “detyrën”, që nëpërmjet një libri artistik, t`u mësonte fëmijëve historinë e Suedisë, nisën dhe botime të tjera të këtij lloji që, krahas përmbajtjeve artistike, u jepnin lexuesve edhe njohuri të shumta gjeografike dhe historike. Në  vazhdim, në letërsinë suedeze këtë mënyrë të bëri letërsi dhe gjeografi, e gjejmë edhe te libri i Lars Wastman “Djali dhe Tigri” të përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku, i cili, ashtu si aventurat e Nils Holgerssonit, edhe ky libër rrëmbeu menjëherë zemrat e lexuesve të vegjël. Natyrisht, njohuri për Suedinë, mbaj mend që ne në Shqipëri, kemi marrë nga lëndët e gjeografisë, historisë dhe lëndë të tjera në shkollën, atëherë, 7-8-9-vjeçare apo të mesme, por edhe kur kemi studiuar jetën e personaliteteve të mëdhenj të këtyre vendeve. Për shembull, kur mësuesja e botanikës na shpjegonte për botanistin e madh Karl Vonn Linne, ne nxiteshim të gjenim në hartë ku binte Suedia, vendlindja e tij. Po kështu, kur dëgjuam për herë të parë për termometrin dhe gradacionin “celsius”, përsëri na u ngjallë dëshira ta njihnim Suedinë, vendlindjen e astronomit Anders Celsius. Kështu mund të vazhdoj me radhë me emra të mëdhenj të shkencës, të letërsisë, të kulturës, të politikës, të pikturës e skulpturës, të muzikës, të sportit e me radhë. Për sa më përket mua, kam mësuar për Suedinë edhe nga vizitat që kam bërë atje, i ftuar disa herë nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e, veçanërisht nga miku im i mirë dhe i ditur Sokol Demaku, poet, atdhetar, gazetar dhe përkthyes i njohur, si dhe kryeredaktor i revistës “Dituria” të qytetit suedez të Borasit. Krahas një serie të tërë librash, me poezi, përshkrime, përshtypje, tradita, veprimtari, intervista etj., vitet e fundit, Sokol Demaku, i ka dhënë lexuesit një tjetër libër interesant dhe njohës për Suedinë, e konkretisht librin “Një rrugëtim magjeps në veriun e largët.”  

Që në kopertinë, autori ka vendosur një pamje të hartës gjeografike të Suedisë, ku lexuesi dallon formën dhe pozicionin e saj gjeografik në Veri të Europës, ose shprehur ndryshe, në Veriun e Largët, deri në Arktik. E lexova me dëshirë të madhe këtë libër, për të mësuar akoma më shumë për Suedinë dhe, jo vetëm që mësova vërtet shumë prej tij, por dhe u impresionova nga përshkrimet, të veçantat dhe ngjarjet historike e pikante të këtij vendi, të rrëfyera thjesht nga Sokol Demaku. Në të vërtetë, kur e shpjegon një libër, sikur ia zbeh vlerat. Më e mira është ta lexosh vet, por, nganjëherë, mbase edhe komentet, që mund të bëhen, kanë edhe ato vlerën e tyre nxitëse për lexim.Gjithsesi:

LEXO KETU TE PLOTE

Comments (4 posted):

Guri Naimit D.(Dh.Xhoga) on 12/01/2018 15:02:57
avatar
Kur lexon Pena te tilla,rigjallerohesh;
Faleminderit Vironi Yne.

Ta nisesh mengjezin me nje lexim nga Viron Kona dhe per meteper,te sjell ariete e nje tjetre pene BINJAKE per ta patur zili,si Sokol Demaku,per me teper qe ben fjale per nje vend bri vendeve Polare si Suedia,eshte kenaqesi.E nisa me deshire,si ti kishe dy miqte perpara duke pire kafene e mengjezit e,i falenderoj ata,si ti kem para syve. Faleminderit sa dhe nje miku qe vizitoj Kalifornine,Gjon Markolaj,qe me sillte nje shkrim,nga nje vizite ne Bregdetin e Kalifornise.Me clodhet sa me dhate kenaqesi MIQSH e koleges te ralle nga ke cte mesosh edhe pse gjysh si yne.
Prodhimtari te tila paci me se pari, shendetin. Me Ju nga Toronto,me mendimin tiu pasoj,mare nje eksperience te mire.
Sa kaluar vitin e Ri Gezuar e kalofshi.

Toronto12-01-2018 GuriNaimit D(Dh.Xhoga)
viron kona on 13/01/2018 12:37:34
avatar
I nderuar Dhimiter Xhoga!
Te falenderoj nga zemra per opinionet dhe vleresimet e herepashershme qe ti bene per artikujt,tregimet apo poezite e mia te Fjala e lire, dhe, perfitoj nga rasti, te te shpreh,si dhe here te tjera, konsideraten time te lart per ty, per sinqeritetin dhe respektin qe ti shfaq ndaj ketyre krijimeve. Deshiroj te them me kete rast se, keto javet e fundit, kam qene ne krahinen e Bendes,prapa malit te Dajtit, se bashku me miqte tane te perbashket Andon Andoni dhe Mehdi Hoxha. Duke bashkebiseduar ne Selite, dhe duke folur vecanerisht per shkollat Selite, Moisit, Shupal(Shen Pal)etj., patem kenaqesine te degjonim te flitej shume per ty, vleresime dhe opinione nga me te mirat, per kontributin e madh qe ti ke dhene ne keto shkolla dhe te tjera, per arsimimin e femijeve. Vecanrisht sic u permend, ky kontribut eshte edhe me i madh ne shkollen Zall Shupal, qe ato kohe iu nderrua emri ne Zall Dajt, dhe ku ti ke qene drejtor i pare i saj. Per ate shkolle eshte folur e shkruar ne gazeten Benda dhe, une shume kollaj munda te te gjej ne nje fotografi, ku ti ke dale djalosh i ri mes mesuesve dhe nxenesve te asaj shkolle. Te perfytyrova menjehere edhe aty ne Kanada, edhe ketu ne zonen e malit simbol te Tiranes, Dajtit dhe pse te mos e them, ndjeva emocione teksa respekti per ty Dhimiter mori te tjera permasa, e vleresime edhe me te medha, sic ti i ke merituar dhe i meriton.
Kur te vish do te ta tregoj ate gazete me fotografine tende. Duke falenderuar te mirin dhe te diturin, mikun tone Fatmir Terziu, qe na i krijon keto mundesi komunikimi, te falenderoj dhe te perrshendes ty, o njeri i mire, shpirt bukur dhe zemera madh.
Jete te gjate dhe gjithnje entuziazt dhe energjik, sic te njohim dhe sic te duam,
Me respekt te vecante,
Miku yt,
Viron Kona
Fatmir Terziu on 13/01/2018 12:46:18
avatar
Viron Kona në tërësinë e shkrimit, komentit, leximit, mirëprezantimit, ndjesisë së vlerës dhe respektit është një kompleks gjërash reale dhe vlerash të mirëfillta më vete. Gjenerimi i mirësjelljes dhe respktit natyrisht na bën të ndajmë dhe këtë koment që na shtyn tek arsyeja dhe pjesa e padukshme e shkrimit të këtij shkrimtari që lëvron në disa gjini.
kadri tarelli on 14/01/2018 17:56:38
avatar
Urime z. Viron!
Një shkrim analizë, mjaft e bukur dhe me shumë brume mirsie, pedagogjie dhe letërsie. Një punë për t'u pasur zili, më shumë admirim. Kur bashkohen bashkë, dashuria, kultura dhe frymëzimi, dalin gjëra me vlerë, që kënaqin gjithkënd.
Miqësisht!
Kadriu

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1